Opozita e shtruar e babaxhane, dhe Berisha që u shkon deri në fund planeve të veta

Në seancën e sotme, ku është disktuar dhe vendosur mbi ndarjen e zonave elektorale nëpër qarqe, ka folur dhe deputeti Ben Blushi, i cili, në ndryshim nga të tjerët, është përpjekur të arsyetojë me tone të shtruara. Në thelb, ai ka thënë se “shqipgtarët kanë lëvizur këto kohë nga periferia në qendër, e jo anasjelltas, gjë që është konfirmuar dhe nga shifra të ministrisë së brendshme të para do kohëve. Prandaj, neve s’na mbetet gjë tjetër, veçse ta formalizojmë këtë realitet; dhe për këtë nuk mund të vendosë njëra palë në dëm të tjetrës, por të dyja palët, pasi bëhet fjalë për rregullat e lojës”. Në fund, u është drejtuar deputetëve të maxhorancës me fjalët: “Me këtë që po bëni sot ju u thoni shqiptarëve: Jetoni për të votuar, kurse në u themi: Votoni për të jetuar më mirë. Dhe pa dyshim në 23 qershor shqiptarët do të votojnë për të jetuar më mirë. Dhe pavarësisht se çfarë vendimi do merrni ju sot, …. shqiptarët do të votojmë në 23 qershor; pavarësisht se çfarë do të bëni sot, ju do të humbni.”
Kjo e fundit ishte e vetmja frazë “me yxhym” e Blushit. Të tjerat ishin racionale e nuk binin në tokë. Por puna është se këtyre toneve babaxhane të Blushit e të opozitës, Berisha iu përgjigj në mnëyrën e tij. I dha vetes do mandate në tavolinë.
M.N.
Comments
Blushi s'e ka kuptu akoma qe
Blushi s'e ka kuptu akoma qe nuk jeton ne Suedi. Eshte komplet jashte realitetit...
Saliu te iki me te katerta se

Saliu te iki me te katerta se po acaron shume njerzit...i pafte dhe hajdut

Ore nese opozita e donte

Ore nese opozita e donte variantin tjeter perse votoi kunder tij ne KQZ ??? Problemi nuk eshte Blushi i cili nuk ka cfare te beje tjeter vecse te flase ne nje parlament kur perfa pakicen. Problemi eshte Rama qe refuzoi te merrte ne KQZ (ku e kishte mundesine) ate qe kerkoi ta merrte me vote (dhe e humbi) ne parlament. Kjo ndoshi sepse ai eshte i paafte per te kuptuar ne momentin e duhur kur duhet te thote po dhe kur duhet te thote jo. I vijne mendte por me vonese ... atehere kur as Blushi nuk ka cfare te te beje me .

Natyrisht, PS do të marr më

Natyrisht, PS do të marr më shumë vota se PD.

Por, me këtë sistem elektoral , dhe me ndryshimet kushtetuese të 2008 (Berisha-Rama) nuk është mirë që (PS) të ketë e vetme mbi 50%. Përndryshe pozitën e ardhshme nuk e ndal dot asgjë, do të ketë po të njëjtat pushtete që ka sot Berisha. Ndryshimi i vetëm do të jetë, siç thotë vetë Rama, se në pushtet nuk do të jetë Berisha, por të kqija të vogla (mbase LSI përfshirë) që kanë rrëzuar (kinse) të keqen më të madhe.

Rama, natyrisht, diçka ka mësuar gjatë këtyre jo-pak viteve opozitë, por nuk luan dot me llogjikën e njerëzve. Me atë të militantëve po. Nuk mund të kërkosh, sidomos nga të pavendosurit, se ti meriton pushtetin, vetëm se ke qenë 8 vite në opozitë.

Është mirë të kuptohet se me këtë sistem që kemi, kushdo që ka fuqinë e Ramës apo Berishës, brenda partisë së vetë, dhe pastaj edhe më gjerë në pushtet, do të jetë gjithsesi një burim fryme berishiste.

Tani për tani e vetmja rrugë veprimi për popullin është të votoj sa më pak dy partitë e mëdha dhe të fuqizoj FRD e AKZ , duke krijuar njëfarë kapistre për kërriç-kryeministrin e ardhshëm. Them kërriç, se duke parë këto 20 vite,(po pse jo edhe më parë), kryeministri, prap kërriç do të jetë, kur mekanizmat ligjore e institucionale që e kontrollojnë janë përtokë.

Add new comment