Lubonja merr një shembull nga kronika e zezë dhe konkludon: Po kthehemi në ujqër ose qenër të ujqërve

Postuar në 01 Shkurt, 2013 07:19

Fatos Lubonja ka analizuar atë që po ndodh me shoqërinë shqiptare, duke marrë kësaj here një "shembull" nga kronika e zezë. Fjala është për një vendim të Gjykatës së Tiranës që vendosi sekuestrimin preventiv për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të një personi me mbiemrin Deliu. "Ishte i paimagjinueshëm numri i pronave të sekuestruara. Qenë 34 troje ndërtimi, troje për vila e pallate me një sipërfaqe gjithsej 47 000 metra katrorë, të gjitha të hipotekuara. Ishin 5 (pesë) makina të tipave “BMË”, “Mercedes”, “Audi”, “Chrysler”, “Mitsubishi Pajero” (i blinduar), si dhe, vini re, 20 llogari bankare (një-zet) në bankat më të njohura të Shqipërisë…" – shkruan Lubonja dhe më poshtë analizon:

"Ajo që më rezultoi duke menduar këtë histori është se me ato paratë e tij të krimit e të drogës kush nuk është ushqyer: fshatarë që kanë shitur tokat, noterë që kanë bërë akte noteriale, hipotekarë që kanë regjistruar pronat, punonjës të bankës, avokatë, gjyqtarë. Këta më erdhën ndër mend si të lidhurit direkt, se pastaj në listën e atyre që kanë përfituar indirekt: më del se mund të futemi të gjithë: ndërtues që kanë shitur apartamente, shitës makinash, tregtarë gjithfarësoj mallrash që personi ka blerë, shteti që ka marrë taksa prej tyre e ka paguar funksionarë, pronarë restorantesh ku ka ngrënë e ka pirë, kamerierë, lavapjatës, kompani telefonike që kanë shitur celularë e kanë dhënë shërbim telefonik, media që kanë marrë reklama nga këto kompani, e me radhë, e me radhë. Nuk po llogaris këtu paratë që janë shpërndarë nën dorë, ku dyshoj se edhe policia duhet të ketë marrë shuka të mira për të bërë shurdhin dhe qorrin…"

Në fund Lubonja ilustron shndërrimin e shoqërisë shqiptare në "ujk"  me një studim të kohëve të fundit, me anë të të cilit shkencëtarët kanë zbuluar mekanizmin se si ka dalë qeni nga ujku gjatë evolucionit: "Në një moment të caktuar të evolucionit paska ndodhur një ndryshim i sistemit tretës ndër kopetë e ujqërve që kanë pasur fatin të jetojnë në zona ku jetonte edhe njeriu. Një pjesë e tyre, dora-dorës, nga bashkëjetesa e afërt me njeriun, filluan të hanë ushqimin që hante edhe njeriu. Kuptohet se kjo u krijonte lehtësi mbijetese, pasi njeriu ishte më i zoti për të gjuajtur. Kjo bëri që me evolucionin sajë mutacionit, këtyre lloj ujqërve t’u krijohej tjetër sistem tretës – të bëhen pra qen – kurse ujqit që nuk e pësuan këtë ndryshim në ato zona u zhdukën. Ky ishte zbulimi me dy fjalë. Dhe a e dini se ç’më shkoi në mendje, të dashur vëllezër njerëz? Se këtej nga pylli ynë ka kohë që po ndodh e kundërta. Këtu jemi ne që po hamë nga ujqit e që po ndryshojmë sistemin tretës..." A.N.

Lubonja i plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/02/01/te-hash-nga-ujku/

Comments

Submitted by Mustafa (not verified) on

E more Tos, i papare je.  Ky muhabet duhesh bere ne vitet 1993 deri 1996 kur krimi, droga, trafiqet beheshin diten per diell dhe moren te drejten e "qytetarise". Kur njerezia dilnin nga shpia me buke me vete e shkonin ne arat me droge, apo skafet me emigrante dhe thoshin "po vete ne pune". Tani shoku "beji shurren bahces".

