Censusi ka nxjerrë 164 mijë shqiptarë më pak?

Një tjetër goditje për besueshmërinë e Censusit, pas akuzave të klerikëve ortodoksë dhe atyre të minoritetit grek, vjen nga “People Moving”, një agjensi ndërkombëtare e specializuar për lëvizjet migratore dhe emigratore të popullsive të vendeve të botës. Duke krahasuar shifrat e nxjerra nga “People Moving” me ato të Censusit rezulton se INSTAT-i ka llogaritur në matjen e tij 164 mijë persona më pak. Studimi, i botuar sot te Shekulli, nxjerr se popullsia brenda kufinjve të Shqipërisë është 2.986.952 banorë, ndërkohë që të dhënat e Censusit e nxorën 2.821.977 banorë.
“People Moving” thekson se nëpër botë anembanë numërohen rreth 1.4 milionë emigrantë shqiptarë. Ndërsa Censusi 2011 nuk nxori të dhëna për emigrantët, raporti nxjerr se në shtetin grek janë rreth 676 mijë emigrantë, ndërsa në Itali jetojnë 522 mijë qytetarë shqiptarë. Ndërsa, shtete të tjera me popullsi shqiptare janë dhe Maqedonia me 91 mijë të tillë, SHBA-të me 83 mijë.
Gjithsesi, nëse Censusi 2011 është kaq i pasaktë, me 164000 qytetarë më pak, nga të cilët, sikur gjysma të jenë në moshë votimi, deformimi i trupës votuese do të ishte i ndjeshëm.
k.c.
Comments
Ndersa ne listat e votuesve
Ndersa ne listat e votuesve jane te regjistruar 3 milion e 200 mije zgjedhes. Deforimi i votimeve eshte i pranishem...
Numri i zgjedhesve eshte me i madh se numri i popullsise. Po femijet.
Keshtu qe duke ditur se ne votime nuk marin pjese me shune se 1 milion e gjysem zgjedhes, ka shume pune per Berishen per te votuar per ata qe mungojne diten e votimeve.
Add new comment