FRD-ja, më e goditura nga ndarja e mandateve

Nga një mbledhje lokale në Orikum, kreu i FRD-së Bamir Topi denocoi ndarjen e mandateve që aprovoi dje mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë. “Dje, -tha Topi,- keni parë maskaradën e rradhës, patë sesi ai që nuk ishte në sallë [Berisha] i ka kthyer deputetët e tij në njerëz pa vlerë dhe Kuvendin në një institucion ku gjithcka mund të diskutohet, por për hallet e shqiptarëve jo. [Atje] diskutohet vetëm për mënyrën e mbajtjes me çdo kusht të pushtetit jo legjitim.”
“Sot ne kemi dhe një kod zgjedhor i cili po projekton zgjedhje të manipulura dhe të deformuara. Po ashtu dhe për ndërkombëtarët, të cilët kanë një rol të madh në ecurinë e politikës në Shqipëri, unë kam një apel për të ndërhyrë, pasi dikush kërkon të rrijë me cdo kusht 40 vjet në pushtet, sic ndenji ati i tij shpirtëror”, shtoi Topi.
Në fakt, nga ndarja e mandateve dje ne Kuvend, me votat e mazhorancës, FRD-ja goditet më shumë se çdo parti tjetër. Mandati i 12-të i Korçës, që në fakt duhej transferuar në Tiranë, ka gjasa të mëdha të fitohet nga PD-ja. Mandati i 8-të i Beratit, që në fakt duhej transferuar në Durrës, është pothuaj e sigurtë që fitohet nga PS-ja. Dhe këto dy mandate, që duhej të vinin në Tiranë e Durrës, kishin gjasa t’i shkonin FRD-së, e cila duket se ka përkrahjen më të madhe pikërisht në këto dy qarqe.
Ndonjëherë, lufta brenda llojit është më e egër se ajo jashtë llojit – Berisha po bën të pamundurën për të varrosur Topin…
E.Zaloshnja
Comments
"Lufta brenda llojit", s'e
<p>"Lufta brenda llojit", s'e prisja kete gjykim prej Zaloshnjes...</p>
Add new comment