Berisha është acid - thotë Mark Marku

Mark Marku është pyetur nga Ilva Tare në emisionin e saj televiziv, “çfarë do të thotë karrierë e shpejtë brënda PD?”. Dhe përgjigja është: “Do të thotë të konformosh shpejt. Rruga më e shpejtë është konformizmi, të mos jesh kritik, të mos kesh ndjeshmëri dhe kjo të bën të papërgjegjshëm. Mund të mos jesh kritik por nuk mund të mos reagosh. Kur nuk reagon je njëlloj fajtor...”
Tare e “ngacmon” më pas lidhur me pamjen tashmë anektodike të mbledhjeve të grupit parlamentar të PD ku flet non stop Berisha e të tjerët dëgjojnë dhe Marku përgjigjet:
“Mendoj që ka konformizëm. Unë jap opinione edhe kur media nuk është e pranishme në mbledhje. Unë flisja cdo mbledhje pa diskutim por në këto mbledhje ka një problem në organizim sepse ka një tribunë dhe ka një sallë dhe kjo e bën jo komode komunikimin. Është e vërtetë që ka deputet që ka frikë të flasi por ky është problem i sistemit ashtu si individit. Unë nuk do them asnjëherë që nuk fola se kam frikë në një sistem demokratik. Pse duhet të ndodhë kjo? Njerëzit nuk e kanë privuar veten nga liria për tu shprehur. Humbja e dashurise e liderit nuk është arsye për të patur frikë... Kjo që po bej unë mund të duket si trimëri kurse mua më duket e zakonshme. Është keq kur një sjellje e zakonshme quhet trimëri. Unë jam i qetë se mendoj që po bëj dicka krejt normale. Një njeri që flet në një sistem demokratik dhe që ka kualifikimin për të folur nuk ka kuptim që të konsiderohet vlerë kur flet...
Dhe shton diku në bisedë për Berishën: “Berisha e ushqen konformizmin sepse është autoritar, i forte, personazh acid në kuptimin që i rrafshon personalitetet që ka përreth ose i bën t'i binden...” A.N.
Comments
E paska zene autobuzi shume

E paska zene autobuzi shume vone Markun. Tani po nxjerr c'ka stomaku, madje dhe ate 'lengun e verdhe'...

Edhe thote " Eshte keq kur nje sjellje e zakonshme quhet trimeri". Trimeri quhet sepse ju keni qene pa sjellje fare (ju dhe ju-te e tjere).

Zbrazu, lehtesoju...po kujdes nga 'acidi' se nuk eshte nje shishke po nje kenete e tere acide !

censuruar

censuruar

PO SI ASNJERIU NUK IA VRAU

PO SI ASNJERIU NUK IA VRAU VESHIN RREFIMI I TMERRSHEM, QE MARK MARKU BERI ATE NATE TEK TARE???

POHOI SE KISHTE QENE NISMETAR I NJE LUFTE NE DEPARTAMENTIN E GAZETARISE PER HEQJEN NGA PUNA TE NJE PEDAGOGU TE JASHTEM, VETEM SEPSE KISHTE THASHETHEME SE KY NA ISHTE I KORRUPTUAR. MEQENESE NUK KISHTE MUNDUR T'I VERTETONTE KETIJ FATZIU KORRUPSIONIN E KISHTE LIKUIDUAR DUKE E QUAJTUR TE PA AFTE.

DHE MENDONI SE KJO ISHTE PJESE "PLATFORMES" SE TIJ, SE SI AI DO TA LUFTONTE KORRUPSIONIN: "ME TE THENE..."

DHE GAZETARES AS QE IA VRAU FARE VESHIN KY RREFIM TRASHANIK DHE I LIG NE TE NJEJTEN KOHE... SE KETO METODA SHTYPJEJE JANE KAQ TE BRENDESUAR NE CDONJERIN PREJ NESH, SA LLUMI ESHTE NORMALITET PER NE...

censuruar

censuruar

Me vjen per te qeshur me

Me vjen per te qeshur me censurimin qe me eshte bere me siper.

