Gazetarët deputetë të PS? Alfred Peza pohon publikisht, Adrian Thano e Mustafa Nano mohojnë.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht gazetarin dhe Drejtorin e Lajmeve në Vizion Plus, Alfred Peza, si anëtar i kësaj partie dhe si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, sipas portalit online të gazetës Shqip.
“Në shkurtin e 1995 kisha ëndërr të bëhesha gazetar i mirë dhe që Shqipëria të bëhej një vend i lirë. Por realiteti nuk duhet vetëm të shpjegohet, duhet edhe të ndryshohet. Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Më 23 qershor Shqiptarët janë thithur për të shpëtuar demokracinë. Zgjedhjet e 23 qershorit janë një çështje mes të mirës dhe së keqes, mes të shkuarës dhe të ardhmes,” tha Peza.
Po sot, tek gazeta Dita, Mustafa Nano dhe Adrian Thano mohuan zërat për futje në politikë. Thano kërkon që gazetari që e ka bërë këtë lajm të pavend “bën mirë të sqarojë pse na ka përfshirë”. Kurse Nano, i pyetur nga Thano te Dita, shprehet: “...kur dëgjoj lajme të tilla (nuk është hera e parë që ma përmendin emrin në këtë kuptim), më bëhet të pyes veten: Si më paskan lexuar këto dëshira e vokacione ‘të fshehta’? Mirëpo e vërteta është se ata nuk më kanë lexuar asgjë. Ata thjesht duan të më bëjnë pis. Ose ndoshta s’e kanë fare me mua. As me ty (Thanos). Bëjnë ndonjë lojë dhe ne të dyve na fusin për hesape të tjera, pa e pasur në mendje të na dëmtojnë imazhin...”
k.c.
Comments
Po Koloreton nuk do ta fus

Po Koloreton nuk do ta fus AK-ja ne thes ?

Komenti i pisët!Unë Koloreton

Komenti i pisët!
Unë Koloreton s'e kam asgjë, madje edhe jam kundër tij në ca çështje... por nuk mund të rri pa folur në këtë rast.

Ti ose je ndonjë ortodoks nga ata që "anojnë" nga Janulla(tosi), ose ke ndonjë gjë personale kundër Koloretos dhe AKZsë së bashku. Mbase mund edhe të të ketë irrituar me postimet e tij, këtu, për aktivitetin anti-shqiptar të Janulla(tosit).
Ndaj komenti yt është koment i pisët.

Tuj-tuj-tuj , mbaje veten

Tuj-tuj-tuj , mbaje veten bre, e lerose dynjane si kafshist. Nuk e do koloreton deputet ?!

S'ka asfare rëndësi ç'ka dua

S'ka asfare rëndësi ç'ka dua unë.

Rëndësi ka vota e popullit ,që do të votojë në më 23 qeershor, në këtë datë të shënuar për socializmin tuiterian, erion-velist, tiran-betonizues... pra vota e popullit për të vetmin dhe të pakrahasueshmin... piktorin, basketbollistin, kryetarin e bashkisë, kryetarin e PSsë, të patremburin, të padorëhequrin, Shqipëri-kutizuesin, Shqipëri krokodilizuesin...
Edi Rama!

Ore, Edi Rama do kandidojë për deputet?

PS ecën para, njëlloj si

PS ecën para,

njëlloj si gaforrja,

duhej Alfred Peza,

që ti vijë fitorja!

Të vije më parë

do kishim shpëtuar,

pupupu sa vonë,

boo sa je vonuar.

Ardhja jote bir,

është një lajm vërtet,

asnjë ditë anëtar,

drejt e deputet.

Doli Edi vetë,

fort të promovoi,

po s’na tha në fakt,

kush të propozoi.

Ja kështu ky Edi,

bën nga këto gafa,

pastaj i dhemb koka,

pastaj i therr qafa

Bravo Peza.....
Bravo Peza.....
Une kam nje simpati te

Une kam nje simpati te hershme dhe te forte per ardianin dhe sigurisht per mustafain. Ndaj dua tu them, se mosha ma lejon mbase dhe nje keshille per te dy: Me mire deputet i popullit jashte parlamentit e t'ju lexojne se deputet ne parlamentin e votave te vjedhura e t'ju urrejne!

