VOA: Vizita në Tiranë e komisionerit Fyle nuk pritet të jetë një mision i lehtë

Postuar në 30 Janar, 2013 04:05

Komisioneri Stefan Fyle do të bëjë një përpjekje personale për të cuar drejt kompromisit shumicën dhe opozitën në Shqipëri, në mënyrë që vendi të ketë një shans për të marrë statusin kandidat qershorin e ardhshem. Ai ka vendosur të vijë në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama, të hënën e ardhshme - raporton Zëri i Amerikës.

Dje në Bruksel, gjatë një konference për Ballkanin të organizuar nga të djathtët europian, komisioneri Fyle u shpreh se do të ishte mëkat nëse Shqipëria nuk do të zgjidhte cështjen e miratimit të tre ligjeve. Komisioni europian në pranverë do të përgatisë raporte të reja mbi ecurinë e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate nga Ballkani, në mënyrë që shtetet anëtare të kenë kohë për të vlerësuar dhe marrë vendime para mbledhjes së Këshillit të ministrave në qershor.

Për Shqipërinë Fyle tha se mund të kishte eventualisht një raport edhe për të “nëse palët do të gjejnë një konsensus dhe rrugën për të trajtuar tre çështjet e mbetura”, të cilat sipas tij janë minimumi i kritereve për t’i rekomanduar shteteve anëtare, që t’i japin Shqipërisë statusin kandidat.
"Vizita në Tiranë e komisionerit Fyle nuk pritet të jetë një mision i lehtë. Nuk dihet nëse ai do t’ju paraqesë palëve një formulë kompromisi apo thjesht do të përpiqet që të ushtrojë trysni. Mes palëve politike shqiptare janë në lojë edhe llogaritë elektorale, të cilat e kanë rritur më tej tensionin e brendshem - përmbyll VOA. Re.Pu.

Comments

Submitted by i cudituri (not verified) on

Nuk e kuptoj se ku shkuan "12 prioritetet". Tani na dalin vetem "tre ceshtje te mbetura". Ky eshte seriozoteti dhe konseguenca e BE ? Kur dhe si u plotesuan kushtet e tjera ? Apo keto gjoja "kritere" jane vetem klecka per te vonuar pranimin e Shqiperise ne raport me vendet e tjera Ballkanike. Shembull kemi rastin e refuzimit te heqjes se regjimit te vizave per Shqiperine pasi " nuk permbushte kriteret" dhe heqjen e ketij regjimi disa muaj me vone. Kur u plotesuan ato "kritere" dhe si , nga kush. te gjithe jemi deshmitare se asgje nuk ndodhi, asnje permiresim, asnje ndryshim.

Po keshtu edhe me "statusin" , ne fillim jane 12 kritere, pastaj reduktohen ne "tre ceshtje" te cilat per te thene te verteten nuk na bejne te ndjehemi me Europiane apo te kene nje ndikim real ne jeten tone te perditeshme. Ato i sherbejne vetem ketij Fyles  (per mendimin tim nje politikan tipik lindor, pa shtylle kurrizore) si justifikim per ti dhene Shqiperise "statusin" e vendit kandidat, ose ndryshe nje ndihme partise ne pushtet  ne garen elektorale per ta perdorur si sukses te politikes se saj.

Ne rast se ne si shtetas te ketij vendi nuk trajtohemi nga ligji e shteti si "europianet" e tjere, ne se gjendja jone e te drejtave  civile dhe abuzimi me to i  qeverive respektive , mbeten po keshtu sic jane sot, perse na duhet marja e "statusit te vendit kandidat"? Per ta quajtur vetem suksese te PD  por edhe te Fyles  e per te thene se ky Fylja beri shume per te na ndihmuar e dhene ne "statusin " .

