Ta ketë gjetur komisioneri Fyle përgjigjen e pyetjes që postoi në mëngjes në Twitter?

Postuar në 04 Shkurt, 2013 16:43

“Erdha për të diskutuar çështjen më thelbësore të shtetit modern shqiptar - ç’duhet bërë për zgjedhjet që ato të mos kontestohen”  - postoi në mëngjes në rrjetin social, Twitter, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.

Në mbrëmje, pas takimeve në Tiranë, u shpërnda edhe një deklaratë nga zyra e Komisionerit për Zgjerimin:

Komisioneri nënvizoi gjatë bisedimeve të tij në Tiranë që zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare të 2013 do të jetë një test kyç për funksionimin e mirë të institucioneve demokratike të vendit. Ai u bëri thirrje politikanëve të zhvillojnë zgjedhjet e qershorit në përputhje me standardet ndërkombëtare, të përmirësojnë besueshmërinë dhe reputacionin e institucioneve demokratike dhe të forcojnë përgjegjshmërinë e politikanëve kundrejt qytetarëve shqiptarë. Komisioneri i diskutoi këto çështje edhe me komunitetin ndërkombëtar në Shqipëri, përfshirë edhe përfaqësuesit e OSBE-së”.

Deklarata nuk ka ndonjë përgjigje konkrete për pyetjen që vetë z.Fule shtroi në Tëitter para takimeve. Vërtet, “ç’duhet bërë për zgjedhjet që ato të mos kontestohen?” Pyetje e bukur pas nxjerrjes jashtë loje të KQZ-së nga Kolegji Zgjedhor dhe Kuvendi. Ky i fundit vendosi me forcën e kartonëve të mos marrë parasysh lëvizjet demografike të popullsisë për të bërë ndarjen e mandateve. Ç’përgjigje të ketë formuluar në kokën e tij komisioneri Fyle? (a.th.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

a nuk ishte pikerisht PS-ja qe bllokoi vendimmarrjen ne KQZ per ndarjen e mandateve sipas ligjit sepse kontestoi pikerisht ndarjen e mandateve sipas demografise dhe pastaj pasi beri si e cmendme ktheu 180° mendje?

A nuk doli KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor jashte loje pikerisht nga verpimet fashiste te PS-se?

A nuk u detyrua Kuvendi sipas ligjit qe parashikon te tille raste bllokade te vendose konform ligjit?

A nuk do te veproheshe ne cdo shtet demokratik ne te njejten menyre? ah po! ne nje shtet demokratik dhe Media me pergjegjesi nuk do te kishte fare nje PS te tille. Aq me pak Media te tilla qe shtremberojne realitetin pa u mbushur akoma 40 dite!!!

Submitted by mialeksi (not verified) on

Ashtu bukur e ke thene o anonim. Vetem se ki parasysh qe E DREJTA nuk ka te bej domosdoshmerisht me veprimet e PS apo PD-s shqiptare. E drejta eshte parim. Dhe per kete flitet ne kete rast, per te DREJTEN. Po ku e kap dot koka jote ket gje.. Ti vetem Berish DI ne ket dynja

Submitted by ILIRET (not verified) on

Pergjigjen e pyetjes Fyle e gjeti. Jo me kot takoi ambasadoret. Jo vetem ate amerikan dhe te prezences europiane.  Aty ishin edhe ambasadoret e Danimarkes, Holandes, Cekise, Gjermanise. Keta je trguan celesin per te zhvilluar zgjedhje te ndershme ne Shqiperi. LARGIMI I BERISHES... Prandaj Fyle, erdhi, pa, u bind dhe iku...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.