Kryeministri serb del i implikuar me mafian. Ai malazez dihet prej kohësh... Ku mbarojnë kufinjtë e mafias në Ballkan?

Postuar në 02 Shkurt, 2013 12:34

 Kryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me një prej eksponentëve kryesorë të botës serbe të krimit të quajtur Darko Sariç, një prej bosëve kryesorë ballkanas të  narkotikëve, prej kohësh në arrati nga drejtësia serbe dhe ato të disa vendeve perëndimore, njofton e përditshmja “Informer”, cituar nga Top Channel, sipas të cilës policia zotëron filmime të takimeve të ndryshme të kryera në vitin 2008 mes Daçiç dhe krahut të djathtë të Sariç. Opozita serbe ka kërkuar urgjent dorëheqjen e Daçiç, i cili mban dy poste në qeverinë serbe, ka qenë dhe ministër i Brendshëm edhe gjatë presidencës së Boris Tadiç, kohë gjatë së cilës i bie të jenë realizuar takimet e përfolura. Sariç thuhet se ka kapitale të mëdha financiare, një pjesë e të cilave është depozituar në Mal të Zi, me ndihmën e kryeministrit të shumëpërfolur, Milo Gjukanoviç. Gjithnjë e më shumë po flitet për një mafia ballkanike, dhe fijet duken të shtrira në krejt gadishullin.

A.E.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.