Berisha ka financuar fushatën e kandidatit Mitt Romney - shkruan SHQIP

Qeveria Berisha ka financuar kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mit Romney. Qeveria po ashtu ka financuar edhe disa emra për kandidatë në Kongres dhe në Senat. Dollarët e dhënë nga qeveria shqiptare janë publikuar nga “Podesta Group” në faqen zyrtare të Departamenti të Drejtësisë të qeverisë amerikane - shkruan e perditshmja SHQIP.
Sipas artikullit te saj janë 25.750 USD që “Podesta Group” ka derdhur kontribute në llogari të kandidatëve demokratë dhe republikanë si për në Senat dhe Kongres. Në marrëveshjet e depozituara rezulton se në të dyja rastet, firmat amerikane ka lobuar në emër të qeverisë shqiptare. Kjo është hera e parë që një qeveri shqiptare kryen shërbime të tilla.
Gjatë këtyre 8 viteve qeveria “Berisha” ka shpenzuar rreth dy milionë USD për dy kompanitë amerikane “Paton Boggs” dhe “Podesta”,shkruhet në SHQIP - a.n.
Comments
Keshtu i bie te kete
<p> </p><p>Keshtu i bie te kete sponsorizuar edhe Obamen</p>
Jo O Tano, si interesonte
<p>Jo O Tano, si interesonte atij te vinte Obama ne pushtet perseri, donte Romnin se me republicanet i hahet muhabeti saluqit, sa per demokrat, ta jap me firme qe ka spozorizuar Engel, kongresmeni i lidhur me kosovaret e Bronksit. Dihet haptazi qe Engel ka mbeshtetur Berishen</p>
Add new comment