Arkiv-Lajme
100-vjetori i taksës progresive në SHBA
100 vjet më parë, hyri në fuqi amendamenti i 16-të i Kushtetutës së SHBA-së, i cili vendosi për herë të parë në atë vend taksën federale mbi të ardhurat personale të shtetasve. Në të 100 vjetët e ekzistencës së saj, kjo taksë ka qenë vetëm progresive – në themel të saj është parimi “Kush fiton më pak, ka përqindje taksimi më të ulët se sa kush fiton më shumë”.
Ministrat dhe deputetët duan kobure (Kolegët na kanë kërkuar mbrojtje me armë - njofton Paloka)
Projektligji "Për armët", që merret në përgjithësi me kushtet për blerjen, mbajtjen, prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe municioneve brenda e jashtë territorit shqiptar, ka edhe një kapitull të vecantë lidhur me personat që kanë të drejtë të pajisen me autorizim për mbajtje arme zjarri nga Policia e Shtetit. Projektligji i ri përfshin tek kjo e drejtë edhe deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm zv/ministra, prefektë, kryetarë të qeverisjes vendore, gjyqtarë, etj,
Ka BE, por ka dhe Shanghai Five - thotë Erdogan. Dhe Franca njofton menjëherë se do heqë dorë prej vijës së ashpër
Rexhep Tajip Erdogan deri tani i ka mbetur besnik linjës së paraardhësve të tij: ai jo vetëm që e trashëgoi qëllimin e anëtarësimit të Turqisë në BE, por e nxiti gjithashtu për vite të tëra. Por tashmë, edhe Erdogan, edhe 66 për qind e popullit turk duken kundër vazhdimit të aplikimit të vendit të tyre për t'u pranuar në BE.
Beqja: Taksa jonë progresive si e Reganit dhe Theçerit; Saliu ishte sekretar i PPSH-së në kohën e tyre
Në një deklaratë të sotme për shtyp, Ilir Beqja, Sekretari i PS-së për Programin, iu kundërvu çaprashitjeve të Berishës rreth taksës së sheshtë dhe “taksës së Kolekës”, siç e ka etiketuar ai taksën progresive. Deklaratën e tij Beqja e mbylli me këtë silurë për Berishën: “Duket se Saliu, kur [qeveritë] Regan dhe Theçer, si qeveritë më të djathta në Amerikë dhe Angli, zbatonin një taksë progresive [si ajo që propozojmë ne], ishte tejet i zënë me punët e tij si sekretar i Partisë së Punës, ndaj vazhdon të llomotisë për taksën e sheshtë…”
Re.Pu.
Ta ketë gjetur komisioneri Fyle përgjigjen e pyetjes që postoi në mëngjes në Twitter?
“Erdha për të diskutuar çështjen më thelbësore të shtetit modern shqiptar - ç’duhet bërë për zgjedhjet që ato të mos kontestohen” - postoi në mëngjes në rrjetin social, Twitter, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.
Në mbrëmje, pas takimeve në Tiranë, u shpërnda edhe një deklaratë nga zyra e Komisionerit për Zgjerimin:
Ndodhemi në.. spital
"Gjatë një dite në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shikon ambiente të vjetra dhe të çrregullta. Bie në sy gjërat e hedhura sa andej këndej, telat e dritave të paizoluar, pacientë pa fund brenda dhe jashtë dyerve të spitalit.
Vetëm Sali Berisha mund t’i lëvizë malet (e gjeni vetë kush e ka thënë)
Kryetarja e Kuvendit gjatë udhëtimit për në Bullgari nuk ka nguruar të ndaloj në një cep të Rrugës së Kombit dhe bëj një fotografi për ta postuar në Facebook. Bashkëlidhur me fotografinë ajo ka bërë dhe një koment i cili në fakt është lloj falënderimi për kryeministrin Berisha.
Janë biznesmenë idiotë? Jo, janë klientë të qeverisë, të cilët nuk guxojnë as të ngrenë zërin - shkruan Nano
Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë, dhe njëherësh deputet i PD-së, u vetëpërfshi para ca ditësh në një karfosje të ashpër publike mes vajzës bujëmadhe të kryeministrit të vendit dhe biznesmenit pakistanez, Ansar dhe me këtë “sakrifikim të kotë të imazhit të vet publik”, Xhepa ka kapur në befasi të gjithë ata që e njohin dhe e çmojnë, përfshirë dhe autorin e këtij shkrimi – shkruan Mustafa Nano në artikullin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP.
A duhet fushata? 75 % e të anketuarve nga Kult thonë që e kanë ndarë mendjen cilën parti do votojnë
Ndër pikat e sondazhit të Fondacionit Kult Tetovë, të bëra me dije gjatë ditës së sotme në media, pika 4 është vërtet interesante. Pyetja në këtë pikë është: 4.Në qoftë se zhvillohen zgjedhjet sot, a do të votoni dhe a e keni ndarë mendjen se për cilën parti do të votoni? Përgjigjet janë si më poshtë:
Do të votoj dhe kam përcaktuar partinë 75%
Do të votoj, por ende nuk e kam përcaktuar partinë 7%
Nuk jam i sigurtë nëse do të votoj 3%
Nuk do të votoj 15%
Shif njëherë, mos e korrigjon pak shënjestrën o Blendi!
Nacionalizëm pa sens – e titullon Blendi Fevziu një shkrim botuar sot në të përditshmen Panorama lidhur me valën e fundit të nacio-deklarimeve politike në Tiranë. Po ku e kërkon më së shumti fajin për nacionalizmin pa sens dhe përhapjen e tij, autori? Bie lehtë në sy që i gjithë shkrimi i është drejtuar dy "djemve të rinj" që i kanë shkruar autorit në profilin e tij në FB. I tall paq dhe i ironizon këta dy djemtë për paqartësi në atë që realisht duan dhe e bën këtë në dy paragrafë të gjatë e të hollësishëm, ku i përmend madje edhe me emra, me moshë, me se merren etj.