Berisha ndërkombëtarizon dhe më tej nacionalizmin e tij të sapogjetur

Postuar në 03 Shkurt, 2013 11:19

Ajo që mund të mendohej si një shashkë e rradhës, nacionalizmi i Kryeministrit, duket se po kthehet në kamerdaren e tij  elektorale. Mediat njoftojnë se Kryeministri Berisha që ndodhet në Mynih, ku po mbahet Konferenca e 49 e Sigurisë, e cila është sot në ditën e dytë të saj, paska thënë në fjalën e tij, se shqiptarët e ndarë në 5 shtete nuk duhet të mendohet se do të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme!
“Nëse ju shihni hartën e Europës nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete.E rrezikshme është ideja, sipas të cilës meqënëse shqiptarët janë të coptuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt”, deklaroi Berisha.

Pastaj, argumentoi se pse albanofobia qenka e gjallë në Ballkan me të njëjtin stil siç shkruan postimet në Wall në FB: “...Kur flas me miqtë e mi kroatë, sllovenë dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë ‘baruti” urrejtjeje dhe përbuzjeje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptarët Kjo është e vërteta...” Prandaj ai ka këmbëngulur “në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar”.

Nacionalizmi, "streha e fundit e maskarenjve" sipas Lubonjës, përveç votave ekstra që mund t’i sjellë, e bën atë një faktor potencial destabilizues me të cilin perëndimi duhet të merret e të bëjë edhe deal-e, edhe tolerime në një fusha për ta qetësuar në 'fushën' e nacionalizmit të tij të sapogjetur.

k.c.

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

E vertete, streha e fundit e maskarenjve, sepse streha e pare mund te jete antinacionalizmi.

Shprehja e 'Lubonjes' na nxit ne fakt te mendojme per strehen e pare te maskarenjeve, pastaj per strehat e tjera deri tek e parafundit, se e fundit sipas saj dihet.

Submitted by Dritan (not verified) on

Nuk eshte shprehje e Lubonjes por e Samuel Johnson. Gjithsesi patriotizmi shqiptar eshte me te vertete nje gje e shemtuar. Shikoni patriotizmin e AKZ, Berishes apo ca faqezinjeve te tjere. Shikoni patriotizmin ne pergjithesi, nje patriotizem rrugac, hipokrit.

Eshte njesoj si fajdet...........me nje popull gomar si populli shqiptar eshte e kollajte te besh te tilla lojra.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

“...Kur flas me miqtë e mi kroatë, sllovenë dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë ‘baruti” urrejtjeje dhe përbuzjeje është akumuluar gjatë një shekulli (pese shekujsh) për shqiptarët Kjo është e vërteta...”

Pse pese shekujsh? - Sepse shumica e shqiptarve u bashkuen per pese shekuj rresht me pushtuesin turk-osman, pushtuesin e vete shqiptarve si dhe te kroatve, sllovenve dhe te serbve.

Submitted by XHIMI (not verified) on

Sa te drejte ke Paul,gjithmone i ve pikat mbi "i" dhe nisesh nga orrigjina e urrejtjeve ballkanike!  Kurse disa fillojne historine e  Shqiperise dorazi me ofiqaret,bejleret e agallaret qe u bene "turq" per te fituar..dje sovjetike,kineze..sot amerikane...Me nje fjale "zanati i vjeter",,pas pushtuesit dhe premtuesit ..e ku te dale!! Tanime Berisha flete per pese shtete..Mos valle do u ktheje Konstandinopojen,ballkanikeve?

Submitted by Gingi (not verified) on

Samuel Johnson , jo Lubonja. Megjithate , ky eshte (DELETED) komunist. Ne mendesi dhe aksion. Komunistet perdornin gogolin e armikut te jashtem, Saliu perdor albanofobine. Turma eksitohet , turbo folk e tallava me flamur ne dore.... Ben gare kush e ka xhamadanin me me shume vija....regji perfekte momente ideale per , diktaturat ideologjike apo mafioze te shtrengojne lakun ne fyt me teper. Saliu e di mire qe, me te shumteve nuk ju kris, jo se kane fobi. Pse e ben kete atehere ? Na sakrifikon ne ne altarin e delirit te medituar apo harakiri e Saliut?! Berisha nuk eshte Samuarai.....geisha ..me siguri...

Submitted by Kafshist Korrigjues (not verified) on

Duhet t'i.

Submitted by Anonim (not verified) on

po mire ju kozmopolitet mendoni se e demtoni duke  e quajtur nacionalist berishen?

njeriun me antishqiptar te te gjitha koherave!!

kjo eshte pikerisht ajo qe ai do,pra per te hequr damken e tradhetarit qe ushtroi per 8 vjet,u kujtua tani ne fund qe paska komb shqiptar.

te gjithe ju qe perpiqeni ta demtoni me me shprehjet bajate te lubonjes,i beni nder atij tradhetari te interesave shqiptare.

''nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve''-thoni.  po 22 vjet pa pike nacionalizmi cfare jane?

lumsi ne qe paskemi jetuar pa maskarenj gjithe keto vite.

d.m.th berisha ka qene sipas teorise suaj njeriu i duhur per shqiperine ,por po e prish pak me kete nacionalizmin e minutes se fundit. nacionalist me 3 greke ministra dhe serbin fazllic mik shtepie.

mire,mire,ju e dini

Submitted by Hithri (not verified) on

Te jap te drejte o Anonim, por saliu s'eshte nacionalist: Atij i duhet nacionalizmi te fitoje perseri votat e kosovareve, kur pa se po i dobesohej popullariteti nder ta. Ja pse po e valevit ai flamurin e nacionalizit! Nuk e valevit se i digjet per Shqiperine!

Submitted by Mali i Zi (not verified) on

ky eshte politikani i klasit I,cdo here eshte nje hap perpara te tjereve

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.