Berisha ka financuar fushatën e kandidatit Mitt Romney - shkruan SHQIP

Postuar në 04 Shkurt, 2013 03:59

Qeveria Berisha ka financuar kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mit Romney. Qeveria po ashtu ka financuar edhe disa emra për kandidatë në Kongres dhe në Senat. Dollarët e dhënë nga qeveria shqiptare janë publikuar nga “Podesta Group” në faqen zyrtare të Departamenti të Drejtësisë  të qeverisë amerikane - shkruan e perditshmja SHQIP.

Sipas artikullit te saj janë 25.750 USD që “Podesta Group” ka derdhur kontribute në llogari të kandidatëve demokratë dhe republikanë si për në Senat dhe Kongres. Në marrëveshjet e depozituara rezulton se në të dyja rastet, firmat amerikane ka lobuar në emër të qeverisë shqiptare. Kjo është hera e parë që një qeveri shqiptare kryen shërbime të tilla.

Gjatë këtyre 8 viteve qeveria “Berisha” ka shpenzuar rreth dy milionë USD për dy kompanitë amerikane “Paton Boggs” dhe “Podesta”,shkruhet në SHQIP - a.n.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Keshtu i bie te kete sponsorizuar edhe Obamen</p>

Submitted by Hithri (not verified) on

<p>Jo O Tano, si interesonte atij te vinte Obama ne pushtet perseri, donte Romnin se me republicanet i hahet muhabeti saluqit, sa per demokrat, ta jap me firme qe ka spozorizuar Engel, kongresmeni i lidhur me kosovaret e Bronksit. Dihet haptazi qe Engel ka mbeshtetur Berishen</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.