Shënim: Krisja e parë e Berishës me Amerikën erdhi pas një vendimi gjykate…

Postuar në 08 Shkurt, 2013 07:02

“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011...Verdikti i gjykatës ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente,” thuhej në deklaratën e djeshme të ambasadës amerikane në Tiranë.

Fjalë të rënda këto!  Të bëjnë të ndjehesh sikur jetojmë në një provincë periferike të Romës së Lashtë, ku Prokonsulli ndërhynte për zgjidhjen e sherreve të fiseve lokale.  Dhe fatkeqsisht, kjo nuk është hera e parë që një diplomati amerikan i duhet të prononcohet kaq hapur për ngatërresat shqiptare me strumbullar Berishën.

Kështu, në vitin 1995, në një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-së, Berisha premtoi se do respektonte pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Arsyeja pse iu kërkua ky premtim ishte sepse Gjykata e Lartë shqiptare po përgatitej të lironte minoritarët grekë që ishin arrestuar për incidentin e postës kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër.  Por ç’bëri Berisha sapo u kthye në Tiranë? Shkarkoi Kryetarin e Gjykatës së Lartë!  Dhe për këtë, atij iu dha e para shuplakë nga qarqet diplomatike të Uashingtonit. (10 vjet më vonë Berisha do të pranonte publikisht në emisionin e B. Fevziut se kishte gabuar me çështjen e minoritarëve!).

Dhe më pas dihet qëndrimi ameriakn ndaj Berishës. Në mes të vitit 1996, pasi PD-ja fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 90% (!), administrata amerikane i kërkoi publikisht Berishës që të anulonte zgjedhjet në 40 zona zgjedhore.  Pra, i kërkoi që të përsëriteshin zgjedhjet në aq zona sa të mos cënohej fitorja e së djathtës.  Dhe si u përgjigj Berisha?  Sipas tij, zgjedhjet ishin mbajtur në mënyrë shembullore dhe mund të përsëriteshin vetëm në pak zona.  Pas asaj përgjigje, ai mori shuplakën e dytë nga qarqet diplomatike të Uashingtonit. Një shuplakë që i hapi rrugën rrëzimit të tij pas një viti…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

A do te kete ndonje  shuplake qe ta lere nokdaun?Kete jemi te lumtur te dime ne shumica e popullit.

Submitted by altini (not verified) on

Se kush i jep te drejten nje ambasadori te beje deklarata te tilla publike, e perseris publike, nje zot e di. Edhe sikur de jure te ishim protektorat i SHBA dhe prape nje gje e tille do te ishte e tepert.

Submitted by aqif_kopertoni (not verified) on

E drejta persa kohe ky vend nuk eshte aspak i pavarur, pasi qekur e ka marre Berisha, kjo pavarsi eshte ne buze te gremines, si nga ana gjeopolitike mes fqinjeve, edhe nga ana e borxheve(kujto Zogun).  Ndaj edhe Saliu hidhet ne qafe te kujtdo qe i le atij pushtet, se eshte i pavarur, vec ben kercenime destabilizim rajoni me nacionalizmat e tij banale.

Submitted by Dritan (not verified) on

Kush ia jep te drejten Berishes per te vrare qytetare te pafajeshem???

Submitted by f d (not verified) on

Ky njeri , bir njeriu , nuk ka ' demon' brenda vetes...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.