Prokuroria la shtigje, Gjykata iu shmang thelbit - thotë ish-kryeprokurori për vendimin mbi 21 janarin

Postuar në 08 Shkurt, 2013 03:49

Ish-Prokurori i Pergjithshem Arben Rakipi  ka komentuar në linje telefonike për Top Channel vendimin e djeshem per 21 janarin. Edhe prokuroria edhe gjykata i jane shmangur thelbit te ceshtjes, - eshte mendimi i tij.

Per menyren si e ka ngritur akuzen Prokuroria, thote: “Unë e kam pritur prej kohësh këtë vendim dhe kam qenë kretësisht i ndërgjegjshëm që në castin që është ngritur kjo lloj akuze që është paraqitur para gjykatës, se përfundimi do të ishte ky që është. Lidhur me akuzën kam parasysh ligjin, - thote Rakipi dhe sqaron se me kete ka parasysh faktin cilët "jane lene jashtë kësaj cështje". "Nuk besoj se e kanë trajtuar problemin në tërësi, dhe kjo la shteg për një vendim të tillë” - thote ai per prokuroret.
Por Rakipi sheh të gabuar edhe përdorimin e analogjisë nga gjykata në vendimin që dha, me një vendim të Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e një protestuesi nga një polic gjatë një proteste në Xhenova të Italisë në 2001. “Analogjia nuk zbatoeht në procedurën penale, rrethanat e faktit janë krejt tjera dhe nuk mund të hiqen paralele. Gjithësesi thelbi i vendimit të Strasburgut dhe ajo cka duhej trajtuar për 21 Janarin është fakti nëse organet e rendit kanë qenë të kërcënuara për jetën apo jo, për rrjedhojë ishin apo jo të lejuara për përdorjen e armëve të zjarrit. Ky është thelbi i cështjes dhe jashtë këtij konteksti nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Është kategorikisht të japësh shpjegim tjetër përvecse nëse organet e rendit kanë qenë të kërcënuara për jetën në castin kur kanë përdorur armët e zjarrit? Kaq!”. A.N.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Un e kam ndjeke imtesisht ne shtypin shqiptar, pozite dhe opozite, ngatrresen e 21 janarit. Kam shkarkue nji numer te madh fotografishe, te cilat vertetojne plotesisht se policia shqiptare ka mbajte nji qendrim shume korrekt dhe mbrojtes ndaj demostruesve sulmues.

Per rastin konkret te vrasjes tek dera e mbrapme e kryeministrise, per te cilen bahet gjygji, nuk mund te jap asnji mendim, per shak se nuk kam te dhanat e mjaftueshme.

Por per shkakun e dhunes se demostruesve ndaj policise, un personalisht kam formue bindjen e plote se nxitsi ka qene Edi Rama&CO. Un nuk jam qe te drejtoje qeverine Sali Berisha, por as nuk jam per heqjen e tij me revolucione dhe dhune antiligjore. Ne qoftese ka pase vjedhje votash nga magjoranca, kjo nuk e justifikon aspak marrjen e pushtetit me dhune. Marrja e pushtetit me dhune asht ba ne kohen e Leninit. Sot keto metoda nuk pranohen.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Polica qendrim korekt, por jo profesional. Policia u terhoq qe turma te perballej me garden, e patrajnuar per menaxhim protestash, dhe te mundesoheshin vrasjet. Policia duhej te permbante protesten kurse Garda te kundervepronte vetem ns verehej sulm me arme ndaj institucionit (si ne 1998). Natyrisht garda nderhyn e vetme kur sulmohet institucioni ns mungon policia.

Nuk jam absolutisht dakort me marrjen e pushtet me dhune, por pavaresisht moralit qe kemi ne te dy, realiteti ka treguar qe regjimet qe nuk bejne te mundur revolucionet, progresin a reformat paqesore,  ja hapin rrugen permbysjeve te dhunshme. Dhe ky eshte realitet sidomos i sotem, jo vetem i kohes se Leninit.

Kurse puci i Leninit u be ne situaten e nje lufte boterore mes fuqive  d e m o k r a t i k e evropiane, te cilat kishin interesin e vet qe Rusia te shembej e te dilte jashte loje. Jo me kot gjermanet mundesuan ardhjen e Leninit me tren te blinduar kurse Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik te vitit 1919 nga 335 anetare qe kishte gjithesej , 297  qene ish-emigrante te pertej Atlantikut me fonde dhe ide revolucionare.  Keto fakte paraqiten bollshem ne te gjitha dokumentet e perfaqesive diplomatike perendimore si dhe ne raportet e sherbimeve sekrete te asaj kohe.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Artur

Kohnat kan ndryshue shume. Sot jetojme ne nji epoke krejte tjeter. Nuk duhet te mbeshtesim kethmin mbrapa. Keshtu mendoj un.

Submitted by Stefan H (not verified) on

More Paul , gjyqi u be per vrasje te 4 njereze te pafajshem,  dhe kur nuk ke se cfare te thuash per kete, me mire mos shkruaj fare, merru me punet e shtepise.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Cfare eshte ai budalla qe beson dhe propagandon se pushteti merret duke perdorur gure dhe shkopinj? Kaq poshte kini rene ne llogjiken tuaj? Pastaj, cili eshte ai politikan shqiptar ( pervec Sali berishes ) qe beson se edhe po ta marre pushtetin me dhune, do ia njohe bota? Nje pyetje madhore shtrohet: Cfare duhet bere me ate qeveri qe perdor pushtetin ( parate, median, policine dhe bandat e armatosura )  per te penguar 70 per qind te popullit te kete qeverine e vet? Ky eshte thelbi dhe jo perrallat me Lenin e ku di une. Po te ishte ashtu si thote Dedeskini, atehere jane te gabuara edhe revolucionet ne Lindje, te cilat mbeshteten, nxiten dhe financohen nga Perendimi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.