Arkiv-Lajme
SHËNIM: Kultura e kompromisit në (dhe jashtë) një postimi në Twitter
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, që së shpejti viziton Tiranën ka postuar sot një mesazh në rrjetin social, Twitter, ku shkruan: “Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk do të zgjidhin çështjet kritike: mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes”.
Arvizu: Marrëveshja e Berishës për detin Jon, kundër interesave shqiptare e amerikane
Agjensia Sot News njofton se pjesë e bisedimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, dhe drejtueseve të Aleancës Kuq e Zi ka qenë edhe marrëveshja për ndarjen e ujrave të detit Jon mes Shqipërisë dhe Greqisë. Përpos asaj që u tha në media, thekson agjensia, temë e bisedimeve ka qenë edhe marrëveshja e e rrëzuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Sipas burimeve nga pjesëmarrësit në takim, Arvizu, pasi ka kritikuar Aleancën Kuq e Zi për nacionalizimin e tepruar, ka akuzuar kryeministrin Berisha për pazare me grekët sa i takon kufijve detarë.
Nano analizon qasjen "ideologjike" në çështjen e bashkimit kombëtar dhe e quan Berishën "shitësi më i mirë i kakës për kek"
Mustafa Nano rrëfen në një analizë të botuar sot në të përditshmen SHQIP se disa ditë më parë ishte në Prishtinë, i ftuar për të marrë pjesë në programin e Adriatik Kelmendit në “Koha Vizion”. "Tema e debatit ishte shumë “aktuale”: bashkimi i shqiptarëve. Nuk mund të mohohet që është një temë aktuale.
FRD-ja, më e goditura nga ndarja e mandateve
Nga një mbledhje lokale në Orikum, kreu i FRD-së Bamir Topi denocoi ndarjen e mandateve që aprovoi dje mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë. “Dje, -tha Topi,- keni parë maskaradën e rradhës, patë sesi ai që nuk ishte në sallë [Berisha] i ka kthyer deputetët e tij në njerëz pa vlerë dhe Kuvendin në një institucion ku gjithcka mund të diskutohet, por për hallet e shqiptarëve jo. [Atje] diskutohet vetëm për mënyrën e mbajtjes me çdo kusht të pushtetit jo legjitim.”
Lubonja merr një shembull nga kronika e zezë dhe konkludon: Po kthehemi në ujqër ose qenër të ujqërve
Fatos Lubonja ka analizuar atë që po ndodh me shoqërinë shqiptare, duke marrë kësaj here një "shembull" nga kronika e zezë. Fjala është për një vendim të Gjykatës së Tiranës që vendosi sekuestrimin preventiv për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të një personi me mbiemrin Deliu. "Ishte i paimagjinueshëm numri i pronave të sekuestruara. Qenë 34 troje ndërtimi, troje për vila e pallate me një sipërfaqe gjithsej 47 000 metra katrorë, të gjitha të hipotekuara.
Gumeni shënjestron Patton Boggs dhe flet për një ministër e një ish-ministër që pritën në Rinas "ideatorin e zullumit me bashkinë e Tiranës"
Në një analizë të botuar sot në të përditshmen DITA, Daut Gumeni flet për lobuesen e Berishës në Uashington Patton Boggs dhe ndër të tjera shkruan:
Lisen Bashkurti flet për Berishën: Duhet të largohet butë nga politika; po nuk e bëri ….
Në një intervistë për shqiptaren.com, ish diplomati Lisen Bashkurti, njëkohësisht eksponent i Aleancës Kuqezi, flet dhe për Sali Berishën, me të cilin e lidh një miqësi, apo njohje, e hershme. Kështu thotë vetë ai. “E kam njohur shumë vite përpara se të futej në politikë. E kam njohur si mjek, e kam takuar në spital, në hotelin Dajti, në zyrën time të sekretarit të parë të rinisë komuniste, dhe kam konstatuar atëherë një pasion të madh për politikën”, shprehet ai fillimisht, e më pas shtyhet në konsiderata për Berishën e sotëm:
Babai vret të birin, dhe nusen e tij italiane; gazetat kërkojnë një “përplasje qytetërimesh”
Lajmi i ditës është një lajm i kronikës së zezë. Ngjarja është kjo: “Engjëll Uçaj, bashkëshorti i Rajmondës, ka vrarë të birin, Sokolin, tok me të shoqen, Giulia Baldassari-n. Në momentin që i biri po ushtronte dhunë mbi të atin, ngaqë ky i fundit nuk shkonte me nusen e re italiane, e ngaqë po u kërkonte të dilnin nga shtëpia e ta linin në paqe, nxehen gjakrat keq. Nuk ishte hera e para që djali ushtronte dhunë mbi të atin. Në këto rrethana, i ati i ikën nga duart, shkon në dhomën tjetër, merr automatikun, dhe qëllon mbi të. Qëllon dhe mbi Giulia-n që po ndiqte të shoqin nga pas.
Shënim: Korça është problemi...
Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme mbi popullsinë, qarqeve Korçë dhe Berat u duhej hequr nga një mandat parlamentar dhe u duhej shtuar qarqeve Tiranë dhe Durrës. Por Berisha, duke ndjekur shembullin e sivëllait bjellorus Lukashenko, u tha deputetëve të tij që të injoronin informacionin zyrtar të Ministrit Flamur Noka dhe të ruanin shpërndarjen e mandateve të 2009-ës.
Po eksplorojmë pol të tretë e të katërt – thotë Idrizi dhe shton për Dulen: Ndenji ulur kur gjithë Kuvendi u ngrit në këmbë
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka qenë sonte i ftuar në TCH, në emisionin Top Story. Pyetjes së gazetarit “Kohët e fundit është përfolur për një “Pol të tretë”, një koalicion mes partive që kanë zgjedhur të mos i bashkohen asnjërit krah. Ndër këto parti duket se është edhe PBDNJ e Vangjel Dules. Vetë Dule në një intervistë shmangu aleancat me “partitë nacionaliste” që sipas tij nxitin destabilitet. Sa janë mundësitë që PDIU të jetë në një koalicion me PBDNJ?” – Idrizi i përgjigjet: