Fresk Ilir Metës…

Në qoftë se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Fryma e Re Demokratike, ashtu si edhe parashikohet nga të gjitha shenjat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta, do të krijojnë së bashku një Pol elektoral të Qendrës, atëherë do të kemi një ndryshim të rëndësishëm në spektrin politik shqiptar – shkruan gazetari Artur Zheji në një opinion të botuar nga e përditshmja Panorama. I quan votat e LSI-së "të kolauduara" dhe pastaj flet gjatë në disa paragrafë për Ilir Metën dhe ata që… i bëjnë "fresk të paparë" atij.
Shkruan pra, Zheji: "Ilir Meta, pavarësisht shumë komenteve shpesh jodashamirëse, këtë paradiktaturë elektorale vendosur nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste përmes ndryshimeve kushtetuese dhe Kodit të ri Elektoral, e theu njëherë e mirë në sprovën elektorale 2009. Aq e vërtetë është kjo, saqë të dyja forcat politike, tanimë dy dinozaurë të tranzicionit, të mbijetuarit politik të zgjedhjeve dramatike të vitit 2009, Ilir Metës pra, i bëjnë një “fresk” të paparë. Sepse Ilir Meta ose të jep fitoren, ose të shkakton humbjen… Tanimë jo vetëm votat e kolauduara të Ilir Metës, por edhe votues të djathtë apo votues të “segmentit” gri, që do të tërhiqen nga Bamir Topi, do të çojnë detyrimisht ujë në mullirin politik të Qendrës, që shndërrohet kësisoj në një Pol të Tretë…. Deri më tash Meta është më i qartë në paqartësinë e tij të qëllimshme…" A.N.
Më shumë:
http://www.panorama.com.al/2013/02/06/mesi-i-arte-dhe-frika-nga-mesi-i-arte/#ixzz2KChmeDi0
Foto:
Kryetari i LSI Ilir Meta dhe Artur Zheji, gjate protestes "Berisha Ik", ne bulevardin Deshmoret e Kombit, me rastin e nje vjetorit te tragjedise se Gerdecit, mars 2009
Comments
Freskorja..

Freskorja..

Spo e ze gjumi Zhejin sesi do

Spo e ze gjumi Zhejin sesi do ti veje halli hajdutave te LSIse... Ska far i gjori, beri ca karriere si drejtor i ATSH edhe se shau Salen derisa u ngjir. Por Zheji nuk e kupton se LSI eshte kufome poltike dje dhi e semure e zgjebosur qe kerkush nuk e merr ne stan(koalicion). Kush merr LSI ne kolacion,, merr me vehte hajduterine dhe nje kosto politike te madhe dmth nje minus galopant. Nuk mendoj se Topi dhe FRD do bejne gabimin fatal te kokeboshit Edi Rama qe shkoi ne gjirin e Lalzit per te takuar kapobanden e hajdutve te LSI

ky do me u be

ky do me u be depuputet.

Likja i ka thene ok, do te beje vllai ty deputet.

Do jesh i pari ne liste do jesh.

Do konkurosh ne...................

ne................................ ne kukes do konkurosh.

"Te jep fitoren ose

"Te jep fitoren ose humbjen".....

Po, por kjo eshte shume e thjeshte, Edhe Efialti ate beri "Fitore ose humbje". Nuk duhet fare filozofi per te spjeguar se po te te biesh me pellembe surratit, ky i fundit do te te dhembe. Sa me e forte te jete pellemba o Zheji, aq me e forte eshte dhembja, edhe sa me e madhe te jete tradhetita aq me e frikshme behte afersia midis humbjes dhe fitores. Edhe Iliri yt! E perse e beri Efialti tradheticken e "vogel"? Po ja Efialti e beri per integrimin e qytet-shteteve greke ne Azi. Iliri yt e beri per integrimin e Shqiperise ne Nevojtrope. Jane ca gjera matematikore qe nuk kane nevoje per spjegime banale.

censuruar

censuruar

Me thënë të drejtën është

Me thënë të drejtën është Zheji që i bën fresk Metës, të cilit Artyri (me y dhe jo u) ynë, me mjekër intelektuale dhe xhaketa të rafinuara radical-chic, i detyrohet goxha nga pozicionet e tij publike. Me dëshirën për t’u paraqitur racionalistë të kulluar, këta njerëz harrojnë jo vetëm të kritikojnë një fenomen si Meta, por harrojnë edhe që njerëzit s’janë të zhdërvjelltësuar në sahanlëpirje si ata. Shikoni foton se ResPublica kot s’e ka venë. Ishin kohërat revolucionare, kohërat e angazhimit civil, kohërat kur Zhejin sapo e kishin fluturuar jashtë të djathët nga televizioni. Atëherë Zheji zbriste shesheve kundër Sali Gërdecit sëbashku me Metën. Por ç’ndodhi? Ndodhi që kur ky i fundit e ndihmoi Berishën të qëndronte në pushtet, po i njëjti Zhej nisi të mbronte Sali 21janarin. Zheji vetë madje sakrifikoi shumë sepse fillimisht u bë drejtor i ATSH-së, e pastaj u afrua me grupet e mediave pranë qeverisë, media të njohura për fonde jo pak të majme. Gjithshka falë Metës, ndaj Zheji duhet që Ilirit t’ia lajë këmbët dhe pastaj t’i pijë ujin e govatës. Llogorja për këta njerëz është Llogara, e hipin dhe e zbresin pa kurrëfarë problemi.

Thjesht diversion dhe endrra

Thjesht diversion dhe endrra te anal-istit te qametit, qe aq shume i pelqen vetja. Por ka diçka tjeter. Berisha me djallezine qe e karakterizon nuk i vjedh votat kesaj rradhe per vete, se e di qe do vihet me shpatulla pas murit, por vjedh per LSI-ne. Mbajeni mend kete. Ky eshte edhe shtegu i ri i shpetimit qe ka gjetur i linduri ne Viçidol per veten dhe familjen e tij. Ne rast se LSI-ja bashkohet edhe me partine e Topit dhe ate te Dules shanset jane edhe me te medha qe vjedhjet te justifikohen edhe me shume. Pra Berisha fiton te 35 perqindeshi por mundeson qe LSI-ja, FRD-ja, Dule e kompani te arrijne te 20 perqindeshi. Dhe keshtu muhabeti mbyllet. Me rendesi per Salen, Meten, Zhejin e kompani eshte qe PS-ja dhe aleatet e saj te mos arrijne te 50 perqindeshi. Pastaj te gjithe skenaret jane te mundshem. Sidomos me kryesori: shpetimi i Berishes.

Cdo gje qe keni shkruar eshte

Cdo gje qe keni shkruar eshte vertete, qe Artur Zheji eshte sahanlepires e shkruan sipas interesit, por ama dreqi t'a haje ka pene, stil ne te shkruar dhe, per hir te vertetes eshte analist i mire. Them se do me mirekuptoni!

Add new comment