Ka BE, por ka dhe Shanghai Five - thotë Erdogan. Dhe Franca njofton menjëherë se do heqë dorë prej vijës së ashpër

Rexhep Tajip Erdogan deri tani i ka mbetur besnik linjës së paraardhësve të tij: ai jo vetëm që e trashëgoi qëllimin e anëtarësimit të Turqisë në BE, por e nxiti gjithashtu për vite të tëra. Por tashmë, edhe Erdogan, edhe 66 për qind e popullit turk duken kundër vazhdimit të aplikimit të vendit të tyre për t'u pranuar në BE.
Kryeministri turk tha në një intervistë televizive se ky element themelor i politikës së jashtme turke nuk është i domosdoshëm dhe tregoi për një drejtim të ri - raporton gjermania Deutsche Welle. Ai tha se i kishte kërkuar presidentit rus Vladimir Putin ta përfshinte vendit të tij në "Shanghai Five", një platformë bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak për Rusinë, Kinën dhe disa shtete të Azisë Qendrore. "Pas kësaj ne i themi lamtumirë BE-së," shtoi Erdogan, duke buzëqeshur. Pak ditë më vonë u bë e qartë se Erdogani nuk e kishte pasur me shaka. Ministria e Jashtme turke tha se Turqia do të kalojë nga statusi i saj aktual si "partner dialogu" i Organizatës së Shangait në statusin e "vëzhguesit".
Kritikët e Erdoganit në Turqi u alarmuan. "Nisur nga fryma kritike ndaj BE-së në Turqi kryeministri foli si njerëzit e thjeshtë pa e menduar në të gjithë "absurditetin" e vet ndryshimin nga BE-ja te "Shanghai Five" - shkruan kolumnisti Semih Idiz në "Hurriyet Daily News". "Në fjalët e Erdogan duket zhgënjimi i thellë dhe me pasoja të rëndësishme politike i turqve mbi qëndrimin refuzues të BE-së, thotë eksperti turk i politikës dhe njohës i Erdoganit Yavuz Baydar. Nisma e re e kryeministrit tregon zhgënjimin që Evropa e trajton një anëtar të G20 dhe numrin 16 të ekonomive më të forta në botë " si një vend të klasit të dytë dhe si një lebrozit", shkroi Baydar në "Huffington Post".
Por pak ditë pas deklaratave të Erdoganit në lidhje me përfshirjen e vendit të tij në "Shanghai Five" Franca, bllokuesja kryesore e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE sinjalizoi se do të heqë dorë prej vijës së ashpër të qëndrimit të saj - raporton DW gjermane. - A.N.
Comments
Po nuk ta paten friken ,

Po nuk ta paten friken , askush nuk te respekton

Udhë të mbarë dhe mos haro të

Udhë të mbarë dhe mos haro të na shkruash

Europa ja ka nevojen

Europa ja ka nevojen Turqise njelloj sic ja ka pasur nevojen NATO per 50 vjet. Qendrimi i saj ndaj Turqise reflekton emocionet populiste te elektoratit europian i cili nuk eshte ne lartesine e vlerave qe teorikisht duhej te perfaqesonte BE.

Gjithmone kam menduar se

Gjithmone kam menduar se Turqia i perket Azise....shko andej se sta ka njeri nevojen.

Dritani dhe nje here tregon

Dritani dhe nje here tregon se eshte grek i maskuar, gje qe e ka treguar ne çdo koment. Ushtari i janullatosit ose spiun i paguar.

Add new comment