Arkiv-Lajme
Rama përballë "sloganit të fshehur të PD" dhe një "kategorizim analistësh politikë"
Andi Bushati në një editorial në TemA disa ditë më parë fliste për "slloganin e fshehur të PD-së" dhe shkruante:
Sondazhi i 2-të i Fondacionit KULT: AK-ja çelsi i rotacionit politik
Televizioni Ora News raporton se Fondacionit KULT me qendër në Tetovë ka publikuar sondazhin e dytë në lidhje me pikëpamjet e shtetasve shqiptarë rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit.
Ky sondazh tregon se 75% e votuesve që banojnë në Shqipëri e kanë ndarë mendjen se për cilën parti do të votojnë dhe, nder ata qe e kane ndare mendjen, 41.2% do të votjnë për PS-në, 30.1% për PD-në, 14.9% për AK-në dhe pjesa tjetër për parti si FRD, LSI, etj.
Berisha ka financuar fushatën e kandidatit Mitt Romney - shkruan SHQIP
Qeveria Berisha ka financuar kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mit Romney. Qeveria po ashtu ka financuar edhe disa emra për kandidatë në Kongres dhe në Senat. Dollarët e dhënë nga qeveria shqiptare janë publikuar nga “Podesta Group” në faqen zyrtare të Departamenti të Drejtësisë të qeverisë amerikane - shkruan e perditshmja SHQIP.
Uashington-Moskë dhe shoqëria civile
Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga një grup bilateral ruso-amerikan për shoqërinë civile, një projekt trevjeçar, i krijuar në frymën e “ripërtëritjes” ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës. Tërheqja është përgjigje ndaj goditjes aktuale ruse kundër grupeve të shoqërisë civile, - shkruan në fillim të një artikulli mbi këtë çështje, e përditshmja New York Times.
Artur Zheji, mik me Nanon, shoqëri e prishur me Edin, Berisha e hoqi brutalisht më 2006 nga RTSh
SH ka botuar sot një intervistë të gjatë të Artur Zhejit me gazetaren Entela Resuli. Zheji dhe emisioni i tij “360 gradë” në News 24 u diskutua gjatë për intervistën me ekstremistin grek Papas, për të cilën Zheji beson se ishte e nevojshme për të treguar që albanofobia “nuk është një shpikje e Berishës, por është një shpikje ballkanike së paku 100 vjeçare. Mos vallë duhet të pranoj se Papas, edhe ai ishte i porositur?”
Zheji flet dhe për marrëdhëniet me “të mëdhenjtë”.
Sami Repishti: shqiptarët e Amerikës të ofenduar nga injorimi ndaj Presidentit Willson (a thua sepse qe mik me Fan Nolin?)
Sami Repishti shkruan te Panorama mbi Presidentin Willson (të cilit iu ngrit një bust me urgjencë, sa “me e pa zonja Klinton”) duke sjellë të përmbledhura ato që Presidenti Amerikan pati bërë për Shqipërinë në ato kohërat e vështira kur Shqipërinë donin ta copëtonin.
“Në Kathedralen e Shën Gjergjit, Boston (ose Kathedralen e Nolit, siç e quejmë ne) kam pa pleqtë e bashkësisë sonë që luteshin para fotografisë së Presidentit Wilson me të njëjtin devocion si para ikonës së Shën Gjergjit, shenjt patron i shqiptarëve. Kështu jemi edukue ne!” kujton Repishti.
Berisha ndërkombëtarizon dhe më tej nacionalizmin e tij të sapogjetur
Ajo që mund të mendohej si një shashkë e rradhës, nacionalizmi i Kryeministrit, duket se po kthehet në kamerdaren e tij elektorale. Mediat njoftojnë se Kryeministri Berisha që ndodhet në Mynih, ku po mbahet Konferenca e 49 e Sigurisë, e cila është sot në ditën e dytë të saj, paska thënë në fjalën e tij, se shqiptarët e ndarë në 5 shtete nuk duhet të mendohet se do të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme!
Rama në Twifferencë: Qëllimi real i Topit është të reformojë PD-në
Edi Rama ka përsëritur përvojën e tij të para disa javëve për një konferencë të hapur në Twitter.
Në Twifferencë ai ka bërë komente edhe për dy aktorë të politikës. Për kreun e FRD ka thënë se “Bamir Topi është jo vetëm i djathtë po ka dhe synimin të duket i ri në fushë:-)Plus që qëllimi i tij real është reformimi i PD”
Ndërsa për Vangjel Dulen tha se “...kërkon rotacionin njësoj si ne, por nëse do ta synojë jashtë nesh kjo është zgjedhja e tij që do ta respektojmë.”
Spanja e përfshirë nga skandalet dhe ca paralele (të munguara) me Shqipërinë!
1. Me dhjetëra mijëra protestues u rikthyen në rrugët e Madridit dhe disa qyteteve kryesore spanjolle, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Mariano Rajoy, i përfshirë në një skandal korrupsioni së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë në pushtet, njofton Top Channel. (VËSHTIRË të ndodhë në Shqipëri, sidomos pas 21 Janarit)
2. Një peticion në internet për dorëheqjen e Rajoy-t ka grumbulluar deri tani 740 mijë firma në pak orë. (Po qe për Internet, KOLLAJ TË NDODHË dhe në Shqipëri. Veçse do mblidhne po aq firma pro qeverisë)
The Independent: Agimi i Artë, si po penetron mes të rinjve grekë
Gazeta londineze The Independent, në një hetim të pavarur zbuloi se partia neo-fashiste e Agimit të Artë ka fituar terren në mesin e të rinjve grekë, ku ajo po përhap në mënyrë agresive frymën anti-emigrantëve dhe mesazhe të të djathtës ekstreme përmes mediave sociale, internetit, dhe klubeve të të rinjve. Mësues dhe adoleshentë të intervistuar u shprehën se kjo parti është në modë, duke zënë vendin e së majtës ekstreme, që historikisht ka joshur rininë greke.