Vetem ne Shqiperi mund te

Vetem ne Shqiperi mund te ndodhe qe dikush te merret nga rruga, ne kuptimin politik te fjales, dhe ti mbivendoset partise si eksponent i saj.

E si mundet neser Peza ti dale kunder Rames nqs eshte e nevojshme, kur ky karrieren politike e ka dhurata nga Rama e jo fryt te punes se tij? Si mundet Rama neser tu kerkoje forumeve dhe bazes te jene aktive, kur krejt papritur kontributi dhe karriera e dikujt ne parti nuk merret parasysh sepse kryetari promovon dike pa lidhje me partine.

Sa per Mucin e Adrianin, mos u shqetesoni shume. Pak rendesi ka nese ju apo Nazarkot, A. Basha, Balla etj jeni apo jo pjese formale e listave. Roli juaj eshte vetem perforcimi i pushtetit dhe kultit te individit te Edi Rames po aq sa Fevziu, Cili, Bejtja etj kane te njejtin qellim per pushtetin personal te Sali Berishes. Vetem per demokraci e liri ne kete vend nuk punoni ju.

Sipas teje Albi kush duhet te

Sipas teje Albi kush duhet te promovohet me lidhje ne politike, sali berisha lul basha qe ngelen duke e vjedhur Shqiperine dhe shqiptaret apo injorantet dhe te paaftet qe sot jane ne krye te intitucioneve vetem se jane te korruptuar???
Gjynah se nga emri dukesh se je dhe djale i ri, te gjykosh duke thene se Peza eshte njeri i marre nga rruga eshte si ti thuash Papes Hoxhe. Kjo do te thote se nuk e njihke fare menyren e futjes ne politike dhe mbi te gjitha s'qenke fare ne dijeni te deklaratave te fundit te bera prej vet Pezes, ai e ka shpjeguar shume mire se cilat jane arsyet qe e shtyne ti bashkohet politikes.

Jo mi Ela ne politike futesh

Jo mi Ela ne politike futesh me konkurim dhe ngjitesh ne baze te karrieres qe ben vete.

Per cdo Peze qe Edi ben deputet ne menyre arbitrare eshte nje njeri tjeter atje qe i eshte hequr mundesi te konkuroje per ate karrige.

Sigurisht qe i eshte hequr

Sigurisht qe i eshte hequr dikujt tjeter mundesia, ne ate karrige hipen kush e meriton! Peza e ka treguar fort mire qe e meriton ate post, le ti vije hidhet kujt te doje. Per kedo parti politike do ishte nje vlere me shume te kishte si anetar te saj dike si Alfred Peza.

Në gjykimin tim nuk ka asgjë

Në gjykimin tim nuk ka asgjë të keqe të angazhohesh në punë politike, në përgjithësi...

Por kur ndodh që futen gazetarë që për njëfarë kohe kanë kritikuar qeverinë, kjo ngjarje të ngjan me një shpërblim dhe gazetarët me mercenarë që paguhen për artikujt e tyre. Flas parimisht. Nuk kam ndërmend asnjë në veçanti.
Psh, zotin Peza, me sa mbaj mend nga 2005 jepte argumenta pro PDsë së atëhershme, dhe ajo çka them më lartë nuk mund të aplikohet për të.

Por për të tjera raste, si psh z. Kokëdhima (apo as kjo nuk është vërtetë?), që edhe është përfolur e akuzuar për favore të anasjellta me PS e me Edi Ramën (si kryetar bashkie të Tiranës), kjo nuk shkon, aspak. Kështu politika ndotet, jo nga individi në fjalë, por nga mesazhi që përcillet.