Kjo per mua ka te bej me konceptimin e censurimit nga censuruesi/editori i rradhes ne respublika - pra, nuk eshte censuruar ndonje shprehje apo fjale por i gjithe shkrimi. si dhe kuptohet qe nuk jepet shpjegim per nje vendim te tille "drastik" dhe "autokratik". Mos te harrojme se edhe Berisha nuk bejne me shume se kaq , pa dyshim ne nje tjeter kontekst dhe me pasoja shume here me te renda per te gjithe ne shqiptaret.

Nuk e kuptoj racionalitetin sesi funskionon media elekrtonike shqiptare (ne kete rast Respublica) dhe sesi pret qe lexuesit te marrin pjese lirrshem dhe te shprehin mendimet e tyre e komunikojne me njeri tjetrin kur censuruesi vendos apriori se komenti duhet zhdukur. Kjo per mua duket nje veprim infantil dhe besoj se nuk i sherben aspak ndjekshmerise dhe popullaritetit te vete Respublikes.

Padyshim eshte e drejta e editorit/redaktorit qe te bej cfare te doje me hapesiren e tij mediatike/informative - por e bukura e WEB-it eshte pikerisht komunikimi dhe shkembimi i opinioneve mes lexuesve dhe vete stafit te Respublikes. Per ndryshe mundet qe shume mire ta mbani kete hapesire (te mbyllur/te xanur) thjesht dhe vetem per veten tuaj dhe te botoni vetem ato shkrime qe ju pelqejne dhe ju shkojne per shtat individeve te caktuar ne kete media. Por nuk besoj se kjo politike do te kete mjaft ndjekes dhe lexues.

Te kuptohemi, une jam per mbajtjen e nje standardi sa me te larte e civil komunikimi si dhe monitorimin e komenteve dhe kam pershendetur vendimin e respublikes per te hequr pjese /komente apo edhe kufizoje komentues qe kalojne cakun e civilitetit.

Ne shkrimin tim kisha komnetuar mbi bindjen time se personazhe si puna e Markut jane per mua me te rezikshem per shoqerine tone sesa edhe Berisha /Meta dhe shkaterrimi qe te tille "lider" i kane sjelle vendit tone - pasi individe si Marku me kompani jane ata qe mbajne gjalle kete lloj sistemi antivlerash dhe korrupsioni shpirteror e moral dhe gerryejne dinjitetin tone njerezor e shoqeror.

Jam koshient (dhe e bere me koshience) kur kam perdorur edhe shprehje te caktuara per Markun dhe per liderin e tij qe mundet ti kene vrare veshin censuruesit - dhe mund ta kutpoj deri diku fshirjen e ketyre cilesimeve (mendoj se ajo qe Berisha meriton sot sharrjet me te renda qe ka gjuha shqipe me shprese qe neser te marre denimin maksimal per krimet qe ka bere) - por nuk arrij dot ta kuptoj aresyen per fshirjen/censurimit te te gjithe komentit.

A mundet valle te komentoj Respublica dhe Muc Nano pas kesaj per fshirjen ne mase te komenteve anti-Berishe ne facebook-un e ketij merhumit!!! Per mua Berisha dhe stafi i tij kane me te drejte te fshijne keto komente pasi jane ne hapesiren private te Berishes - respublika pretendon te jete medie publike (edhe pse e manaxhuar priviatisht).

Nuk pres qe ky koment te botohet - por pres qe editoret te mendojne/reflektojne dhe te kuptojne se cfare jane duke bere.

Nese kjo eshte linja (e re) editoriale e Muc Nanos une qe sot nuk kam asnje interes te lexoje kete hapesire informuese e ca me pak interes te komentoje ne te.

censuruar per here te trete

censuruar per here te trete

Duket qe censuruesi nuk ditka
Duket qe censuruesi nuk ditka as te numëroj!
Pity...
Add new comment