Berisha: Taksën progresive e ka shpikur Koleka (njeh vetëm historinë e PPSH-së, siç duket)

Postuar në 30 Janar, 2013 05:27

Në mbledhjen e përjavshme të Këshillit të Ministrave, Berisha theksoi se taksa e sheshtë mbetet më optimalja për ekonominë. Sipas kryeministrit Berisha modeli i propozuar nga opozita për taksimin progresiv është një politikë që ka rezultuar e falimentuar. Ato janë politika që kanë dalë nga arkivat e Partisë së Punës së Shqipërisë, siç ishte rasti i taksës Koleka. Gazetarët investigative gjetën dhe dokumentin e tij, por që do mbeten vetëm në arkiva.”- tha Berisha.

Siç duket, Berisha njeh vetëm Historinë e PPSH-së, në të cilën ka milituar me devocion të lartë për 22 vjet (1968-1990). Sepse po të kishte lexuar historinë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për shembull, do të kishte mësuar se, kur këto vende qeveriseshin nga “idhujt” e tij të djathtë Regan dhe Theçer, taksa mbi të ardhurat ka qenë progresive.  Edhe sot kjo taksë është progresive në këto vende (madje edhe në shumë e shumë të tjera), por shkalla e progresivitetit është rritur.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by astrit (not verified) on

Z. Zaloshnja ka te drejte kur thote se Kryeministri njeh vetem historine e PPSH. Do te ishte me e drejte te thuhej se ai eshte i kompleksuar nga historia e PPSH - sepse as ate histori nuk e njeh mire... Nen kohen e drejtimit te PPSH ne Shqiperi nuk kishte taksa fare. I bie qe taksat e uleta dhe te sheshta jane ato te shpikura nga PPSH!

Me habit fakti i permendjes se Spiro Kolekes; ai ka qene nje figure historike simbolike e PPSH, njefare simbol i prezences se klases punetore ne aparatin drejtues (te tjeret ishin ose aparatcike nga "inteligjencia" ose fshatare) qe asnjehere ne jete nuk ka patur ndonje pushtet real ne formulimin apo zbatimin e politikave te medha ne rang republike.

Debati politik po zbret ne nivele akoma edhe me te uleta. Ne kete rast fajin e ka kryeministri me keto qe nxjerr nga goja.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pershendetje,

Spiro Koleka me duket se nuk ka qene i ardhur nga klasa punetore. Ai ka studiuar arkitekture ose inxhinjeri ndertimi (kjo me e mundshme) ne Itali perpara vitit 1939.

Une e mbaj mend nga TV si ish anetar te byrose politike, pasi kishte dale ne pension ne fillim te viteve '80.

Ne ate kohe nje pjese e byrose politike ishte garniture e Enverit. Spiroja nuk besoj te kete qene si Shehu, Kapo, etj.  Pra nuk besoj se jepte ai drejtimin se nga do te ecte Shqiperia.

Saliu sigurisht kur permend Spiro Koleken e ka me Ramen (si djali i mbeses se tij, sic thone), dhe ne kete kuader, nuk le pa permendur as te vdekurit. Ky eshte zakon me te vertete pa asnje lidhje llogjike e shume i shemtuar per nje person. Aq me teper kur eshte ne krye te qeverise. Po Saliu eshte ai qe eshte dhe nuk ndryshon.

Submitted by Ura Vajgurore (not verified) on

Zoti Zaloshnja.

A mund ta spjegoni pak me mire se c'do te thote "shkalla e progresivitetit"?

Submitted by respublica (not verified) on

ne kohen e reganit, taksa mbi te ardhurat fillonte nga zero e shkonte gradualisht deri ne 28%. sot shkon nga zero ne 39.6%.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Keni te drejte zoti Zalonjsha kur e kritikoni Berishen per keto budallalleqet me Koleken. Keto nuk jane argumenta por fjale pazari te pijaneceve te lokaleve. Por me gjithe respektin qe kam per opinionin tuaj me lejoni t'ju shpreh nje bindjen time rreth kesaj ceshtjes se taksave. Taksa progresive mund te funksionoje mire ne vende shume te zhvilluara si SHBA apo Britani, por ne vendet ne zhvillim e siper si rasti i Shqiperise, kjo takse sjell mungese investimesh nga investitore te huaj dhe si rezultat me pak para ne qarkullim qe do te thote me pak zhvillim ekonomik. Ndersa taksa e sheshte ( qe duhet thene se ne perberje ka nje lloj progresiviteti sepse paguhet e njejta perqindje nga te gjithe por jo e njejta shume), ben qe te pasurit te taksohen me pak se me tax. progresive dhe keshtu ata investojne me shume. Mund te pyesni cdo ekonomist qe doni dhe do t'ju thote te njejten gje.

Submitted by a.b's (not verified) on

E pare ne kendveshtrimin tuaj, eshte e vertete kjo qe thoni. Por edhe kendveshtrimi tjeter (nuk po ndalem tani per ta shpjeguar) qe mbeshtet taksen progresive ka argumentat e veta (relativisht) bindese.

Mendimi im eshte qe problemi i qeverisjeve tona (PD ose PS) nuk eshte modeli i taksimit, por mbledhja e ketyre taksave.

Me pare se te na tregojne se si do te jete modeli i taksimit, duhet te na thone se si do ti mbledhin keto taksa.

Mua me mungon ky informacion sepse nuk po e degjoj asgjekundi nga askush. Nqs ju Z.Zaloshnja, duke qene me ne brendesi te deklarimeve politike  ndoshta e keni kete informacion. Une ju sugjeroj te ngulmoni me shume ne menyren se si do realizohen premtimet se sa tek premtimet ne vetvete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.