Vetëm Sali Berisha mund t’i lëvizë malet (e gjeni vetë kush e ka thënë)

Kryetarja e Kuvendit gjatë udhëtimit për në Bullgari nuk ka nguruar të ndaloj në një cep të Rrugës së Kombit dhe bëj një fotografi për ta postuar në Facebook. Bashkëlidhur me fotografinë ajo ka bërë dhe një koment i cili në fakt është lloj falënderimi për kryeministrin Berisha.
“Njëlloj mahnitem, si herën e parë kur kaloj nga rruga e kombit. Ky është bashkimi fizik me Kosovën. Dhe të mendosh se kjo rrugë, që lëvizi malet është bërë në një kohë rekord. Vetëm Kryeministri Berisha guxon e bën realitet projekte si kjo mrekulli, që i jep zhvillim edhe zonave më të braktisura të vendit, dhe bashkon kombin. Kujtoj se vetëm pak vite më parë kur shkoja për punë partie në Kukës duheshin 8 orë për të arritur. Sot, në më pak orë do të jem në Sofje, ku do të kem një vizitë zyrtare”, shkruan Topalli sipas faqes online të gazetës DITA, ku është botuar edhe fotografia bashkëngjitur. A.N.
Comments
kjo vjen menjehere pas
<p>kjo vjen menjehere pas rajmonda bulkut per inteligjence. kete nuk te vjen as ta komentosh. </p>
Sa vlere ka mendja jote
<p>Sa vlere ka mendja jote "brilante" do ta shohim kur te jesh ne opozite dhe zoti Brishaaa te kete marre ate qe i takon.</p>
Sa fyese do te ishte sikur
<p>Sa fyese do te ishte sikur ajo t'u drejtohej keshtu njerzve te ndershem dhe me nivel mendor jo poshte mesatares. Por ajo flet keshtu se eshte dikush qe i pranon te tilla fjale, dhe per fat te keq jane diku aty te 35% -eshi i popullates. ( Duhet te jete dhe pak injorante kjo ... perderisa publikon ate foto idiote)</p>
Add new comment