Ministrat dhe deputetët duan kobure (Kolegët na kanë kërkuar mbrojtje me armë - njofton Paloka)

Projektligji "Për armët", që merret në përgjithësi me kushtet për blerjen, mbajtjen, prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe municioneve brenda e jashtë territorit shqiptar, ka edhe një kapitull të vecantë lidhur me personat që kanë të drejtë të pajisen me autorizim për mbajtje arme zjarri nga Policia e Shtetit. Projektligji i ri përfshin tek kjo e drejtë edhe deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm zv/ministra, prefektë, kryetarë të qeverisjes vendore, gjyqtarë, etj,
Opozita ka shprehur habi në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve në Kuvend për këtë kapitull. "Partia Socialiste u pozicionua kundër projektligjit të qeverisë për armët e zjarrit, i cili parashikon armatosjen e ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, gjyqtarëve, prefektëve, kryeprokurorit, biznesmenëve etj. Socialisti Fatmir Xhafaj vlerësoi si të panevojshëm armatosjen e deputetëve dhe ministrave" - njofton agjensia e lajmeve BalkanWeb.
Për të mbrojtur draftin në komision ishte zv/ministri i Brendshëm, Arben Ristani. Mbrojtja e tij? Theksoi se drafti në fjalë ka qëllim "përafrimin me direktivat e BE-së". Krah tij doli deputeti demokrats Edi Paloka. "Ai theksoi se pretendimet e PS janë të pabaza në një kohë që zyrtarët dhe policë po vriten. Kemi pasur kolegë që kanë kërkuar mbrojtje me armë", - citon Palokën BW. - A.N.
Comments
Çfarë kafshësh me fytyrë

Çfarë kafshësh me fytyrë njeriu me preteksin për të bërë teror thuajse po u paisën me armë e krijuan asfaljen po për popullin e thjeshtë me se do mbrohen a po mos vallë dhe populli duhet të paiset me armë .Siguria fitohet vetëm duke respektuar saktësisht ligjin një gjë të tillë ju të babëzitur për pushtet nuk doni tja dini

" Ku s'ka me dialog, fillon

" Ku s'ka me dialog, fillon dhuna", ka thene Sokrati i nderuar.

Miratoni nje Ligj per armatosjen e te gjithe popullates, te jemi te barabarte, te mos i trembemi njeri tjetrit...se ne fund te fundit shumicen te armatosur e kemi po jo te ligjeruar.

Socialistet nuk duan armë,

Socialistet nuk duan armë, sepse pervehte ata nuk jane mustaqedhi.

E ka thëne Sali Protopapa; "pushka do mu-sta-qe"!:)

Add new comment