Spanja e përfshirë nga skandalet dhe ca paralele (të munguara) me Shqipërinë!

Postuar në 03 Shkurt, 2013 09:34

1. Me dhjetëra mijëra protestues u rikthyen në rrugët e Madridit dhe disa qyteteve kryesore spanjolle, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Mariano Rajoy, i përfshirë në një skandal korrupsioni së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë në pushtet, njofton Top Channel. (VËSHTIRË të ndodhë në Shqipëri, sidomos pas 21 Janarit)

2. Një peticion në internet për dorëheqjen e Rajoy-t ka grumbulluar deri tani 740 mijë firma në pak orë. (Po qe për Internet, KOLLAJ TË NDODHË dhe në Shqipëri. Veçse do mblidhne po aq firma pro qeverisë)

3. Dje, Rajoy deklaroi se nuk kishte pranuar kurrë para të jashtëligjshme, prandaj nuk “ka ndërmend të japë dorëheqjen”. (Ka NDODHUR dhe në Shqipëri)
4. Pavarësisht deklaratës së tij, Prokuroria Spanjolle ka nisur një hetim në lidhje me akuzat e publikuara disa ditë rresht në të përditshmen “El Pais”. (Kurrë NUK mund të ndodhë në Shqipëri)
5. Sipas akuzave publike, një skemë e jashtëligjshme lejoi kryeministrin dhe drejtues të tjerë të partisë së tij që të devijonin fonde publike në llogaritë e tyre. (E sigurt që NDODH dhe në Shqipëri)

6. Dyshohet se Rajoy ka përvetësuar deri në 25 200 euro, përpara se të fitonte zgjedhjet dhe të shndërrohej në Kryeministrin e Spanjës në vitin 2011. (NUK ndodh në Shqipëri. Askush nuk ‘e ndyn dorën’ për 25 mijë Euro)
7. ”El Pais” pretendon se skema korruptive, e cila ka funskionuar për 19 vite me radhë, ndonëse nuk është ideuar nga politikanët aktualë, është shfrytëzuar prej tyre me vetëdije të plotë. (ka NDODHUR dhe në Shqipëri)
8. Aktualisht, Spanja është duke u përballur me faktorë të shumtë që pengojnë rritjen ekonomike, midis të cilëve borxhi i lartë kombëtar, defiçiti i lartë buxhetor, masat e ashpra shtrënguese të kursimit, mungesa e konkurrencës, borxhi i lartë i sektorit privat dhe mungesa e qëndrueshmërisë në sistemin bankar. (NUK do e marrim vesh kurrë nëse ndodh në Shqipëri)
9. Problemi i papunësisë është akut, me më shumë se pesë milionë spanjollë ose 26% e forcës aktive që është e papunë, shifër që kalon 55% për grupmoshën 18-25 vjeç. (NUK do e marrim vesh kurrë nëse ndodh në Shqipëri)
k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.