Po eksplorojmë pol të tretë e të katërt – thotë Idrizi dhe shton për Dulen: Ndenji ulur kur gjithë Kuvendi u ngrit në këmbë

Postuar në 31 Janar, 2013 17:27

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka qenë sonte i ftuar në TCH, në emisionin Top Story.   Pyetjes së gazetarit “Kohët e fundit është përfolur për një “Pol të tretë”, një koalicion mes partive që kanë zgjedhur të mos i bashkohen asnjërit krah. Ndër këto parti duket se është edhe PBDNJ e Vangjel Dules. Vetë Dule në një intervistë shmangu aleancat me “partitë nacionaliste” që sipas tij nxitin destabilitet. Sa janë mundësitë që PDIU të jetë në një koalicion me PBDNJ?” – Idrizi i përgjigjet:

“Jam ndjerë shumë keq kur ky njeri, duke shkuar shpesh në Greqi takon ata të Agimit të Artë, vjen e na tregon ne Bashkimin Europian. PDIU nuk ka problem të bëjë aleancë me kauzat e minoritetit shqiptar, por nuk mundem të bashkohem me një njeri që ditën e shfarosjes së çamëve i gjithë Kuvendi u ngrit në këmbë, ky rrinte ulur. Duhet ndarë minoriteti nga Vangjel Dule...”

Pas përjashtimit të bashkimit në një aleancë me PBDNJ, Idrizi sqaroi pozicionin që do të mbajë PDIU në lidhje me atë që po etiketohet si Poli i Tretë në zgjedhjet e 23 qershorit: “Sa i përket polit të tretë, që kemi parë të hyjnë e dalin parti të ndryshme. Besoj që të gjithë partitë politike kanë të drejtë, për shkak edhe të kurthit të sistemit zgjedhor, të eksplorojnë mundësira.... Edhe ne vetë po eksplorojmë. Sistemi është deformuar që në fillim nga dy partitë e mëdha dhe nuk ka atë që quhet barazi të votës, ndaj partitë e vogla dhe të mesme do të eksplorojnë mundësinë e Polit të Tretë dhe të katërt, për të parë mundësinë edhe për të vendosur një balancë, që s’ka qenë asnjëherë në politikën shqiptare. Momenti i dytë që ne po vlerësojmë ka të bëjë me atë forcë politikë që mbështet programin tonë. Futja e cështjes çame është në dinjitetin e Partisë Socialiste. Edhe partitë e tjera e kanë në program. Unë jam në kontakt me faktorin politik shqiptar, me të gjithë, përvec zotit Dule që nuk jam në kontakt...” A.N.

 

Më shumë:

http://top-channel.tv/artikull.php?id=250752

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.