Hakerat kinezë kanë sulmuar sajtet e N.Y.Times dhe Wall Street Journal, pasi publikuan pasuritë miliardëshe të të afërmve të Kryeministrit kinez.

Hakerat kinezë kanë sulmuan sistemet kompjuterike të një prej gazetave më të mëdha dhe më të respektuara amerikane, The New York Times, duke thyer kode e duke duke vjedhur fjalëkalimet e profilit të lartë të gazetarëve dhe anëtarëve të tjerë të stafit. Sulmet kanë ndodhur gjatë katër muajve të fundit, fill pas një hetimi të gazetës mbi pasurinë e akumuluar nga të afërmit e kryeministrit kinez, Wen Jiabao.
Ekspertët thonë se sulmet nisnin nga tënjëjtët kompjuterë nga i njëjti universiteti që u përdorën nga ushtria kineze për të sulmuar kontraktorët ushtarakë të ShBA kohë më parë.
Koha e sulmeve përkoi me raportimin e Times, botuar online në 25 tetor, që të afërmit e Wen Jiabao, kryeministrit të Kinës, kishin grumbulluar një pasuri me vlerë disa miliardë dollarë. Sipas CNN, ky hetim zemëroi autoritetet kineze, të cilët u përgjigjën duke bllokuar qasjen në faqen e internetit Times në Kinë.
"Faqet e internetit anglisht dhe kinezçe të N.Y. Times vazhdojnë të jenë bllokuar në Kinë, sikurse dhe ato të Bloomberg News, që gjithashtu ka botuar një raport mbi interesat e biznesit të të afërmve të Xi Xhinping, i cili tani është udhëheqës i lartë i vendit", raporton Jethro Mullen i CNN.
Të njëjtat sulme janë bërë edhe kundër Wall Street Journal të enjten, që raportoi se sistemet e saj kompjuterike janë infiltruar nga hakerat kinezë.
E.A.
Add new comment