Arkiv-Lajme
Aftësia për të na treguar pasojat e asaj që bëjmë...
Aktori iraniano-amerikani Navid Negahban është një nga yjet e një seriali jashtëzakonisht të popullarizuar televiziv amerikan, “Homeland”, tema e të cilit, sillet rreth komploteve të agjentëve të CIA-s, një ish-të burgosuri të luftës, dhe kërcënimeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Në dhjetor, “Homeland” përfundoi sezonin e tij të dytë në kanalin Showtime dhe në fillim të këtij muaji ua shtoi edhe tri çmime Emmy, atyre paraprake të fituara vitin e kaluar. Presidenti Barack Obama është në mesin e tifozëve të tij më të mëdhenj.
Në Shqipëri nuk ka një barometër të rregullt dhe të besueshëm të të dhënave televizive - thotë Bugajski
Janusz Bugajski, realizon prej disa kohësh “Bugajski hour” në televizionin “Albanian Screen”. Revista AKT i ka marrë një intervistë, ku ndër të tjera e pyet nëse ka bërë një analizë se si ka shkuar programi deri tani. Dhe Bugajski përgjigjet:
"Unë e analizoj vazhdimisht performancën time profesionale, si dhe emisionin. Megjithatë, e kam të vështirë të vlerësoj me përpikmëri shikueshmërinë dhe impaktin e tij në Shqipëri, duke qenë se në vend nuk ka një barometër të rregullt dhe të besueshëm të të dhënave televizive. Shpresoj që emisioni të ketë fituar respekt..."
Shtëpia e Kongresit (atij që kryeministri përmend çdo 21 janar) po na lë shëndenë
"Nuk është e zakonshme për mua të komentoj kalendarin, datën, por sot nuk mund të mos ndalem pa komentin dhe qëndrimin tim. Sot është një ditë e madhe në historinë e kombit, dita e Kongresit të Lushnjës, ditë që ndryshoi historinë e shqiptarëve, ditë nderimi dhe vlerësimi të madh për të gjithë ata që me burrëri, zotësi, aftësi, vetëmohim, përkushtim bënë..." etj. - tha Berisha 4 ditë më parë, dy vjet pas vrasjeve qeveritare të 21 janarit 2011.
"Nuk e duam Euron"
Letonia po bëhet gati për të përdorur Euron në Janar të vitit 2014. Por politikanët vendas nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve të tyre për një hap të tillë. Vetëm 30 % e letonezëve e mbështesin këtë. Qeveria në Letoni është duke bërë përpjekjet e fundit në mënyrë që të plotësojnë të gjitha kriterët e Mastrihtit për t'u bërë pjesë e Eurozonës. Shteti Balltik do të bëjë një kërkesë zyrtare pranë Bashkimit Europian këtë muaj për të marrë dritën jeshile për adoptimin e Euros.
Raporti i këtij muaji nga FMN...
Raporti i këtij muaji nga FMN risjell edhe njëhere në vëmëndje problemin e borxhit të madh publik të vendit. Për herë të parë ai parashikon që rritja ekonomike do jetë nën 1%. FMN-ja nis duke lavdëruar faktin që Shqipëria ka patur rritje të vazhdueshme ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm. Kjo nuk ka ndodhur dhe aq për meritën e politikave të qeverisë se sa për ato të Bankes së Shqipërisë. Vendi vazhdon të ketë eksporte shumë të ulëta. Asgjë që ne prodhojmë nuk u intereson të huajve.
Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut...Më mirë të shesë mut, se t’u mbush kokën shqiptarëve ç’është liria...
Dy muaj pasi kishte nisur të botonte gazetën e tij Albania, Faik Konica shkruan një editorial të mllefosur. Po e sjellim sot të plotë për lexuesit e ResPublica-s, marrë nga “Faik Konica Vepra 3” Botimet Dudaj përgatitur nga prof.Nasho Jorgaqi. (a.th.)
Punonjës të Ministrisë së Brendshme kanë shkëputur gjendjen e tyre civile nga Tirana dhe janë regjistruar në... Topojan e Shishtavec
Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba në një intervistë për televizionin Top Channel ka shpjeguar pse përfaqesuesit e opozitës në KQZ kanë riprozuar ndarjen e mandateve, sipas projektit të mëhershëm të KQZ (ku Kukësit i mbetet mandati i katërt). Shtypi i sotë fliste për "tërheqje të përfaqësuesve të opozitës" por Biba thotë se nuk ka asnje terheqje, por vetëm tani anëtarëve të KQZ iu eshte vene ne dispozicion (nga dy audituesit pranë Gjendjes Civile) sqarimi për lëvizjet fiktive të popullsisë në Kukes, rritja e se ciles i dha ketij qarku te drejten te mbaje deputetin e katert.
Rregullimi liberal i botës, i krijuar pas Luftës II Botërore është buzë shkapërdredhjes - shkruan IHT
Nderkohë që Presidenti Barack Obama filloi mandatin e tij të dytë, gjendja në botë është e pazgjidhur. Fuqitë udhëheqëse janë të rrethuara me kriza ekonomike ose me gjendje të ndryshme të tranzicionit politik, - shkruan në fillim të një artikulli, e përditshmja International Herald Tribune.
Drama e Dokles, anti-ortodokse apo pro-autoqefaliste?
Pas anulimit të shfaqjes “Shën Maria e Beratit” në Korçë, nga reagimi i Mitropolisë së këtij qyteti, autori i dramës, Namik Dokle, i ka deklaruar gazetës Panorama se po përsëritet e njëjta histori si 40 vite më parë, kur në kohën e diktaturës iu ndalua një vepër, me arsyetimin se nxinte realitetin socialist, ndërsa tani sepse “fyen komunitetin ortodoks”.
Kritikët në Moskë bëjnë copash "Ana Kareninën angleze"
Kritikët në Moskë i kanë parë gjithmonë me përbuzje përpjekjet e Perëndimit që të realizojnë në ekran klasikët rusë. Versioni i David Leanit, (1965) i Doctor Zhivagos me Omar Sharifin si protagonist, u përqesh kur u shfaq për herë të parë në Rusi në vitin 1990. E njëjta gjë po ndodh me filmin britanik “Ana Karenina” që po shfaqet këto ditë në kinematë europiane. Mediat ruse kanë vënë në lojë akcentin e aktorëve të huaj që këndonin rusisht, shprehjen e fytyrës së Keira Knightley, (aktorja që ka rolin kryesor) dhe shumëcka tjetër nga filmi.