Pavaresisht menyres, ka

Pavaresisht menyres, ka rendesi esenciale qe te frijohet fryma e rrotacionit. SRB do te perdore c'te mundi qe te vrase pikersht kete fryme, dote meeret me gjeste,bllofe cikerrima pa fund, qe te dekurajoje opoziten sic po luan me KQZ, apo me sondazhet, bile ai nuk e ka per gje qe te kercenoje me jete dhe vrase (sidomos ne periudhe fushatash). Per kete arsye Muci, Thano, Baze Stefani e shume te tjere ju lutem BASHKOHUNI ne nje forum parti, klub, gazete, organizate quajeni c'te doni por duhet urgjent nje forum mbi-partiak per te iniciuar komunikimin formal i te gjitha forcave opozitare. Sic duket e vetmja gje ka ngelur jeni juve perpara se te perfundojme ne gremine.(Megjithese me duket qe e kemi arritur "the point of no return"). Gjeni menyrat tuaja por nuk behet kjo pune vetem me shkrime individuale gazetash dhe vetem per kete e pershendesh aktin e Pezes (pavaresisht se nuk e kam vleresuar si gazetar opozitar i rreshtit te pare).

Posi more!Të bashkohen, për

Posi more!
Të bashkohen, për të për të rrëzuar mbretin Sali dhe të ngrenë në fron mbretin Rama. Posi more, të bashkohen... për të rrëzuar të keqen Sali, ndërsa frymën e Saliiut ta lëmë atje ku është, sepse... do t'i duhet Ramës nesër për t'u dhënë bukë militantëve të babëzitur si puna e cave nëpër internetosferë.

Këta gazetarët, a ça janë ( :) ) posi të bashkohe,n e të na thonë se ç'e mban Saliun ende në pushtet. Çfarë i jep Saliut gjithë atë pushtet?

Sjell prapë në vëmendje shkrimin e Lubonjës "Berisha si alibi". Lexoje e pastaj vill vrer, siç bënë të tjerët - se gjë tjetër nuk pres.

Posi more, Berisha duhet të largohet, dhe po të më pyesje të thoja që duhej të mos fitonte as në 2009. Por e dija shumë mirë, dhe shoqërisë i thashë, meqë janë majtista(bij komunistësh - ashtu më ra klasa ;) ) se Rama nuk ka për të fituar, për në 2009. Dhe ashtu doli.

Zgjidhja e vetme, në këtë situatë (kushtetutë, ligje e kod elektoral) është të forcohen partitë e tjera si FRD. Se nga figurat që ka, është ku e ku më e denjë se partia e ndërtuesve të pallateve që ka Rama.

Po si ore.. te bashkohen te

Po si ore.. te bashkohen te gjithe qofte kjo FRD apo cdo tjeter.. Une nuk po percaktoje se cilen force te mbeshtesin mbase mund te formojne grupin: "Na bashkoi kenga popullore" por rrotacioni eshte me jetik se kushdo qe te jete neser. Nese Rama do te kete me shume vota nuk asgje te keqe. Nese PS duhet te qeverise me FRD nuk ka asgje te keqe. Une nuk e kupoj reagimin tuaj si kafshist qe je mbase duhet te kuptosh dy gjera:

1-qe intelektualizmi i Lubonjes eshte i deshtuar qysh kur ngaterron (ashtu si juve qellimisht) liderin e opozites zyrtare si post me personin. Lubonja na trgon si behet boksi me rregulla kur ne ring kercet dyfeku.

2-Une Edi Ramen mund ta quaj cte dua por qe te nderrohet tyta e armes nga Komandanti Gardes(ai qe garanton jeten e shtetareve) kjo do te thote qe jemi ne puch kushtetues.

Megjithese une besoj se ti i ke te qarta keto por thjesht nuk te pelqen idea ime qe sygjeroj qe gazetaret e ndergjgjshem te lene menjane per 6 muaj karrierat individuale per tu bere bllok per rrotacionin. Gazetaret e oborrit jane sot realisht aksioneret e ketij pushteti derrash. Natyrisht ti mund te vazhdosh te na tregosh qe gazetret duhet te jene pa parti dhe teorira te tilla, por kur shikon Cim-Pekezimin e televisioneve te vjen keq per te gjithe ata analiste opozitare qe po mbijetojne per fonde. He se harrova, gazetaret e oborrit jane edhe pronare Universitetesh dhe per pak na u be njeri prej tyre president.

