BE...

Pas deklaratave të kryeministrit britanik David Cameron se do të organizojë një referendum popullor lidhur me qëndrimin ose jo të vendit të tij në BE, - në rast se partia e tij konservatore fiton në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për vitin 2015 - pasuan reagimet e para nga politikanët evropianë. Më poshtë, disa prej tyre marrë nga mediat europiane:
Kancelarja gjermane Angela Merkel: "Evropë do të thotë gjithmonë edhe që të gjehen kompromise të drejta. Në këtë kontekst, ne jemi sigurisht të gatshëm të flasim edhe për dëshirat britanike. Por një duhet mbajtur gjithmonë para sysh, se edhe vendet e tjera kanë dëshirat e tyre. Gjermania dhe unë personalisht shpresojmë që Britania e Madhe është një pjesë e rëndësishme dhe një anëtare aktive e Bashkimit Evropian."
Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europian: "Unë dyshoj se kryeministri Cameron me deklarimin se do të organizojë një referendum po luan një lojë të rrezikshme, për arsye politike të brendshme. Cameron-i po i ngjan gjithnjë e më shumë atij nxënësit të magjistarit, i cili nuk është më në gjendje t'i zbusë forcat që ka thirrur. "
Ed Miliband, lideri i Partisë Laburiste në opozitë: "Cameron-i po i sjell Mbretërisë së Bashkuar vite pasigurie dhe e vë ekonominë në rreziqe të mëdha."
Deklaratat e Cameron-it u pritën me kritika jo vetëm nga partnerët e BE-së, por edhe nga liberaldemokratët, partnerë në qeverinë e tij. Citohet Nick Clegg, zëvendëskryeministri britanik dhe kryetar i liberaldemokratëve: "Vite të tëra pasigurie për shkak të bisedimeve të reja, të zgjatura dhe jo të përcaktuara qartë për pozicionin e vendit tonë në Evropë nuk janë në interesin kombëtar, sepse ato do të kushtojnë vende pune dhe zhvillim ekonomik."
Edhe qeveria amerikane e paralajmëroi Londrën nga rreziku i izolimit në Evropë. (A.N.)
Comments
Levizja e fundit britanike ne

Levizja e fundit britanike ne lidhje me Europen e Bashkuar eshte edhe me interesnte sesa do te ishte po te kishte te bente vetem me Britanine. Ne fakt eshte perplasje themelore kulturash qe do te definoje te ardhmen e kontinentit.

Se pari Britania dhe kryeministri i saj nuk jane femije tekanjoze qe rrezikojne izolimin per gallate. Historikisht Britaniket kane patur problem me strukturat e centralizuara te shtetit. Britania ne kuptimin me strikt eshte nje Commonwealth i perbere nga shume entitete praktikisht autonome apo gjysem te pavarura te cilat kane te drejte te shkeputen nga vendi ame nese shumica e banoreve te tyre e deshirojne kete. Gjibraltari, Jersey, Guernsey, Skocia, etj jane elemente konstitucionale qe kane qeverite e tyre dhe disa prej te cileve kane filluar te bejne llogarite te shkeputen. Po ashtu qeveria e Londres nuk ka asnje te drejte ti imponohet qeverive te ketyre territoreve me perjashtim te fushes se mbrojtjes, politikes se jashteme, ne vija te gjera te drejtave te njeriut dhe pak fusha te tjera. Kulturalisht anglezet e kane me shume problem qe brenda Europes te kene me pak kompetenca dhe te drejta sec ka Gjibraltari brenda Britanise.

Se dyti, inspiracioni europian eshte vazhdim i atij qe themeloi institucionet europiane gjysem shekulli me pare. Specifikisht ishte franko-gjerman, dy kombe qe tradicionalisht kishin qene ne lufte per 200 vjet rresht dhe qe u perpoqen te integroheshin me njeri tjetrin duke vene theksin ne gjicka te perbashket qe kishin. Nje prej ketyre eshte kultura sociale, nevoja per konsensus social dhe rishperndarja e burimeve financiare me nderhyrjen e shtetit ose shteteve. Britania ju bashkua unionit me 1973. Por midis saj dhe unionit qe tashme kish marre forme kishte differenca te thella kulturore. Per Britaniket, si dhe per tere vendet e tradites se tyre qe kane qene dikur pjese e Perandorise Britanike, eshte e paimagjinueshme ri-distribucioni i te ardhurave, sindikatat qe ne Europe jane pale ne diskutimet sociale atje (dhe ne Amerike) shikoheshin me dyshim si elemente turbulluse, thuajse terroriste. Per nje anglo-sakson (Britanik, Amerikan, Australian etj) jeta private e nje njeriu diktohet nga zgjedhjet qe ben njeriu dhe cdo nderhyrje e shoqerise apo shtetit nuk shihet si perkrahje por si futje hundesh.

Ekonomikisht ndermarrjet industriale ose komerciale ne keto vende shihen si te pavarura. Po ju eci puna mire - po nuk ju eci le te falimentojne. Sigurisht shteti ne Britani ka filluar te perkrahe ndermerrjet britanike, por kjo tendence eshte e lindur ne dy dekadat e fundit dhe thuajse pa precedent ne historine e Bitanise. Sa per shembull, gjate viteve te administrates se Thatcher dhe pak me vone, qeveria Britanike shikoi me indiference falimentimin e komplet bazes industriale shume shekullore britanike, pa levizur as gishtin per ta ndihmuar. Shpikesit e motorave aktualisht nuk kane me asnje makine qe prodhohet ne Britani dhe zoterohet nga britaniket perjashto mbase Bentley). Per ata akoma eshte i huaj koncepti francez (dhe europian) i mbajtjes se ndermarrjeve gjalle edhe kur rentabiliteti i tyre komercial ka humbur.

Pyetja eshte: a jane vetem britaniket ne kete fushate? Deri tani po. Kombe te tjera me nje tradite te ngjashme ose jane shume te vegjel per ti rezistuar dallgeve sociale frank-gjermane, ose jane trnasformuar gjate viteve te kaluara nen antaresine Europiane. Por ka mundesi qe per shume Europiane ky te behet fillimi i nje fushate rivleresimi i shoqerise dhe institucioneve te perbashketa.

Faleminderit. Shume

Faleminderit. Shume informues komenti Juaj.

Une shpresoj qe Cameruni te mos e beje kete per te patur perfitime te tjera nga Evropa. Me duket se Thacher pati perplasur grushtin mbi tavoline ne nje fjalim ne Evrope duke thene se "I want my money back", dmth. dua mbrapsh cdo qindarke qe i jap Evropes. Dhe me te vertete i pati marre. Nuk me kujtohet tani se per cfare behej fjale por mbaj mend qe Evropa pati toleruar nje gje te tille duke krijuar nje fare marreveshje te privilegjuar per anglezet, vetem qe t'i mbanin brenda BE-se.

Pas festimeve madheshtore te

Pas festimeve madheshtore te aleances franko-gjermane Cameron hodhi nje 'shashke' per referendum me 2017 nese fiton me 2015 . Pse nuk e bene tani e deri me 2015 ?!

Cameron thjeshte do te trondis 'themelet' e aleances se mesiperme qe tani ne kohe krize e nxorri si udheheqese e vetme dhe e sigurte e BE-se.

Mbreteria E Bashkuar ka rrezik te nise shperberjen e saj...

Add new comment