Kjo eshte njekohesisht rezultat i sloganeve qe leshohen nga te gjitha forcat politike pa perjashtim se gjoja "Integrimi ne BE eshte aspirata e Shqipetareve". Njesoj si sloganet e dikurshme kur enderonim vetem ndertimin e Socializmit e madje jepnim edhe jeten per te.

Aspirata dhe qellimi yne eshte mireqenia e popullit Shqiptar, respektimi nga kushdo i te drejtave te tij, trajtimi i barabarte me te gjithe kombet e tjere, prospriteti etj. Kjo eshte endrra dhe aspirata jone, per kete mundohemi. Mbase intergrimi ne BE mund te jete nje mjet per ta realizuar kete (dhe kete forcat politike duhet ta theksojne) por mbase edhe jo , pasi ka vende te tjera qe nuk jane anetare te BE dhe i kane keto te "mira" mbase edhe me shume se vete vendet e BE. Integrimi ne BE mund te jete nje mjet por jo nje qellim.

Dhe me e cuditshmja, perse eshte kaq i shqetesuar ky Fylja per "statusin" e Shqiperise ? Ja kane caktuar "detyre shtepie" ? E them kete pasi ne momentet me kritike te historise se zhvillimeve "demokratike" te Shqiperise , kur kemi patur raste flagrante te shkeljes se te drejtave dhe abuzimit me pushtetin (deri edhe ne vrasje qytetaresh e shkelje te kushtetutes) ky Fylja i "shqetesuar " per ne ka heshtur ose me se shumti ka bere disa deklarata tralalala , pa asnje kuptim, evazive , pra pa mbajtur nje qendrim te tijin apo te BE qe ai perfaqeson. Hipokrizia e treguar prej tij dhe te gjithe sejmeneve te tjere te BE, qe vijne e na japim mend me deklarata e keshilla  konfuze e me dy e me shume kuptime , me sofizma e deri imitime te Konfucit, me dreka e darka "krokodilesh" etj, tregon se vete BE ka jo dy , por me shume se dy standarte, dhe ka probleme me vehten e vet. Shqiperia ka shume probleme te sajat qe duhen zgjidhur ne menyren me te mire te mundshme, pro veshja e nje "xhybeje" Europiane mbi keto probleme nuk ndihmon per kete perkundrazi i fsheh, i kamuflon si nje plage qe ze kore ne siperfaqe por vazhdon te jete e infektuar dhe larg vemendjes ne brendesi.

Submitted by Kafshist Social... (not verified) on

Turp për këtë opozitë!

Po hedhin mickla për çdo gjë të madhe, duke nxjerrë yçkël pas yçkle dhe më e rëndësishmja duke mos u qëndruar deri në fund yçklave (pretendimeve) të veta.

Nxorrën yçkla për anëtarësimin në NATO, yçkla për liberalizimin e vizave, yçkla për festimet e 100 vjetorit të Pavarsisë, yçkla gjithandej, vetëm për çështje politike, duke bërë qorrin për interesat kombëtare. Duke denigruar procese që maxhorancës aktuale thjesht i kanë rënë për pjesë që t'i përmbush, si detyrim ndaj të gjithë popullit dhe si detyrim qeverisët tek e fundit.

I bëhet bllokim miratimit të tre ligjeve (Reformës Paralamentare, asaj të Gjykatës së lartë, dhe të nënpunësit civil), që janë jo në shërbim të maxhorancës politike, apo pushtetit pothuajse-absolut që ka mbledh Berisha deri më sot (me ndihmën e kryetar Ramës, kujtoj ndryshimet famëkeqe të vitit 2008) - dhe që nesër me shumë mundësi do të ketë vetë Edi Rama, por në shërbim të të gjithëve.

E gjitha kjo, pasqyrohet edhe në tendencën e elektoratit për të votuar gjithnjë e më shumë për FRD e AKZ. Kur pas një 8 vjeçari të tillë (që në fakt do të kishte mjaftuar vetëm ky 4shi i dytë) opozita është katandisur qoftë së brendshmi qëftë në pamjen qëë i jep popullit në një parti joserioze, që nuk ofron asnjë alternativë tjetër përpos asaj të bllokimit.

