Berisha nuk e ka adet t’i komentojë krimet e tij - thotë Qosja dhe shton për gjyqin e 21 janarit: Mendje katërkëmbëshe që gënjen poshtër

Postuar në 08 Shkurt, 2013 02:42

Akademiku Rexhep Qosja komenton vendimin e djeshëm të gjykatës për të akuzuarit e “21 janarit”. Në një intervistë tjeter botuar sot në të përditshmen "Gazeta Shqiptare", Qosja thotë: “Shpalljen të pafajshëm të vrasësve të katër protestuesve në protestën e 21 janarit prej Gardës Kombëtare e përjetova si vrasje të tyre të dytë, po aq kriminale sa vrasja e tyre e parë. Ky vendim i Gjykatës së Tiranës tregon qartë se gjyqësori shqiptar është gjyqësor stalinist, i cili mendon, gjykon dhe burgos siç mendohej, gjykohej e burgosej në gjyqet staliniste”.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e prerë të Berishës për të mos komentuar vendimin, Qosja shprehet: “Kryeministri i Shqipërisë nuk e ka adet t’i komentojë krimet e tij: Nuk i ka komentuar dhe nuk i komenton në asnjë fushë të jetës kombëtare”.

Qosja bën krahasimin mes ngjarjeve të 21 janarit 2011 dhe  një rasti të ngjashëm në Prishtinë, kur policia nuk i rrezikoi protestuesit, as kur hynë në oborrin e qeverisë.

“ E dëgjuat ç’tha gjykatësi? Garda Kombëtare, tha ai, ka mbrojtur qeverinë! Qeverinë që s’e rrezikonte kush? E dëgjuat çka tha një avokat? Gjykata jonë, tha ai, mori vendim në nivelin e vendimeve për çështje të njëjta të gjykatave evropiane! Kjo mendje katërkëmbëshe gënjen poshtër. Gardistët evropianë nuk i vrasin protestuesit as kur hyjnë në ndërtesën e qeverisë, e lëre më kur protestojnë rreth saj. Shembuj të tillë po shohim përditë në Evropë, por para një kohe edhe në Prishtinë. Policia kosovare nuk i rrezikoi protestuesit as kur hynë në oborrin e qeverisë”. A.N.

Comments

Submitted by shefqti (not verified) on

<p>kur flt Qosiqi esht e njeta siku pordhi kali ne der te hanit&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.