Uashington-Moskë dhe shoqëria civile

Postuar në 04 Shkurt, 2013 03:38

Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga një grup bilateral ruso-amerikan për shoqërinë civile, një projekt trevjeçar, i krijuar në frymën e “ripërtëritjes” ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës. Tërheqja është përgjigje ndaj goditjes aktuale ruse kundër grupeve të shoqërisë civile, - shkruan në fillim të një artikulli mbi këtë çështje, e përditshmja New York Times.
“Grupi i punës i shoqërisë civile” ishte një nga 20 grupet e krijuara në vitin 2009, nga presidentët Barack Obama dhe Dmitri Medvedev. Raportet ndërmjet dy qeverive janë tensionuar, vitin e kaluar, kur presidenti Vlladimir Putin, u kthye në këtë post, duke i akuzuar zyrtarët amerikanë për nxitjen e kundërshtimit politik në Rusi, - shkruan e përditshmja New York Times.
Grupet jofitimprurëse janë veçanërisht nën presion, pasi ligjvënësit rusë kanë miratuar një legjislacion që i kufizon shumë financimet e jashtme. Shoqëria civile në Moskë është e frikësuar edhe nga zgjerimi i definimit të "tradhtisë së lartë" si vepër penale, në ligjin e ri janë përfshirë edhe hetimet e mundshme për ndihmat që vijnë nga jashtë.
E përditshmja New York Times shkruan se tensionet në raportet Uashington-Moskë u përshkallëzuan gjatë fushatave politike në të dy vendet, dhe aktualisht po kurorëzohen me "hakmarrje legjislative". A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.