E mirë, u kuptuam. Problemi

E mirë, u kuptuam.

Problemi im, Sky, është se unë nuk mendoj se vetëm rotacioni është jetik. Unë mendoj në afat gjatë.
Tani ka dy përqasje ndaj situatës:

1- Ata që thonë se të rrëzohet Berisha me të gjitha mënyrat, natyrisht në pushtet do të jetë Rama... etj e më pas shohim e bëjmë...

2-Ata që janë dhe kanë qenë të ndërgjegjshëm se Berisha nuk duhet të jetë më në skenën politike. Pra Berisha, por edhe PD për të mirën e vet, jashtë maxhorancës në mandatin e ardhshëm. Por, me një kusht thelbësor: kushdo që mund të vijë në pushtet të mos ketë i vetëm 71 vota. Ky është halli i madh që më ka kap mua e po më bën të harxhoj kohë duke komentuar këtu.

Ata të përqasjes së parë janë kryesisht militantë që siç thotë Lubonja e përdorin Berishën si alibi. Duke kritikuar Berishën dhe jo atë çka e mban Berishën dhe ndjell frymën berishiste të uzurpimit të pushteteve. Dhe duam s'duam disa nga gjërat që kanë sjellë këtë Berishë që kemi sot, janë ato marrëveshjet konsensuale Berisha-Rama.

Se, po, tek e fundit Berisha është i keq, ligësia, grykësia personale shërben si primum movens, por po ashtu mund të thuhet për Ramën apo këdo tjetër që hermetizon mbledhjet partiake. Apo për Berishën e Ramën e këdo tjetër që i zgjedh deputetët vet, siç ndodh sot, pa konkurim, vetëm për lëpirje prapanice.Po kjo nuk mjafton, duket të ketë mekanizma të tjerë që i pengojnë këta tipa të nuhasin frymën berishiste. Kështu siç po duket bathët sot, nesër vetëm me rotacion nuk ka ndryshuar asgjë. Po një kreministër që bën ça di do qejfi. Po një kryetar partie që i zgjedh vetë deputetët. Po me të njëjtat fuqi që ka Berisha sot. Kjo më shqetëson mua.

Se do fillojmë të bëjmë prap të njëjtat muhabete, pa kapur shkaqet e thella. Këtu futen në lojë gazetarët që përmend ti, dhe ku u mundova të shtoj diçka unë. Pse këta gazetarë, nuk hapin gojë dhe të kërkojnë prononcime mbi rregullat e lojës, të ndryshuara në 2008? Pse nuk krijojnë këta gazetarë, një frymë kritike nga partive politike në total? Duket sikur e kanë mendjen tek Berisha, more. Sikur këta apo kushdo tjetër që nuk i thotë gjërat deri në fund po tallin prapanicën me të tërë popullin. Duket si një shou absurd kur përtypen e ripërtypen të njëjtat gjëra. Unë nuk kam asnjë besim ndaj Ramës, apo ndaj kujtdo tjetër. S'ka se si të kem besim. Besimi nuk është racional, aq më tepër me shenjat e shumta që ka dhënë ky gjatë këtyre viteve.

Racionaliteti më thotë se vota ime do të shkoj për FRD, meqë atje ka më intelektualë me integritet se kudo tjetër.

P.S: kush do bëhej President Artan Hoxha? Po ja ta them mendimin tim: më mirë një si Artan Hoxha se Nishani apo ai tjetri, gjyqtari (ish) komunist.

Ok.. Besoj se po kuptohemi.

Ok.. Besoj se po kuptohemi. Une mendoj se rrotacioni eshte alfa e clirimit te presioneve dhe traumave shoqerore per ndryshe do te kemi 1997.

