Arkiv-Lajme

Gazetarët deputetë të PS? Alfred Peza pohon publikisht, Adrian Thano e Mustafa Nano mohojnë.

Postuar në 03 Shkurt, 2013 06:49

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht gazetarin dhe Drejtorin  e Lajmeve në Vizion Plus, Alfred Peza, si anëtar i kësaj partie dhe si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, sipas portalit online të gazetës Shqip.

Aldo Bumçi: 3 arsye pse të majtët duhet të votojnë koalicionin e PD!

Postuar në 03 Shkurt, 2013 06:28

Aldo Bumçi, ky optimist i pandreqshëm, beson që koalicioni PD-LSI do të marrë 75 mandate në zgjedhjet që vijnë. Dhe e ka të argumentuar: “këto 8 vite kanë qenë vitet e ndryshimeve më të mëdha që ky vend ka përjetuar ndonjëherë... Kjo qeveri ka bërë të duken normale, të mirëqena, zhvillime që deri pak kohë më parë edhe për t’i ëndërruar nuk ishte e lehtë...”

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare Bumçi beson se dhe të majtët do të votojnë PD për 3 arsye:

Spahiu: Do hapet dosja e Berishës. PD plot me spiunë! Kushtetuta na jep të drejtën të dimë kush na qeveris!

Postuar në 03 Shkurt, 2013 04:59

Panorama raporton për takimin mes Aleancës Kuq e Zi dhe përfaqësues të ish të përndjekurve politikë, ku Kreshnik Spahiu ka bërë një pretim public për hapjen e dosjeve, pas ardhjes në pushtet.

Censusi ka nxjerrë 164 mijë shqiptarë më pak?

Postuar në 03 Shkurt, 2013 04:48

Një tjetër goditje për besueshmërinë e Censusit, pas akuzave të klerikëve ortodoksë dhe atyre të minoritetit grek, vjen nga “People Moving”, një agjensi ndërkombëtare e specializuar për lëvizjet migratore dhe emigratore të popullsive të vendeve të botës. Duke krahasuar shifrat e nxjerra nga “People Moving” me ato të Censusit rezulton se INSTAT-i ka llogaritur në matjen e tij 164 mijë persona më pak. Studimi, i botuar sot te Shekulli, nxjerr se popullsia brenda kufinjve të Shqipërisë është 2.986.952 banorë, ndërkohë që të dhënat e Censusit e nxorën 2.821.977 banorë.

Pse mos ua japim Ali Pashën grekërve?

Postuar në 03 Shkurt, 2013 03:27

Në një shkrim të vetin te TemA, Auron Tare bën një paralelizëm mes Greqisë e Shqipërisë në lidhje me trajtimin e trashëgimisë së Ali Pashë Tepelenës, për të cilin Kryeministri hodhi para ca kohësh një shashkë për tia sjellë dhe kokën në Tepelenë (që më pas nuk do ishte çudi t’ia hiqte Tepelenës e ta merrte për Tiranën). Ndërsa grekët që nuk e kanë dashur kurrë Aliun, ia kanë ruajtur kështjellën në mënyrën më të mirë të mundshme, shikoni përmes rrëfimit të Tares se çfarë i kanë bërë “të vetët” trashëgimisë së Pashait:

No comment: dy versione të kriminalitetit

Postuar në 02 Shkurt, 2013 16:45

Sot kemi marrë dy versione të kriminalitetit që ka kapur për flokësh jetën e qytetarit. Pa koment, mund të lexoni pjesë nga dy deklaratat.

Versioni i parë; Partia Socialiste ka mbajtur sot një konferencë për sigurinë, rendin dhe policinë.

Imzot Joani: Noli me kontribut të jashtëzakonshëm, pa Kryepeshkopin Anastas nuk mund të ngrihej kisha

Postuar në 02 Shkurt, 2013 13:18

 

Të jesh ortodoks në një masë të gjerë në shoqërinë shqiptare identifikohet me të qenit grek - ky është një nga shqetësimet që ka ngritur në bisedë në Tonight me Ilva Taren, Mitropoliti i Korces, Hirësia e tij, Imzot Joani.Lidhur me dramën e deputetit Namik Dokle, Mitropolia vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim, se drama fyen dhe denigron kishën, por nuk lë pa thënë se është spekuluar mjaft me këtë çështje. Dhe ngre çështjen e Censusit...

 

Pjesë nga intervista:

Cili ishte roli i Fan Nolit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale?

Kryeministri serb del i implikuar me mafian. Ai malazez dihet prej kohësh... Ku mbarojnë kufinjtë e mafias në Ballkan?

Postuar në 02 Shkurt, 2013 12:34

 Kryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me një prej eksponentëve kryesorë të botës serbe të krimit të quajtur Darko Sariç, një prej bosëve kryesorë ballkanas të  narkotikëve, prej kohësh në arrati nga drejtësia serbe dhe ato të disa vendeve perëndimore, njofton e përditshmja “Informer”, cituar nga Top Channel, sipas të cilës policia zotëron filmime të takimeve të ndryshme të kryera në vitin 2008 mes Daçiç dhe krahut të djathtë të Sariç.

Raporti: Parlamenti, kush shau kë, kush shkeli çfarë, kush ishte, kush jo, e sa fantazma votuan!

Postuar në 02 Shkurt, 2013 11:18

 

 “MJAFT” ka një traditë mjaft interesante, që jep statistika mbi jetën parlamentare.

Raporti i tremujorit të fundit konstaton se vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit 2012, janë kryer 23 shkelje të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Këtu në top-listë janë etika parlamentare (lexo: urrejtja për ‘tjetrin’) dhe votimi për kolegun (lexo: dashuria e paligjshme për ‘tëndin’), mos respektimi i kuorumit në mbledhjet e komisioneve parlamentare si dhe shkelja e nenit 50 ku përcaktohet e drejta e replikës dhe koha e diskutimit, njofton Shqip.

Hakerat kinezë kanë sulmuar sajtet e N.Y.Times dhe Wall Street Journal, pasi publikuan pasuritë miliardëshe të të afërmve të Kryeministrit kinez.

Postuar në 02 Shkurt, 2013 10:26

 

Hakerat kinezë kanë sulmuan sistemet kompjuterike të një prej gazetave më të mëdha dhe më të respektuara amerikane, The New York Times, duke thyer kode e duke duke vjedhur fjalëkalimet e profilit të lartë të gazetarëve dhe anëtarëve të tjerë të stafit. Sulmet kanë ndodhur gjatë katër muajve të fundit, fill pas një hetimi të gazetës mbi pasurinë e akumuluar nga të afërmit e kryeministrit kinez, Wen Jiabao.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme