Në Shqipëri nuk ka një barometër të rregullt dhe të besueshëm të të dhënave televizive - thotë Bugajski

Janusz Bugajski, realizon prej disa kohësh “Bugajski hour” në televizionin “Albanian Screen”. Revista AKT i ka marrë një intervistë, ku ndër të tjera e pyet nëse ka bërë një analizë se si ka shkuar programi deri tani. Dhe Bugajski përgjigjet:
"Unë e analizoj vazhdimisht performancën time profesionale, si dhe emisionin. Megjithatë, e kam të vështirë të vlerësoj me përpikmëri shikueshmërinë dhe impaktin e tij në Shqipëri, duke qenë se në vend nuk ka një barometër të rregullt dhe të besueshëm të të dhënave televizive. Shpresoj që emisioni të ketë fituar respekt..."
Për pjesën tjetër të medias në Shqipëri, Bugajski thotë: "Unë nuk e ndjek median shqiptare aq shpesh sa do të dëshiroja dhe nuk e konsideroj veten ekspert të medias. Megjithatë, nga sa kam parë dhe dëgjuar, media në Shqipëri paraqet një tablo të përzier. Gazetaria profesionale, e paanshme dhe objektive, nuk mbizotëron gjithnjë..." A.N.
Comments
"shpresoj qe emisioni te
<p> </p><p> "shpresoj qe emisioni te kete fituar respekt ...per shkak te objektivitetit dhe mungeses se militantizmit" - thoshte Bugajski ne kete interviste.Cfare ka dashur te thote me kete valle? qe programet e tjera politike nuk e fshehin dot militantizmin </p>
Add new comment