Raporti: Parlamenti, kush shau kë, kush shkeli çfarë, kush ishte, kush jo, e sa fantazma votuan!

“MJAFT” ka një traditë mjaft interesante, që jep statistika mbi jetën parlamentare.
Raporti i tremujorit të fundit konstaton se vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit 2012, janë kryer 23 shkelje të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Këtu në top-listë janë etika parlamentare (lexo: urrejtja për ‘tjetrin’) dhe votimi për kolegun (lexo: dashuria e paligjshme për ‘tëndin’), mos respektimi i kuorumit në mbledhjet e komisioneve parlamentare si dhe shkelja e nenit 50 ku përcaktohet e drejta e replikës dhe koha e diskutimit, njofton Shqip.
Sipas raportit, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli tëpaktën në pesë raste, ka atakuar verbalisht disa deputetëve mes të cilëve: Saimir Tahiri, Pandeli Majko, Valentina Leskaj, Ditmir Bushati dhe deputeti i FRD-së, Gazment Oketa.
Bie në sy rënia me 6% nga një vit më parë (3-mujori i fundit i 2011) e prezencës së deputetëve, bazuar në analizën e prezencës së deputetëve gjatë votimit të nismave ligjore nëpërmjet sistemit elektronik. (ka më pak halle për të zgjidhur, apo ia kanë “hequr vizën” Parlamentit për zgjidhje hallesh?).
Sipas raportit por gjatë kësaj periudhe është vënë re një shtim i rasteve, ku gjatë votimit të ligjeve votat e mazhorancës nuk e kalojnë numrin 70. Madje, projektligji “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar”, u votua me 68 vota pro”, thuhet në raport, çka është një shkelje e faktuar e Kushtetutës.
Ndërkohë në raport deputetët më aktiv gjatë sesionit të shtatë kanë rezultuar: Jozefina Topalli, Gramoz Ruçi, Astrit Patozi dhe Erjon Braçe. Ndërsa më pak aktiv dhe më pak prezentët janë: Dritan Prifti, Kastriot Islami,Gazmend Oketa dhe.... Sali Berisha (mjaft aktiv në FB).
k.c.
Për më shumë:
* Raporti, një botim periodik i Lëvizjes MJAFT! në kuadër të Projektit “Monitorimi Publik i Kuvendit të Shqipërisë për Garantimin e Përgjegjësisë Institucionale dhe Ligjore” u realizuar me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros).
Comments
Atij institucioni i duhet
<p>Atij institucioni i duhet nderruar emri, nga Kuvendi Kombetar ne Teatri Kombetar, jane mbledhur gjithe aktoret tragjikomike e japin shfaqje.</p><p>Nje perfaqesues i vertete duhet ta thote fjalen e tij jashte atij teatri kukullash, kush flet atje eshte marionete qe ben spektakel per publikun.</p>
Add new comment