Si reagoi media pas vendimit gjyqësor mbi 21 janarin?

Titujt në faqet e para të shtypit pas ngjarjesh të rëndësishme, siç ishte ajo e djeshmja, nxjerrin më qartë se kurrë qëndrimet e tyre editoriale. Gazeta Shqiptare hapej me titullin “SHBA: U tronditëm”. Mapo, në kornizën e kreut, të shoqëruar me foton e gjyqtarit Besnik Hoxha, shkruante: “Pafajësi për 21 janarin, ja tre argumentat e gjykatës për gardistët”. E përditshmja Dita, që është shndërruar në fare pak kohë në një nga gazetat më të lexuara e është vënë në pararojë të medias luftarake opozitare, kish dalë me titull shumë të fortë. “Pështyjeni!”, shkruante poshtë fotos së gjyqtarit Besnik Hoxha. Panorama i referohej komentit që doli nga ambasada amerikane, dhe shkruante “SHBA: jemi të tronditur”, e më poshtë nëntitulli “Pa faj gardistët, gjykata thotë se s’vranë me dashje”. Shqiptarja.com shkruante: “(Pa)drejtësi, jo fajtorë edhe pse vranë katër vetë”. Shqip-i ka një titull më përshkrues: “S’ka fajtorë për 21 janarin”. Tema kish zgjedhur të mbahej pas qëndrimeve të Ambasadës së SHBA-ve dhe të BE-së. Shekulli thosh: “Vrasësit e 21 janarit nxirren të pafaj, dhe SHBA-të shprehen se janë të tronditur nga vendimi”.
Ndërsa dje, në ditën që Gjykata mori vendimin e shumëpritur, në mënyrën më të çuditshme, Balla e Fevziu nuk e panë të udhës të modifikonin “axhendat” e programeve televizive më të ndjekura, Top Story e Opinion. I pari zhvilloi një bisedë në studio me Vangjel Dulen, ndërsa i dyti nxorri nga arkivat e regjistrimit një program mbi Mit’hat Frashërin.
Re.Pu.
Comments
Perse cuditeni ! Shqiptaret

Perse cuditeni ! Shqiptaret tradicionalish , atij qe i bene Nenen , e theret Bab .

Sa me larte te jesh ngjitur ne karieren e gazetaris , aq me mire e njeh Babain .

Turp i madh per Blendi

Turp i madh per Blendi Fevziun qe u mor me nje ceshtje aspak te rendesishme ne nje dite si ajo e shpalljes se vendimit per 21- janarin. Nese dikush kishte medyshje per varesine e tij totale dhe sherbimin servil qe i ben Sali Berishes, mendoj se dje i ka shuar teresisht ato. Persa i perket Balles, nuk jam dakord qe nuk u mor me kete ceshtje, por eshte e kuptueshme deri ne nje fare pike sepse intervista me Dulen ishte e planifikuar. Megjithate, edhe Top-Channel nuk e trajtoi me seriozitetin e duhur kete ceshtje, mos ta mbajne veten per TV opozitar kur nuk trajtojne nje ceshtje si kjo dhe nje vendim te turpshem per 21-janarin.

E kuptueshme deri ne nje

E kuptueshme deri ne nje fare pike sepse intervista me Dulen ishte e planifikuar??? O cna the...Po pse nuk behej nje jave tjeter ky emision kaq me "rendesi"?? Planifikuar?? Pse nuk e dinte zoti balla se ne kete jave jepej verdikti i 21 janarit? Ska justifikim...

Turp ... Sokol Balla beri

Turp ... Sokol Balla beri gafen e rradhes ndofta te karrieres se tij. Thirri kot fare Dulen ne emsionin kaq 'te renderishem" kur po ate dite jepej vendimi i gjyjgjit te 21 janarit( a ka ngjarje me te rendesishme se kjo???). I dha hapesire kaq te madhe nje partia spurdhiake minoritare qe ska as 2% te elektoratit dhe i qante me se shumti hallet hajdutve LSIse. Nuk di cte them...Edhe tek topshow i Dudushit, u fol per nje teme shume qesharake(ka kohe qe Dudushi e ka prish menune). Sa per OPINION tek TVKLAN, ai dihet qe nuk do jepte gje...Fevziu tani eshte perkushtuar temave shume "interesante dhe me renedis perinegrimin" si : lesbiket, pederastet, facebooku,, dashuria me shikim te pare, dashuria me shikim te dyte, si te hame, kur te hame, si te vishemi, si te zhvishemi...veza pula apo pula veza...po iku Darkula, une ta ngula. etj etj. Imagjinoni TCH dhe TVKLAN jane televizione Kombetare qe marrin para nga shteti...

Cfare pret nga keta palo

Cfare pret nga keta palo gazetare. Mos harro se edhe ne mediat qe konsiderohen si te pavarura qeveria ka mjete per te influencuar gazetaret. Punesimi i familjareve te gazetareve mbetet mjeti kryesor, sic deshmon rasti i Enkela Dudushit qe eshte bere Drejtore ne Departamentin e Administrates Publike. Rrjedhimisht, edhe Albani e ka gjetur me komode qe te trajtoje te njejtat tema si Fevziu: dashuria me shikim te pare, dashuria me shikim te dyte, takime te aferta te tipit te trete, etj.

Mediat tona 'kombetare' e

Mediat tona 'kombetare' e kane bere qytetarin , as pasiv e as aktiv , por te perthithur, si rrjeta e merimanges per mizat.

Programi javor i emisionit

Programi javor i emisionit OPINION ne TVKLAN

E hene ora 22.30

Ministrat e qeverise perballe medias---te ftuar: gjeneral Arben Imami, prof.i fajdeve Bode, minister i Padrejtsise dr.Halimi, ministri i sportve dhe monumenteve te vjedhura dr.Bumci, ministri i internetit, kabllove dhe mrokllave Genc Pollo etj etj ose ndonje minister i LSI

E marte ora 22.30

Emisione me tema socialo-melankolike-psikologjike per pederastet, lesbiket, topmodelet, minifundet, minibaret, hotelet, motelet, celularet, kokepalaret, parfumet---te ftuar te shumte, turli...kush i permend te gjithe...

E merkure ora 22.30

Emisione me teme historike-politike---te ftuar, Fatos Lubonja, ndonje historian i degjuar dhe shume te tjere kryesisht njerez pa haber nga historia, sidomos njerexz me 4 shkolle fillore ose njerez me diplome univesiteti por pa mbaruar shkollene mesme

E enjte 21.00

interviste e drejtperdrejte ne studio me Salen, Jozefinen, Nishanin ose me ndonje ambasadori te huaj---natyrisht me shume ftohen Sala dhe Jozefina, se paku 1 here ne muaj, ku Fevziu i ben 30 pytje nga te cilat 28 jane per opoziten

Add new comment