Sa saktë e denoncojnë realitetin anëtarët e PD-së kur grinden

Edhe pse kandidaturat e PD-së për Mirditën u bënë të njohura vetëm 24 orë para se konferenca të niste punimet, tensioni në sallë por edhe jashtë saj ishte i madh. N/kryetari i PD-së Gjon Ndoj ka kërkuar me ngulm që t’i jepej e drejta e fjalës në konferencë. Megjithëse nuk i është miratuar një kërkesë e tillë, ai e ka marrë fjalën dhe ka hedhur një lumë akuzash ndaj deputetëve, dhe vetë drejtimit të PD-së.
Në fjalën e tij n/kryetari i degës së PD-së për Mirditën z. Gjon Ndoj ka denoncuar faktin se shumë emërime në administratën e drejtuar nga PD-ja janë bërë përmes pagesave të ryshfeteve, duke ofruar dhe prova për këtë. Ai ka përmendur faktin se janë tre persona që marrin rrogën muaj për muaj në administratë, por janë prej kohësh emigrantë jashtë vendit, duke realizuar kështu vjedhje të fondeve publike. Më tej z. Gjon Ndoj në cilësinë e n/kryetarit të degës, ka shigjetuar vetë deputetin Mark Marku dhe kryetarin e deritashëm Gjovalin Prenga për përcaktimin e delegatëve të konferencës duke vecuar faktin se janë përzgjedhur delegatë në mënyrë klienteliste.
Deputeti Mark Marku i ka kujtuar Gjon Ndojt se një reagim i tillë i tij vjen për faktin se nuk i kishte ardhur emri për kandidat për kryetar të degës së PD-së Mirditë, madje duke deklaruar publikisht në konferencë, se ai i kishte dërguar mesazh në celularin të tij. Po z. Gjon Ndoj i cili ka pranuar se i ka dërguar një mesazh për ta ndihmuar në zyrtarizimin e kërkesës së tij, i ka kujtuar z. Marku se me të tjerë "kishte drekuar në livadhe për këtë çështje".
Pas këtij debati Ndoj ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga posti i n/kryetarit të PD-së dhe dhe nga antarësia e saj, duke u kujtuar delegatëve që të mos e votonin emrin e tij në listën për anëtar kryesie, pasi nuk do të ishte më pjesë e kësaj partie. Por edhe pas kësaj në kutinë e votimit janë gjetur 67 vota për Gjon Ndojin. (A.Ndoja)
Comments
Punë CUBASH !!

Punë CUBASH !!

Dhe imagjinojeni se kjo forcë

Dhe imagjinojeni se kjo forcë quhet parti demokratike që se cili mund të thuajë lirshëm mendimin e tijë një llojë si dije kur PPSH me të malle dije vinta parulla të mëdha me fjalitë kush do dhe cili do me gërma të mëlla mund të shprehen lirshëm dhe ta thonë hapur mendimin e tyre për mbarvatjen e punëve por dhe nga ana tjetër ishte ligji i famshëm 55 për agjitacion dhe propagandë dhe më ekeqja këto mendime vijnë nga dy kuadrot e kësaj partie njëri me master jashtë vendit dhe tjetëri me studime jashtë vëndit dhe mendoheni mirë njëri është meso burë kurse tjetëri është gjaku i ri i partisë dhe të shpresojmë se këta intelektualë do fusin frymën e re tek shoqëria jonë lum si ne

Leonardo, ndonjëherë kujtohu

Leonardo,

ndonjëherë kujtohu të përdorsh pikat ose presjet, kur shkruan.

Se standardin e dyfishtë e kam parë mbi mënyrën se si e gjykon aktivitetin bbrenda partiak tek PS e tek PD (me këtë rast).

Respublica, dy pasazhet e

Respublica, dy pasazhet e renditura me poshte jane kunderthenese me njera tjetren:

"duke shmangur kështu diskutimet që mund të shigjetonin (mos) drejtimin prej shumë viteve të degës së PD-së dhe defektet e rënda të punës së partisë, aq sa në zgjedhjet e fundit lokale u rendit si forcë e shtatë politike në Mirditë, duke humbur të dy bashkitë që ka Mirdita, dhe dy komuna."

"Por edhe pas kësaj në kutinë e votimit janë gjetur 67 vota për Gjon Ndojn, pasi anëtarësia e partisë por edhe opinioni në Mirditë e vlerëson si drejtues që për dy mandate në krye të PD-së shënoi suksese të mëdha dhe PD, duke fituar thellë të gjitha sfidat elektorale."

Mua me behet shume qefi qe

Mua me behet shume qefi qe keni treguar me kaq detaje problemet e brendshme te nje partie ne Shqiperi, duke treguar fare qarte se cfare organizatash na drejtojne.

Me behet shume qefi qe u cuditet dhe nga 99.99% i Thacit.

Po here pas here te njejten gje bejeni dhe per Ramen dhe PS-ne....

Zoti Kafshist keni të drejtë

Zoti Kafshist keni të drejtë por kur të bëjë bukushkrim dhe të japë provimë gjuhën do ta kemë parasyshë

Marrje, zoti

Marrje, zoti Leonardo!

Bukurshkrimi nuk bëhet duke bukushkruar e as duke inflacionuar ë-të.

Sqarim per z. Bard...! Ne

Sqarim per z. Bard...!

Ne shkrim shikohet qarte se kryetar i PD-se qe ishte kur humben bashkite dhe komunat, ishte z. Gjovalin Prenga, aktualisht Shef i letrave prane Kryeministrit. Nderkohe qe kur z. Gjon Ndoj fitoi sfidat elektorale i perkasin nga viti 98 deri ne vitin 2003 kur ne pushtet ishte PS-ja.

Per tu informuar per

Per tu informuar per rezultatet elektorale per Mirditen eshte uebsajti i KQZ. Artikullshkruesi e porositesi i tij egjejne kollaj qe ne vitet qe z.Ndoji dretoi PD ne Mirdite humbi per deputet z.Kolin Gjoka dhe ne zgjedhjet lokale PS fitoi bashkine Rreshen. Per te qene te sakte.

Per tu informuar per

Per tu informuar per rezultatet elektorale per Mirditen eshte uebsajti i KQZ. Artikullshkruesi e porositesi i tij egjejne kollaj qe ne vitet qe z.Ndoji dretoi PD ne Mirdite humbi per deputet z.Kolin Gjoka dhe ne zgjedhjet lokale PS fitoi bashkine Rreshen. Per te qene te sakte.

Add new comment