Dhe ne që prisnim, seriozisht, programe 1000 faqesh!

Turp!

Submitted by luani (not verified) on

S'e mor vesh, kta dune me na fut me zor ne BE? Pastaj c'rendesi kane tre ligjet, kur vendi eshte ne gjendjen me te keqe te 10 viteve te fundit? C'e duam BE-ne, kur ktu s'ka gjykata, rend, korruposioni eshte ne maksimum, dhe mbizotron nje rrumpallhane e pergjithme, per shkak te diktatorit qe kemi ne krye?

Submitted by Kafshist Shikue... (not verified) on

Ja të ua them unë z Luani.

Rëndësia e tre ligjeve qëndron në faktin se për të marrë statusine vendit kandidat, duhet patur njëfarë kornize ligjore, të cilën ne nuk e kemi. Ligjet nuk i ka hartuar Berisha, duke fjet gjumë dhe as Rama (apo “gjeneral” Ruçi) por janë hartuar, ma ha mendja, në këshilim me ekspertë europianë. Unë nuk i kam lexuar ligjet, po edhe po të kisha mundësi nuk do t’i lexoja dot për të tjera arsye.
Problemi këtu është se Edi Rama, opozita në përgjithësi pra, për interesa meskine mirëfilli politike bllokon procesin vetëm sepse në pushtet është  Berisha. Kjo nuk shkon. Nuk mund të ecet kështu përpara. Dhe me çfarë arsyetimi? Për arsye parimore, thotë Partia Socialiste! Kur Edi Rama, parimet e tija i ka shkel e përdhunuar herë pas here, duke filluar nga ato që kishin të bënin me aktivitetin e tij si kryetar i PS e me radhë e me radhë.

Ligjet, z Luani, kanë rëndësi sepse vendi është këtu ku është edhe fal opozitës së sotme, ose më sakt kryetarit të kësaj opozite. Edi rama është bashkëpunëtor në ndryshimet kushtetuese të 2008, dhe në ato të kodit elektoral që e kanë kthyer Shqipërinë në një diktaturë bi-partike.

Ligjet kanë rëndësi për të mos lejuar uzurpimin e pushteteve nga kryeministri i sotëm, dhe nga ai i ardhshmi. Sepse përpos gjatësisë së kryeministrit të ardhshëm (sepse kurrsesi nuk mund/duhet të jetë Berisha) nuk ka për të ndryshuar asgjë me rotacionin dhe thjesht me rotacionin. Diçka më shumë dueht të ndodh.

E pse nuk flet Rama apo opozita PS, për atë se çka ndërmend të bëj për të zvog[luar uzurpimin e pushtetit nga kryeministri, kushdoqoftë? Apo interesi i vetëm i PS është thjesht, merely ai i marrjes së pushtetit për t’u pasuruar. Pra mbreti i radhës në fronin shqiptar të qeverisjes. Kjo është ajo për të cilën z. Lubonja fliste në një shkrim të tijin të para disa javëve. Pse Ps nuk prononcohet  mbi atë çka do të bëjë për të zhdukur “frymën berishiste” të pushtetit? Pse e shfrytëzon Berishën vetëm si alibi? Thjesht dhe vetëm rotacion? Jo jo duhet diçka tjetër, tanimë!

Duhet të fragmentarizohet sa më shumë parlamenti, që kushdo që të jetë në pushtet, në mungesë të rregullimit të ligjeve që i japin liderit pushtet maksimal kryeministror dhe brendapartiak, t’i ketë duart të lidhura dhe mos të eksitohet nga “fryma berishiste”. Dhe këtë do ta bëjnë të mundur qytetarët shqiptarë, duke mos votuar PD e PS por duke votuar një nga partitë e vogla si FRD dhe AKZ.

U zgjata shumë. Më falni!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.