Arkiv-Lajme
Dy aspekte që habisin analistët për fenomenin Berluskoni
Mungojnë vetëm dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 24 shkurtit nw Itali. Sipas sondazheve të shumta që pothuajse po zhvillohen përditë, aleanca e majtë e drejtuar nga Pierluigi Bersani është në avantazh me një diferencë relativisht të thellë (5-8%) mbi kundërshtarin më të afërt, të pavdekshmin Silvio Berlusconi. Me një fushatë elektorale të karakterizuar nga serioziteti, qetësia dhe në përgjithësi tonet e ulëta, Bersani synon të krijojë një imazh qartësisht ndryshe nga epopeja iluzioniste e Don Zhuanit plak. Por e majta italiane vazhdon të vuajë nga të metat e saj tashmë gjenetike.
Banka e Shqipërisë: 2013-ta, një vit i vështirë për ekonominë
Banka e Shqipërisë ka publikuar sot raportin e politikës monetare, në të cilin bëhet me dije se viti 2013 do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare.
Në raport theksohet se, “Gjatë këtij viti, konsumi do jetë në nivele të ulëta”, ndërsa pritet të “ngadalësohen investimet private”.
BSH thotë në raportin e saj se, “ Qytetarët dhe bizneset ndjehen të pasigurt për të ardhmen”.
“Gjatë 2013, pritet ecuri e ngadaltë e ekonomisë. Do të ketë kushte më të shtrënguara të financimit nga bankat”, theksohet në raport.
Re.Pu.
Shënim: Krisja e parë e Berishës me Amerikën erdhi pas një vendimi gjykate…
“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011...Verdikti i gjykatës ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente,” thuhej në deklaratën e djeshme të ambasadës amerikane në Tiranë.
Si reagoi media pas vendimit gjyqësor mbi 21 janarin?
Titujt në faqet e para të shtypit pas ngjarjesh të rëndësishme, siç ishte ajo e djeshmja, nxjerrin më qartë se kurrë qëndrimet e tyre editoriale. Gazeta Shqiptare hapej me titullin “SHBA: U tronditëm”. Mapo, në kornizën e kreut, të shoqëruar me foton e gjyqtarit Besnik Hoxha, shkruante: “Pafajësi për 21 janarin, ja tre argumentat e gjykatës për gardistët”. E përditshmja Dita, që është shndërruar në fare pak kohë në një nga gazetat më të lexuara e është vënë në pararojë të medias luftarake opozitare, kish dalë me titull shumë të fortë.
Qytetarët duan drejtësinë dhe të vërtetën - thotë Totozani i pyetur nga mediat e Shkodrës për 21 janarin
“Nuk shprehemi mbi vendimet e gjykatës, jemi të interesuar të vendoset drejtësi, të dalë e vërteta. Ka pasur 4 të vrarë, familjarët e viktimave, të afërm të tyre, qytetarët, ne të gjithë duam të dimë kush është përgjegjësi apo përgjegjësit…”
Ky ka qenë komenti i Avokatit të Popullit Igli Totozani, i pyetur nga gazetarët sot gjatë një takimi në Shkodër mbi vendimin e gjykatës për 21 janarin. Totozani ndodhet në qytetin verior në kuadrin e takimeve në Zyrën Rajonale të AP në këtë qytet dhe eshte pyetur mbi kete ceshtje nga mediat lokale. A.N.
Prokuroria la shtigje, Gjykata iu shmang thelbit - thotë ish-kryeprokurori për vendimin mbi 21 janarin
Ish-Prokurori i Pergjithshem Arben Rakipi ka komentuar në linje telefonike për Top Channel vendimin e djeshem per 21 janarin. Edhe prokuroria edhe gjykata i jane shmangur thelbit te ceshtjes, - eshte mendimi i tij.
Gjykata kritikon qëndrimin e Ambasadës Amerikane (dhe flet në emër të Prokurorisë!)
Në një reagim të paprecedentë Gjykata e Tiranës i ka cilësuar reagimet pas dhënies së vendimit për pafajësinë e dy të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit si ndërhyrje me komente para zbardhjes së vendimit.
Berisha nuk e ka adet t’i komentojë krimet e tij - thotë Qosja dhe shton për gjyqin e 21 janarit: Mendje katërkëmbëshe që gënjen poshtër
Akademiku Rexhep Qosja komenton vendimin e djeshëm të gjykatës për të akuzuarit e “21 janarit”. Në një intervistë tjeter botuar sot në të përditshmen "Gazeta Shqiptare", Qosja thotë: “Shpalljen të pafajshëm të vrasësve të katër protestuesve në protestën e 21 janarit prej Gardës Kombëtare e përjetova si vrasje të tyre të dytë, po aq kriminale sa vrasja e tyre e parë. Ky vendim i Gjykatës së Tiranës tregon qartë se gjyqësori shqiptar është gjyqësor stalinist, i cili mendon, gjykon dhe burgos siç mendohej, gjykohej e burgosej në gjyqet staliniste”.
Guximin e atij që dha këtë vendim nuk e gjej as te kurajoja e atyre që vranë - thotë gazetari që publikoi videon e vrasjes së Ziver Veizit
Artan Hoxha, gazetari që publikoi filmimet e vrasjes së Ziver Veizit dhe hodhi poshtë skenarin e parë të përhapur publikisht nga Berisha pas vrasjeve (atë të “vrasjeve të protestuesve të opozitës nga vetë nga opozita”) ka dhënë një intervistë sot në të përditshmen DITA (në foto, kopertina e sotme e kësaj gazete) lidhur me vendimin e djeshëm të gjykatës për 21 janarin, ku ndër të tjera thotë: “Nisur nga eksperienca e deritanishme, në asnjë rast ku është përfshirë Sali Berisha, drejtësia nuk ka mundur dot të zbardh ngjarjet.
U dha mesazhi se kushdo që vret në emër të Berishës ka imunitet - thotë Ilva Tare mbi vendimin për 21 janarin
U dha mesazhi se kushdo që vret në emër të Berishës ka imunitet – thotë gazetarja e njohur Ilva Tare lidhur me vendimin e djeshëm të gjykatës që liroi Prendin e Llupon. (në foto gjatë një interviste me ambasadorin amerikan në Tiranë, Arvizu)