Rama në Twifferencë: Qëllimi real i Topit është të reformojë PD-në

Edi Rama ka përsëritur përvojën e tij të para disa javëve për një konferencë të hapur në Twitter.
Në Twifferencë ai ka bërë komente edhe për dy aktorë të politikës. Për kreun e FRD ka thënë se “Bamir Topi është jo vetëm i djathtë po ka dhe synimin të duket i ri në fushë:-)Plus që qëllimi i tij real është reformimi i PD”
Ndërsa për Vangjel Dulen tha se “...kërkon rotacionin njësoj si ne, por nëse do ta synojë jashtë nesh kjo është zgjedhja e tij që do ta respektojmë.”
Ai shmangu përgjige direkte për një koalicion me FDR e AK, duke thënë se gëzohet që fronti opozitar është më i gjërë se koalicioni, por, se fitorja do i takojë koalicionit të PS. Madje pyetjes se a ekziston frika që FRD të kalojë në koalicxion qeverisës me PD, si LSI në 2009, Rama iu përgjigj se "Kjo është gjithnjë e panjohura e forcave të mesit! Ja pse ka vetëm një votë të blinduar për rotacionin: Vota për PS!"
Në lidhje me ekonominë, ai tha se “Vlerësimet tona na tregojnë se vetëm në tregun e karburanteve ka 150 mln usd evazion.” Kjo, do të zgjidhë problemin e karburantit të keq. “Paga minimale do të taksohet më pak se 1 %, një mësues 4,5 %, KM do të jetë tatimpaguesi më i madh i të punësuarve publikë.” si shembull të taksimit progresiv dhe se privatizimet publike “Ne do t'i rishikojmë ato privatizime. Janë tërësisht të padrejta dhe të dëmshme”. Rama parashtroi edhe mundësinë që doganat ti jepeshin për administrim me koncesion një firme të huaj “pa tesër partie e kushërinj”.
k.c.
Comments
Me duket se ky po ngaterron

Me duket se ky po ngaterron 'heqjen e Berishes' me 'fitoren e tij', duke e quajtur rotacionin si fitore e tij.

Partite e 'mesit' luftojne per heqjen e Berishes , ai eshte rotacioni per to, nuk eshte fitorja e Rames .

Per ato heqja e Berishes quhet rotacion nqs fitojne ato, secili terheq nga vetja e vet, jo nga Rama.

Pastaj nqs heqja e Berishes do te nenkuptoje bashkepunim me Ramen, ky eshte koncept tjeter, ato do te bashkepunojne mbi bazen e konceptit te bashkepunimit, jo te rotacionit.

Ky nuk ua pranon esencen e Polit, quhet Pol sepse terheq nga vetja, perndryshe s'do ishte fare pol.

Nqs Berisha terhiqet nga politika dhe PD-ja ben marreveshje me FRD-ne, ku Topi behet kryeminister, per FRD heqja e Berishes dhe rotacioni ka ndodhur.

Konceptimi dualist i pushtetit kur ne skene ka Pol tjeter eshte gomarllek nga ana logjike. Poli i trete fut konceptim pluralist te pushtetit, jo thjesht e majte - e djathte, qe tani s'ka asnje kuptim ideologjik real.

Po keshtu nqs AK-ja do hiqte Berishen dhe do merrte Kryeministrine si kusht per koalicion me PD-ne, perseri rotacioni ka ndodhur, sepse Poli i trete kryeson qeverine dhe hoqi Berishen nga pushteti.

Kur nje Pol nuk qeveris dot vetem do te beje aleance me nje Pol tjeter, madje Greqia na mesoi sesi dy Polet historikisht kundershtare u bashkuan per te perballuar Polet e reja qe hyne ne skene.

Jemi ca si teper dualiste ne kategorite e mendimit, kur ideologjia e vjeter qe kerkonte kete dualizim ka vdekur e eshte kallur ne varr prej kohesh, mjaft shikojme Gjermanine, Italine, Greqine etj.

Tani politika s'eshte me nje vetem gjej X ne vijen e drejte -infinit --- +infinit, grafikut i eshte shtuar shtylla e Y.

Jemi shume prapa me kategorite e te menduarit te politikes moderne.

Po përdor more nickun AKëisti

Po përdor more nickun AKëisti (ose atë tjetrin) se nuk bëhet nami! ;)

Fakti qe PS eshte forca me e

Fakti qe PS eshte forca me e votuar ne vend, ka ndonje cike rendesi ne kete analizen tende? Me duket se dhe me ligj qeverine fillimisht e kane keta ne dore... Por ketu realitetet jane bere aq lemsh, sa cdo idiotllik quhet alternative, biles edhe kriminelet...

Sigurisht qe me ligj qeverine

Sigurisht qe me ligj qeverine fillimisht duhet ta krijojne ata. Por po sipas ligjit nqs s'e krijojne dot ata, do e marre koalicioni i dyte, nqs as i dyti s'e krijon dot, do e provoje i treti.

Nqs s'del asnje qeveri, behen prape zgjedhje.

Pra ligji parashikon qe çdo koalicioni pavaresisht votave mund t'i vije radha per te nxjerre Kryeministrin. Nuk eshte se parashikon o Rama o Berisha. Keta jane me te mundshmit por jo te vetmit.

Se mund te ndodhe qe Polit te trete i vjen radha. Atehere çdo beje ky, do thote s'dua ?

Pra, argumenti im parashikon shume mire faktin qe PS-ja mund te jete udheheqesja e koalicionit me te votuar, perkundrazi eshte Rama qe nuk arrin dot ta konceptoje nje Pol te trete e ti bashke me Ramen.

ma mbylle gojen, diskutim

ma mbylle gojen, diskutim elokuent e i pa anshem...

Dule duhet te jete ne pozita
Dule duhet te jete ne pozita te forta sepse vota e orthodhokseve qe ndjehen gjithmone e me shume si minoritet I neperkembur do te shkoje per te. Asnje orthodhoks I vertete nuk mund te votoje per parti osmanesh.
Topi i besoi Rames voten

Topi i besoi Rames voten por ne fund doli me te humburit .... Rama i beson Topi reformimin e PD po edhe ky me gisht ne goje do te ngele !

M te vertete qe Topi do

M te vertete qe Topi do reformimin e PD? Sa mire qe na e tha Rama, paska bere zbulim se nuk e dinim. Ne mes te deshtimeve te tij ne politike paska kuptuar dicka qe e ka marre vesh cdo njeri qe ndjek politiken.

...ndersq qellimi juaj eshte
...ndersq qellimi juaj eshte te mbani Topin tani per tani brenda te djathtes si kale troje me shpresen se shkaterron PD-ne qershor te 2013 sic beri Meta me PS-ne ne 2005-en
Thotë kështu se do që të

Thotë kështu se do që të vjeli vota nga e djathta. I plasi Ramës të reformojë të djathtën. Nuk jemi aq naivë.

Add new comment