Satrapi dje, hajdutët sot!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ndërhyrë me një replikë ndaj ministrit aktual të Drejtësisë, Ulsi Manja, për sa i takon Kodit të ri Penal.
Pse, ore, ligjet tona do na i miratojë Brukseli?! Seriozisht?! Po ty pse të votuan njerëzit, për të bërë ligje apo për të bërë deklarata?! Nuk mund të votohesh e paguhesh këtu e të ‘pallohesh’ në Bruksel
shkruan ndër të tjera Manjani.
Diskutimi në fjalë shtron disa probleme. Së pari se qeveria po mbron Kodin e Ri Penal të cilin më herët e ka cilësuar si një draft ekspertësh.
Së dyti kemi të bëjmë sërish me një qasje djallëzore që legjitimon çdo gjë në emër të integrimit. Ka shumë elementë që e bëjnë Kodin e ri Penal, represiv në kuptimin se dispozita të caktuara janë gati absurde.
Së treti, problemi përsërit një çështje që u shfaq me reformën në drejtësi që veç se dorëzoi sovranitetin penal gjetiu, kaloi në këmbim të premtimeve për integrimin. Një proces që po na kushton edhe ato pak liri që kishim. Sepse në duart e një pushteti abuziv një dispozitë e tillë penale shndërrohet në kamzhik.
Ka qenë Manjani që ka denoncuar pazarin “reformë në këmbim të BE-së”, që ka ndodhur kur ky ishte ministër Drejtësie, për të cilin e qepi gojën kur duhet të fliste.
Ironia e historisë na rishfaqet në një fornë të re të një dukurie të vjetër: një shtet delnxhinjsh që ka ligje moderne. E kujtoni nenin për rrahjen e kafshëve në atë filmin shqiptar? Nen pozitiv, emancipueë por aq i kotë dhe snob në kontekstin e kohës.
Si satrapi dje edhe hajdutët sot kopjojnë ligje, por ato mbeten letra bakalli në një trup që ka fiziologjinë e vet sociale. Dhe historinë e vet.
s.zaimi
Add new comment