Gjykata kritikon qëndrimin e Ambasadës Amerikane (dhe flet në emër të Prokurorisë!)

Në një reagim të paprecedentë Gjykata e Tiranës i ka cilësuar reagimet pas dhënies së vendimit për pafajësinë e dy të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit si ndërhyrje me komente para zbardhjes së vendimit.
“Deklarata e Ambasadës Amerikane është shqetësuese dhe ndërhyrje në proces. Ambasada Amerikane po ndërhyn përmes komenteve në një çështje që ende nuk është mbyllur”, thuhet në deklaratë sipas televizionit TCH.
"Më tej, gjykata “i ngec topin” Prokurorisë duke deklaruar se tashmë cështja është në dorë të kësaj të fundit, duke nënkuptuar këtu apelimin e vendimit. Pas zbardhjes së vendimit të gjykatës, thuhet në deklaratë, është në dorë të prokurorisë që të vendosë për hapat e mëtejshme ligjore. “Komentet e Ambasadës Amerikane mbi vendimin e gjykatës, mbërrijnë në një kohë kur nuk dihet qendrimi i prokurorisë”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Tiranës - raporton TCH.
Faqet online te mediave raportojne gjithashtu se Kryediplomati amerikan në Tiranë ka vizituar sot Prokurorinë e Përgjithshme, ku eshte takuar me kryeprokurorin Adriatik Llalla. A.N.
Comments
Deklarata e ambasades para

Deklarata e ambasades para mbylljes se procesit dhe zbardhjes se aresyetimit te vendimit eshte thjesht nje gafe qe nuk mund te ndodhe askund .... si ka mundesi qe nuk u burgos polici ambasades kur vrau dike qe ju var tek muri para ca vitesh ?????

Apo presupozohet qe ambasada ka status me te rendesishem se kryeministria ???

Per shume arsye ambasadori

Per shume arsye ambasadori amerikan nuk ka kurrfare te drejte te komentoje nji vendim te gjykates shqiptare.

Gjykata shqiptare asht dhe duhet te mbesin e pamvarun nga politika dhe nga ambasadat.

Ambasadori amerikan ka te drejte (ne mos edhe detyre si shtet mik qe asht USA) te jape mendimin e vet per KORRUPSIONIN e sistemit juridik dhe te vete qeverise shqiptare.

ik ore idot, a i kerkuam

ik ore idot, a i kerkuam ndihme per ekspertize ambasadet amerikane ne?? a doli na FBI qe tre nga kater te vraret ishin vrare nga armet e gardes? kur gjykata thote qe nuk ka asnje prove do te thote qe FBI ja fuska kot dhe eshte e pa afte

Dritan dhe paul tedeschini,

Dritan dhe paul tedeschini, ju lutem me shume miresjellje te shkoni dhe komente te tilla prej injorantesh te thekur t'i beni te faqja e Klanit ose gazetes 55 dhe jo ketu. Faleminderit!

Më fal Andon. Mendoj se është

Më fal Andon. Mendoj se është më mirë të debatosh me ata. Nuk besoj se janë injorantë. Pastaj ti kërkon ti mbyllësh gojën. Këtë demokraci predikon ti?

Andon je prototip komunisti.

Andon je prototip komunisti. Po nuk te pelqeu ajo qe thone te tjeret, nuk do t'i degjosh, po do t'i censurosh. Ne qofte se ke argumenta me te mira se Dritani dhe Paul, atehere shkruaji. Se ku shkruajne ata eshte zgjedhja e tyre. Une do te te sugjeroja ty te shkruash tek 55 apo Klani ne menyre qe edhe atje te mos i bihet fyellit ne nje vrime. O zot kur do mesojne shqiptaret demokracine.

Po ti kush je , o "Andon

Po ti kush je , o "Andon Nuriu", qe gjykon te tjeret. Komentet e Dritanit dhe Paul Tedeskinit jane komente serioze dhe intelektuale, pavaresisht se nuk shkojne pas deshires tuaj. A po jeni nga ata hipokritet qe dje thoshnit: SHBA eshte xhandari nderkombetar, kurse sot na shtireni si dashamires???!!!! Ju doni Putinin, e keni ne zemer.

z. Nuriu nevoja per te

z. Nuriu nevoja per te ofenduar dike qe nuk mendon si ju tregon se ju duhet te ndryshoni profesion .... deputet mbase eshte shume per nje anonim si ju por mbase mund ta fillosh karrieren me nder prane organizates baze se zones ku banoni

Vazhdoj te mos kuptoj cfare

Vazhdoj te mos kuptoj cfare do te ndodhte nese ambasadori jone do te komentonte ndonje vendim te ndonje gjykate amerikane???

EDHE SHOKU ENVER E DENON

EDHE SHOKU ENVER E DENON VEPRIMIN E AMBASADES AMERIKANE...