Submitted by Bard (not verified) on

Metafora eshte e bukur, por kete radhe Lubonja e kapercen cakun e te llogjikshmes; çfare pret ai, qe restorantet te mos i sherbejne kriminelit, qe ndertuesit te mos i shesin apartamente, qe fshataret te mos hyjne me maredhenie kontraktuale me te, qe bankat te mos pranojne depozitat e tyre? Si munden keto te dallojne nese nje klient i tyre eshte kriminel apo jo? A mos valle do ishte me mire qe krimineleve tu hiqet mundesia te blejne e te shesin prona, te kene nga njezet depozita bankare e te ushqehen ne restorante te shtrenjta, sesa t'i kerkosh pasojes arsyen e shkakut?

Submitted by Sky (not verified) on

Po ato para krimi shkojne edhe tek pagesat e TV Klan qe Lubonja padyshim i merr per te na bere regullisht moralistin si ai prifti i fshatit qe i di te gjitha. Ajo qe nuk me pelqen ne kete shkrim te Lubonjes dhe eshte tipike e egocentrismit te tij eshte se kjo teme nuk mund te jepet  ne shtyp pikerisht kur parlamenti beri hapin me te dukshem te dhunimit te votes. Lubonja ben ca shkrime te tilla qe te trullosi dynjane ku ca te thone "sa bukur e paska thene kjo koke e madhe". Kane ikur koherat e te thenave bukur, sot po dhunohet vota e popullit hapur fare me vendim parlamenti ky i ndrituri analist merret me figurat letrare te ujkut dhe qenit.  Kjo me duket si ato skenat sikur dikush (Lubonja) kerkon te intimidoje me shfaqje te aftesive te tij te xhudos dike qe ka kobure ne brez. Sikur te ishte duke bere LSI koalicion me PS do te kishte kercyer duke na tundur karten morale per opositen. Tani qe FRD po ben koalicion me LSI dhe po dhunohen votat, Lubonja merret me gjera qe "shtypi nuk i jep shume hapesire".  Visionare te peshtire qe iu pelqen te na fanepsen neper media si baballare te kombit.

Submitted by dritan (not verified) on

Krahasimi ishte i bukur per nje bisede tavoline (nuk kam qellim te fyej Lubonjen) por trajtimi i njeriut si ujk eshte themeli ku bazohet gjithe filozofia e jurisprudences !

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Nuk e di por ne kete rast Lubonja ose eshte i pandriçuar mire ose ben me dashje te tillin pasi teksa rendit "perfituesit" ne fund te listes vendos gjyqtaret ndersa per policine ka dyshime se ka perfituar ......

Ashtu si nje agjenci funeralesh qe me padurim pret zilen e telefonit per t'u njoftuar mbi nje mort po ashtu keta police dhe prokurore pa dinjitet mezi presin te vihen ne dijeni, zyrtarisht ose jo,  ne lidhje me nje afere kriminale qe nga keto ane jane me shumice. E dine vete "specialistet" e fushes  se si krihet leku ne keto raste pa patur nevoje Lubonja per brerje te ndergjegjes se ku perfundon pjesa e luanit  apo ujkut te radhes.

"Nderi" qe ju ben gazetari  kesaj kategorie te shoqerise  eshte pergjithesimi dhe shperndarja e fajit mbi te gjithe shqiptaret qe ne fund te fundit ngelen trafikuesit me te medhenj ne Europe ashto siç konfirmojne te dhenat e fundit nga Europol. Nese ti ha ne restorant apo fle ne hotelin e nje mafiozi shqipetar pa dijenine tende apo je aq delikat sa te fillosh e te mendosh se mjeti me te cilen po udheton u furnizua ne nje pike karburanti te nje bosi droge apo me tej akoma se ajo makine ka ne telajo nje perqindje nga kromi i trafikuar ne Bulqize nga puna e te miturve atehere miku im se pari fillo dhe bojkoto studiot e "Klanit" pasi me ke pelqyer teper   kur ja perplase ne fytyre Fevzi moralistit se si  i bente pallatet ..........

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.