Deputeti grek shpallet "non grata" (mundësitë që i jep media shqiptare e heroizojnë te ekstremistët në Greqi)

Postuar në 30 Janar, 2013 06:07

Deputeti i “Agimit të Artë”, Kristo Papas, nga dje është person “non grata” në Shqipëri. I ftuar në emisionin “A Shoë” në ‘Vizion Plus’,  ministri Edmond Panariti pohoi se Papas do të ndalohet të hyjë në Shqipëri si një person që nxit urrejtjen mes kombeve. “Me ndalimin e hyrjes së këtij personi në vendin tonë, ne u shërbejmë interesave kombëtare por edhe frymës europiane të fqinjësisë së mirë”, – citohet Panariti edhe nga e përditshmja MAPO. Qëndrimi i pazakontë për nga shpejtësia i Ministrisë së Jashtme shqiptare i është bërë me dije edhe policisë, e cila do të duhet të ndalojë në të ardhmen çdo përpjekje të deputetit të “Agimit të Artë” për të hyrë në Shqipëri. Për publikun shqiptar, personi në fjalë është bërë i njohur gjatë dy ngjarjeve që kanë shkaktuar tension mes dy vendeve. Rasti i parë është ai i 12 gushtit të vitit 2012, kur merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës në Himarë. Në këtë prezencë të tij në Himarë, ai artikuloi publikisht se Himara është tokë greke. Më 28 tetor 2012, Papas u rishfaq sërish në Shqipëri me rastin e përkujtimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke.

Po të gjykosh nga raportimet e medias greke, me deklaratat në Shqipëri dhe me qëndrimet e Shqipërisë deputeti në fjalë në fakt fiton pikë në atë pjesë të elektoratit grek që voton ekstremistët e Agimit të Artë. A.N.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ky deputet eshte nje i semure, jo sepse ofendon popullin shqiptar, por sepse ofendon nje popull te tere me pseudo-argumente te rendomta, te paverteta dhe qe tregojne injorance te tejskajshme.

Submitted by davidi (not verified) on

po atyre drejtuesve dhe nenepunesve te administrates shqiptare qe shkelin te drejtat nderkombetare per shkrimin ne anglisht te toponimeve dhe marrin njerezit me qafe neper kufijte e shovinisteve greke a do shpallen non grata ne institucionet e shtetit shqiptar?

njerezve te kthyer u duhet demshperblyer pasaporta e re dhe shpenzimet e udhetimit qe u vajti dem, kete duhet te thone mediat e jo te corientojne njerezit dhe te vazhdojne tia hedhin fajin grekut. del nje si puna e papa-s dhe e ka fajin greku, hiqet monumenti pa leje dhe e ka fajin serbi, po shqiptaret qe vazhdojne kuturu nuk kane faj?

Submitted by Anonim Idriz Tafa (not verified) on

Para se te shpallet non grata neonazisti, duhej arrestuar pronari i NEWS-it, qe lejoi Zhejin dhe grekun te benin propagande antikushtetuese. Ku eshte Llalla?

Submitted by ILIRET (not verified) on

Si nuk na tha njeri se ai flamur qe nxori Kristua, nuk ishte flamuri i kombit shqiptar, po i fashisteve, atyre rrugen e te cileve po ndjek Papas....

Submitted by voica (not verified) on

O Muci, pse nuk citohet ne shkrim qe emisioni eshte i Artur Zhejit?

Ti e ruan kur ai s'e rruan hic!? (Se ka bekimin e 1).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.