"...perqafomani ate Sali Berishennn....na doli djale i mireee....telef e beri Ameriken...telef e beri popullin...ma ka kaluar edhe mua, se i vret njerezit fukarenj me duar ne xhep pa gjigj...e mor te lumte Sali...per pal harrova...perfaqfomani edhe ate gjigjtarin e Shkodres qe dha vendimin e gjigijit..."

Ju te nderuar, qe shpreheni

Ju te nderuar, qe shpreheni kunder vendimit te gjykates per krimin e 21 janarit, duhet te bshkoni me tej ne analizen tuaj: kthimi i Sali Berishes ne vitin 2005 ishte si nje termet apo nje epidemi qe perseritet. PD me SB vetem kete perfundim do te kishin ne "drejtesine" e tyre. Ata e kane kapur Shqiperine per fyti dhe me bandat e tyre jane gati te perserisin vitin 1997 pa ju dridhur qerpiku. Keshtu erdhi mender-demokracia te ne dhe keshtu do te vijoje, pasi fara e te keqes eshte mbjelle dhe nuk shkulet kollaj.

Per te gjithe ju qe me keni

Per te gjithe ju qe me keni cilesuar si komunist dhe anti-demokrat: Nuk mund te rri e te debatoj me njerez qe edhe pasi kane pare 4 vete te vriten barbarisht dhe gjykata t'i leshoje pa te keq, pasi KM doli dje dhe si nje vrases nuk pranoi te fliste per vendimin kur u pyet nga gazetaret por u morr me bujqesine dhe arroret, shkruajne komente kunder ambasades amerikane qe s'paska te drejte te komentoje vendimet skandaloze dhe komuniste te gjykatave shqiptare. Komunisti nuk jam une, por ai K M qe drejton Shqiperine sot dhe liroi vrasesit nga burgu ( me demshperblim meqe vrane dhe u lodhen ne arrest shtepie).

Pak rëndësi nëse ambasada

Pak rëndësi nëse ambasada amerikane ka të drejtë apo jo të thotë të vërtetën. Rëndësi ka që Amerika e ka vendosur Berishën në një shportë me Lukashenkon dhe Alievin dhe do të mbështesë rrëzimin e Berishës, dhe kjo ju djeg të gjithë Berishistëve të Shqipërisë sepse nuk kanë çfarë të bëjnë.

Komentoni sa të doni, jeni të lirë të mbështesni terrorizmin shtetëror.

Je i sigurte qe e kane futur

Je i sigurte qe e kane futur Berishen ne ate liste? Akoma nuk kemi ndonje koment si per Gedaf&Co per te cilet amerikanet kane qene me te qarte ne te shprehur. Plus Arvizu dallohet qe eshte nje ambasador medioker (flet me burra shteti dhe yje ne ngjitje, ke pare dicka te tille te ndodhe gjetke? per te mos thene per kafet me Lulin tek blloku) dhe nuk di te te them se si duhen interpretuar ato qe ai thote.

Berisha ka treguar qe per te bere lemshe ne Shqiperi e periferi per interes te tijin eshte i zoti. Eshte edhe me i zoti se Rama ne shume drejtime te tjera te ndyra (por qe jane ato drejtime qe kane rendesi ne politike). Rama nuk di te bej shoke, as ne parti nuk ka shoke! Shiko Meten, eshte i lidhur me te tere klanin komunist shqiptar pa limitim ne Shqiperi, dmth edhe ne Maqedoni, edhe ne Kosove, edhe ne Zvicer, nepermjet mesuesve te vjeter te enverizimit si Koco Dane etj... Ku eshte Edi ne kete nivel? Edi akoma nuk e ka te qarte vete se ku qendron. Eshte i djathte apo i majte apo ndonje miks i tyre? Akoma nuk ka politika te qarta. Askush nuk e beson per cfare premton keto dite. As qe prek tema shume te rendesishme si drejtesia dhe korrupsioni (a e beson njeri ne PS qe Edi ka te pakten deshire qe te hetohet ndonje prej miqve biznesmen te Sales, le te themi sa per shembull Sandri?). As qe s'ia ka haberit taksave dhe vazhdon te lejoje njerez te paafte ne PS te merren me keto tema delikate e teknike (ti qe jeton ne France e di shume mire qe ka taksa nga me te ndryshmet dhe taksa mbi te ardhurat nuk eshte e njejta gje me taksen mbi pagen). Premton traplliqe mbi TVSH-ne.

Per aq kohe sa Rama tregon mungese aftesishe si dhe mungese bindjeje, nuk me duket aq e sigurte fitorja e tij ne qershor. Qe Sala ka per te thyer qafen kete e shoh shume te mundshme por jo prej votes se 23 qershorit por prej marrezise se tij.

Qe te bindemi ku qendron Rama, le ta ftoje ndonjeri prej ketyre gazetareve anti-berishiane qe te shprehet per nismat e tija kunder familjes Berisha dhe pasurise se akumuluar prej tyre ne keto vite, menjehere pas qershorit nqs fiton! Dhe ke per te pare versionin Topi te Rames: vetem heshjte do te degjosh dhe as twitter s'ke per te pare me!

Ciao!

Add new comment