Incidenti i dronëve, Rusia hedh poshtë pretendimet polake

Postuar në 10 Shtator, 2025 18:18

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar sot pas akuzave se dronë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë shkelur hapësirën ajrore polake në zbatim të detyrave ushtarake brenda territorit të Republikës së Polonisë.

Përmes një deklarate zyrtare Ministria e Jashtme e Rusisë vë në dukje se:

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi pa mëdyshje se nuk kishte objektiva të planifikuar për shkatërrim në territorin e Republikës së Polonisë, ndërsa diapazoni i fluturimit të dronëve të përdorur në çaktivizimin e lartpërmendur të ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës, të cilët, sipas Varshavës, gjoja kaluan kufirin polak, nuk i kalon 700 kilometra.

Këto fakte konkrete i hedhin poshtë plotësisht mitet që po përhapen përsëri nga Polonia për të përshkallëzuar më tej krizën ukrainase.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s M.Rutte u detyrua ta konfirmonte këtë. Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të NATO-s të zhvilluar me kërkesë të Polonisë sipas nenit 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, ai nuk mundi t'i përgjigjej pyetjes në lidhje me praninë e "provave" dhe deklaroi se "hetimi për atë që ndodhi është duke vazhduar".

Pavarësisht mospërputhjes së dukshme të aludimeve që vijnë nga Varshava, me qëllim sqarimin e plotë të asaj që ndodhi për të gjitha palët e interesuara në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse është e gatshme të zhvillojë konsultime mbi këtë temë me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Polonisë. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, nga ana e saj, është gjithashtu e gatshme t'i bashkohet kësaj pune

Në datën 10 shtator, në orët e para të mëngjesit, Polonia raportoi për shkelje të hapësirës së vet nga 19 dronë Shahed, të armatosur, nga të cilët njoftoi rrëzimin e 4 prejt tyre në Wyrycki, në kufi me Bjellorusinë.

Incidenti vjen pak orë pas njoftimeve për çmontimin e një rrjeti spiunazhi bjellorus në Çeki dhe vende të tjera europiane. Nga ana e vet, edhe Minsku zyrtar ka reaguar sot duke pretenduar se ka qenë Ministria bjelloruse e Mbrojtjes që ka njoftuar palën polake për dronët për të cilët nuk sqarohet se çfarë objektivi kanë patur. Mbi këtë incident Polonia ka kërkuar reagimin e NATO-s, përmes Nenit 4 të Traktatit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.