Por sa per te hequr nje Sali dhe per te vene nje tjeter eshte shume me e lehte nese ekziston deshira e mire, psh, te kushtesohet qysh tani nga FRD koalicioni me PS me paktin qe:

1-sistemi zgjedhor te rishikohet mbas zgjedhjeve. (ndoshta edhe zgjedhje te reja)

2-kushtetuta te korrigjohet nese jo me 3/5 ne parlament me referendum ne 6muajt e pare te vitit tjeter, ku te perfshihet presidenti nga populli.

3-kutite e votimit pas zgjedhjeve te behen te hapura per publikun.

4-rruges behet ndonje marreveshje per reformimin e gjyqesorit.

Kaq me keto tre kushte koalicioni pagezohet qysh tani koalicioni per Kushtetuten dhe Shtetin. Une shpresoj qe PS mund ta pranoje kete vetem para zgjedhjeve dhe keshtu qe nuk ke Sali te dyte ne pushtet. Tani cfare i pengon FRD-istat ta bejne kete oferte une nuk e di, por nuk duket se ekziston deshira dhe besimi. Kjo eshte e trishtueshme nderkohe qe zgjedhjet perseri do te preken nga PD nderkohe qe +- 3/4 deputete vendosin balancat.

Sa per ate per-pak-sa-u-be-president, pyet Mucin. Per mua ai eshte me i keq se ata qe skane ku te rrisin femijet. E keqja e ketij vendi i ka ardhur nga pak njerez me mend qe u pelqen "shume" leku.

Fred Peza nuhati qe Berishes

Fred Peza nuhati qe Berishes i ka ardhur fundi dhe doli matane. Edhe keto vitet e qeverisjes se Saliut nuk i doli keq, pasi ia beri gruan Drejtoreshe ne MPJ pa punuar as edhe nje dite ne diplomaci.

Po bravo i qofte Pezes eshte

Po bravo i qofte Pezes eshte treguar i zgjuar dhe ka ditur te parashikoj situaten.
Saliu duhet te kishte ik prej kohesh mgjth me mire vone se kurre eshte nje shprehje. Rendesi ka qe me 23 qershor do zhduket nga skena politike dhe sdo ia shohim me surratin!

Haaaaaaaaaa, kapteri

Haaaaaaaaaa, kapteri deputet?po kjo dihej sepse Rames i pelqejne kapteret sepse gjeneral eshte vete.Politika eshte per ata qe duan te vjedhin. Sa per gazetaret e tjere qe gjoja jane te pa varur do te thoja qe PS duhet ti angazhoje dhe ti beje deputet me pa tjeter sepse dua ti shikoj se si Ps-ja do tja dale me llogjiken e tyre ne qoftese fiton zgjedhjet.Them qe gazetare te pa varur nuk ka bile ndonjehere ata jane me te varur sesa vete anetaret e forcave politike. E vetmja pune qe fitohet me shume eshte gazetaria dhe komentuesi dhe per kete shikoni Mero Bazen fitoj me Saliun dhe tani po fiton edhe me Ramen. Do te isha me gazetaret derisa ata te flisnin dhe te luftonin per gjera te drejta dhe per ato qe i interesojne popullit por deri tani asnje gazetar nuk punon per keto gjera, te gjithe kundra te gjithve per xhepin e tyre.

Hahahah kjo eshte gazetaria
Hahahah kjo eshte gazetaria objektive opozitare...kjo eshte kapja epushtetit te katert,ky eshte sulmi ndaj lirise se fjales...pastaj fajin e ka saliu...
censuruar

censuruar

Me falni a ka ndonje aresye

Me falni a ka ndonje aresye per kete censurim ? Sepse asnjehere nuk kam perdorur terma jashte etikes .

Kjo eshte gjeja me e mire qe

Kjo eshte gjeja me e mire qe mund ti ndodhte PS, per ta duhet te jete privilegj te kene anetar te tyre nje intelektual dhe nje gazetar qe ka ditur ti jape shume shoqerise.
Personalisht i uroj fitore z. Peza, e meriton!!!

Add new comment