Lubonja rrëfen si e trajtoi Presidenti Sali një mike të Shqipërisë postkomuniste

Postuar në 29 Janar, 2013 08:05

E përditshmja Panorama ka botuar sot një shkrim memuaristik të Fatos Lubonjës nga një libër me kujtime për Christine von Kohl (ka ndërruar jetë më 23 janar 2009).  "Sekush ka në jetë takime me njerëz nga ata të cilët i kanë shënjuar jetën. Christine von Cohl ka qenë një nga këta njerëz për mua... Me të gjithë sjelljen e saj ajo tregonte se nuk vinte në Shqipëri me ndjenjën e superioritetit të qytetërimit perëndimor, por me dashurinë për njeriun e për të vërtetën; për t’u dhënë më të mirën e saj njerëzve që i konsideronte si të barabartë me të - shkruan Lubonja ndër të tjera dhe tregon më pas historinë e një takimi të Christinë me presidentin Sali të Shqipërisë post-komuniste.

Shkruan Lubonja: "Gjithnjë kam menduar se takimi me Presidentin e parë antikomunist Sali Berisha në verën e vitit 1992 ishte një pikë kthese në raportet e Christinës me Shqipërinë, që, sipas meje, ndikoi në ftohjen e saj me shqiptarët, ndonëse ajo s’foli kurrë për një ftohje të tillë. Sapo u bë President, pas zgjedhjeve të marsit 1992, Berisha filloi luftën ndaj kundërshtarëve dhe pastrimin e rivalëve me metodat e atyre që asokohe u quajtën më të këqijtë e komunistëve: komunistët e kthyer në antikomunistë. Një numër intelektualësh me rëndësi ishin përjashtuar apo larguar nga PDe sapokrijuar, një numër gazetarësh kishin dhënë dorëheqjen nga gazeta e parë antikomuniste “RD”.... Christina kishte botuar një shkrim, ku prekte problemet e reja që po lindnin në Shqipëri.
Një ditë ajo erdhi në Tiranë së bashku me sekretarin e ri të Federatës së Helsinkit, polakun Novicki.. I kërkuan takim Presidentit...Presidenti na priti një ditë të treve:  Christinën, Novickin dhe mua. I pari e mori fjalën Novicki. Me një gjuhë mjaft diplomatike, duke iu referuar eksperiencës së vendit të tij dhe Solidarnosit, ku kishte bërë pjesë, ai i tha Berishës se pas fitores së opozitës demokratike në fillim ata kishin menduar se tashmë gjithçka ishte në rregull, por shumë shpejt kishte dalë se çështja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut mbetej një çështje e rëndësishme edhe në demokraci.... Dhe pas kësaj e ftoi Christinën të hynte në detaje. Mirëpo Berisha ndërhyri përpara se ajo të fillonte të fliste. I tha Novickit se kishte për t’i bërë një pyetje “kësaj zonje” dhe pastaj vazhdoi t’i fliste atij, jo Christinës, se ai ishte shumë i mërzitur që “this lady” paskësh shkruar një artikull në “Standard”, në të cilin thuhej se Shqipëria qenkësh në prag të luftës civile, çka – tha ai – nuk është e vërtetë: populli shqiptar po shkon paqësisht drejt një shoqërie demokratike... Pastaj – vazhdoi të akuzojë Presidenti – “kjo zonjë”, në të njëjtin artikull, kishte marrë rolin e avokatit të familjeve të “bllokmenëve”, të cilat janë “criminal families”...
Berisha po vazhdonte të fliste pa iu drejtuar Christinës personalisht, derisa më në fund ajo e humbi durimin, dhe i tha: “Zoti President, po flisni me Christine von Cohl apo për Christine von Cohl? Ju lutem, unë jam këtu. Flisni me mua, jo për mua”. Berisha e pati shumë të vështirë ta dëgjonte pa e ndërprerë.... Christina referohej në artikullin e saj për të treguar se mentaliteti patriarkal dhe ai prej klani kishin rrënjë ende të fuqishme në Shqipëri, dhe kjo i bënte shqiptarët që të projektonin fajet e atit tek i biri apo të identifikonin atin me birin apo nipin. Këtë mentalitet po ia provonte edhe Presidenti, ku vazhdimisht përdorte termin “familje kriminale”, aq sa Christina u detyrua t’i thotë se një nga krimet më të rënda të Enver Hoxhës ishte pikërisht ai që, për një person, dënonte të gjithë familjen dhe se shpresonte ta kishte keqkuptuar Presidentin, se nuk besonte që ai të ndiqte të njëjtat parime me ato të ish-diktatorit...
Takimi u mbyll shumë keq. Zyra e Shtypit e Presidentit lëshoi pas disa ditësh një njoftim mbi takimin në të cilin ironizohej sikur Presidenti i kishte thënë me ironi zonjës von Kohl se ajo mund të vinte të bëhej avokate e bllokmenëve në gjyqin e tyre. Këtë njoftim për shtyp e pasuan disa artikuj në gazetën e partisë së Presidentit, me sulme të shëmtuara ndaj saj..." A.N.

Historia e plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/01/29/christine-von-cohl/

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

"Disa njerez e permiresojne boten vetem kur i lene shendetin asaj" ka thene Oscar Wilde. Enveri, egzaktesisht, ka qene njeri prej tyre. Po ti Sali kur mendon te ndjekesh shembullin e tije pasi sinqerisht nuk imagjinoj dot  menyre tjeter qe ky lider dhe per me teper ne kete moshe ti beje kombit shqiptar nje nder te fundit.

Submitted by Mustafa (not verified) on

Po mire more Fatos, kur e paske ditur ca shkerdhate eshte Sala qe ne ate kohe, pse s'ke dale tua thuash njerezve me kohe e me vakt? Pale na nxore dhe teorite gjasme "neutrale" duke barazuar Sale hajvanin me gjithe te tjeret. Je nje sahanlepires qe tani po e kupton se mbaruan kockat. O burra Fatos, behu "disident" i Sales, se "disidences" se Enverit ja pe mire hajrin.

Submitted by Mustafa (not verified) on

Kush te kerkoi pergjigje ty o Tike? Pyetja e ka pergjigjen vete. Mos u lodh shume te na mesosh o Tike.

Submitted by Hithri (not verified) on

Mjere ne qe e kemi ne krye te vendit! Dhe fatkeqesia e kombit tone eshte se shume shqipetare "nuk jane ende ne gjendje" to shohin se cfare monstre eshte ky njeri pas gjithe ketyre fakteve kaq te qarta qe perplasen mbi ne cdo dite e cdo sekonde!

Submitted by Leonardo (not verified) on

E ndjera zonja Christinë ka pasur shumë të drejtë se vërtetë ky është dallkauku ku na qeverisë por më shumë fajë ka mentaliteti i shoqërisë sonë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.