Ndrea Prendi ka vrarë Faik Myrtajn – thotë Prokuroria. Ndrea ankohet se Prokuroria i “ka bërë presion”

Postuar në 30 Janar, 2013 10:33

Në seancën e 39-të të procesit që zgjati tetë muaj, Prokuroria e Tiranës shpalli konkluzionet të pandehurit e ngjarjes së 21 janarit, ish-shefin e Gardës së Republikes Ndrea Prendin, ish-oficerin Agim Llupo dhe ish-shoferin Margarit Kume – njofton televizioni TCH.  

Prokuroria kërkoi që gjenerali Prendi të shpallet fajtor dhe të dënohet me 23 vjet burg për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj.  Për Agim Llupon, i vetmi që është ne gjendje arresti, prokurorët kërkuan dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Viktimat- tha prokurori- jane qelluar nga Llupo me shenjester te drejtperdrejtë.

Nderkohe qe per te tretin, Margarit Kumen, nen akuze për veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes, Prokuroria terhoqi qendrimin e saj.

Konkluzionet e prokuroreve Blerim Tominaj dhe Adriatik Cami u ndoqen edhe nga perfaqesues te Ambasades Amerikane dhe te Avokatit te Popullit. Prokuroret pergjate nje ore e gjysmë pershkruan se si u moren masat per demonstraten, se gjate asaj dite gardistet kane kryer 500 qitje, nga te cilat rezulton se eshte qelluar jo vetem me plumba manover, por edhe fisheke te vertete. Sipas Prokurorise ne vendimin e saj Gjykata duhet te shtoje si rrethane renduese edhe faktin që Garda eshte e pajustifikuar qe ka qelluar me municione luftarake, ne nje kohe qe situata nuk ishte e rende, aq me shume qe tha Prokuroria qe te akuzuarit kishin uniformen e detyres. Nderkohe Ndrea Prendi deklaroi ne te njejten seance se ka zbatuar ligjin dhe se mbi Garden eshte ushtruar presion nga Prokuroria. Re.Pu.

 

Foto: Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe kreu i Gardës së Republikës, zinxhiri komandues në ngjarjet e 21 janarit

Comments

Submitted by Poshte QEVERIA (not verified) on

<p>Fajtori kryesor eshte SRB dhe LULKA, te gjithe te tjeret jane viktima. Ate dite kushdo nga ne mud te ishte i vrare, vrasjet kane ndodhur pasi kishte filluar largimi i njerezve. Une per vete edhe sot nuk e kam kuptuar kush ja hoqi drynin deres kryesore???? Une mendoj se hapja e saj u be me qellim per te futur njerez brenda qe gjoja te &nbsp;ystifikonin vrasjet brenda teritorit.....pra vrasjet jane bere me paramendim. Epafalshme dhuna e policeve mbi njerezit e pambrojtur qe po largoheshin, qe nga ajo dite kam krijuar nje urrejtje per kete qeveri dhe tropojanet(qe ate dite dite ishin me shumice ne bulevard).......ky nuk eshte gjyq??? E verteta do thuhet pas 23 qershorit. Fukaralliku dhe urrejtja per kete qeveri ka arritur kulmim. Te 4 viktimat do te shpallen deshmore te atdheut nje dite.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Perse nuk doli Edi Rama ne proteste me 22janar kur te kerkonte renien e qeverise qe vrau 4 te pafajsheM?</p>

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

<p>Sa i bukur eshte ai i treti nga e majta !Te shpallim nje konkurs se kush do ti beje paraqitjen me te arrire,me ane te shkrimit portretit te&nbsp; Adhamudhit ne foto.Ftoj gazeten te shpalle konkursin dhe te veje dhe nje çmim.Fundja le te paguajme ne lexuesit diçka nga xhepi.Do te jete diçka interesante.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.