A duhet fushata? 75 % e të anketuarve nga Kult thonë që e kanë ndarë mendjen cilën parti do votojnë

Ndër pikat e sondazhit të Fondacionit Kult Tetovë, të bëra me dije gjatë ditës së sotme në media, pika 4 është vërtet interesante. Pyetja në këtë pikë është: 4.Në qoftë se zhvillohen zgjedhjet sot, a do të votoni dhe a e keni ndarë mendjen se për cilën parti do të votoni? Përgjigjet janë si më poshtë:
Do të votoj dhe kam përcaktuar partinë 75%
Do të votoj, por ende nuk e kam përcaktuar partinë 7%
Nuk jam i sigurtë nëse do të votoj 3%
Nuk do të votoj 15%
Pika 5 ka të bëjë me preferencat në votim dhe pyetjes “Ju që keni përcaktuar partinë, a mund të na tregoni për cilën parti do të votoni” – të anketuarit i përgjigjen: PS 41.2% / PD 30.1% / AK 14.9% / FRD 4.1% /LSI 4.1% / Tjetër parti 1.4% / Nuk tregon 4.2%
Lidhur me kohën dhe metodologjinë e sondazhit Fondacioni Kult, Tetovë thotë: “Nga data 22-31 janar, zhvilluam sondazhin e dytë të opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit. Kampioni i sondazhit u përbë prej 1200 të intervistuarve dhe u përzgjodh në dy faza: 1) Me përzgjedhje të rastësishme u përcaktuan 100 qendra votimi të shpërndara në krejt vendin; 2) Për çdo qendër votimi u përzgjodhën rastësisht 12 shtetas të moshës madhore. Intervistat u kryen faqe-më-faqe në shtëpitë e të intervistuarve...” A.N.
Comments
Prisni kur te dale Gani Gopi
<p>Prisni kur te dale Gani Gopi e te degjoni cudira :)))</p>
Njerezit nuk durojne dot me
Njerezit nuk durojne dot me dhe mezi po presin te vijne zgjedhjet per te shfryre dufin e tyre... Boll jane bere 8 vjet fushate. Asnje fushate nuk ja nderron mendjen shqiptareve...
Add new comment