Sondazhi i 2-të i Fondacionit KULT: AK-ja çelsi i rotacionit politik

Televizioni Ora News raporton se Fondacionit KULT me qendër në Tetovë ka publikuar sondazhin e dytë në lidhje me pikëpamjet e shtetasve shqiptarë rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit.
Ky sondazh tregon se 75% e votuesve që banojnë në Shqipëri e kanë ndarë mendjen se për cilën parti do të votojnë dhe, nder ata qe e kane ndare mendjen, 41.2% do të votjnë për PS-në, 30.1% për PD-në, 14.9% për AK-në dhe pjesa tjetër për parti si FRD, LSI, etj.
Nga sondazhet e Fondacionit KULT dhe nga sondazhe të tjerë që janë publikuar deri më sot, duket se AK-ja është çelsi i rotacionit politik nëpërmjet zgjedhjeve. PS-ja duket se mbetet në kuotën që arriti në vitin 2009 (41%) dhe e vetmja parti tjeter opozitare ndaj pushtetit të Berishës me peshë duket se është AK-ja, e cila në sondazhe të ndryshme varion në kuotat 9-15%.
Por, siç historia e zgjedhjeve shqiptare na tregon, që votat e AK-së të materializohen në tabelat zyrtare të KQZ-së, duhet që ajo të ketë komisionerë në qendrat e votimit dhe në KZAZ-të. Dhe nga partitë opozitare vetëm PS-ja dhe PBDNJ-ja kanë komisionerë. Pra AK-së mund t’i duhet një marrveshje taktike me njërën nga këto dy parti. Kuptohet që, per një marrëveshje të saj me PBDNJ-në, as që bëhet fjalë…
E.Zaloshnja
Comments
Bilbil ma ke gojen Zalshnje
<p>Bilbil ma ke gojen Zalshnje :))</p><p>I madh je, po shkruaj ndonje llaf kur te pyesim per ndonje gje se helbete, popull jemi, edhe si kuptojme ca gjera.</p>
Add new comment