Skalionet e kosovarëve, Enver Hoxha dhe Sali Berisha i shohin si dy binjakë, pa asnjë dallim - thotë Pëllumb Kulla

Postuar në 26 Janar, 2013 07:38

Kam frikë se këto do të rezultojnë të jenë zgjedhjet më dramatike të bëra ndonjëherë. Janë shtuar shumë orekset, janë shtuar shumë milionerët, mëkatarët dhe frikërat e ndëshkimeve - thotë Pëllumb Kulla në një intervistë botuar sot në të përjavshmen JAVA. I pyetur për debatin mbi figurat historike, Kulla thotë:

"Pas inskenimit të përmbysjes dramatike të ‘90, Enver Hoxha ka vazhduar të jetë mes nesh, në fillim pak me droje dhe pastaj tërësisht i shpenguar. Ai akoma figuron dy herë Heroi i Popullit  dhe asnjë maxhorancë nuk ka tentuar t’ia heqë ato dekorata.  Maxhoranca aktuale e kish më të kollajtë dhe më me pak kundërvënie abrogimin e “heroizmave” të Hoxhës se sa deklarimin e dashurisë së zjarrtë për Ahmet Zogun. Kjo dashuri e beftë e Berishës për antagonistin e tij, mbretin,ngjan të jetë flakë kashte, fare e shkurtër, e pa shpjegueshme dhe fare mirë mund të shuhet. Asnjë skrupull nuk e ndal Berishën t’i kthehet përsëri Nolit. Vetëm marrëdhënia e tij me Enverin është po ajo: Mirënjohje e thellë, e fshehur. Në modë për udhëheqësin ë tij të dikurshëm janë sharjet, dhe Sali Berisha e ndjek modën, por ama ai nuk e harron, ngaqë i detyrohet atij për gjithëçka ka arritur. Edhe këtë rrugëtim pa lavdi në kreshtat e historisë kombëtare të këtyre viteve ai ia ka borxh Enverit...".

I pyetur për "nevojat e ditës" të Berishës Kulla shton:
"Berisha nuk mund ta zbuste gjuhën ndaj tij pasi boll ka humbur pjesën më të madhe të “reaksionarëve”: krejtësisht pronarët dhe më shumë se gjysmën e të përndjekurve. Me thonj e me dhëmbë mban pjesën më të pandriçuar të tyre dhe ata pak që ka strehuar nëpër zyra. Doktori i tranzicionit nuk mund të vazhdonte t’ia këndonte ninananën Evropës, atë ninullën e sharjes së diktaturës hoxhiste, pasi ai e ka të shtrenjtë koalicionin me votantët e LSI-së po se po, por paturpësisht mund të kërkojë në të edhe të majtën ekstreme, komunistët! Sharja e Hoxhës pastaj do t’ia dëmtonte shumë keq trukun e ri të mashtrimit, që këtë herë po përgatit ta futë në lojë në shkallë të gjerë: skalionet e kosovarëve, të cilët Enver Hoxhën dhe Sali Berishën i shohin si dy binjakë, pa asnjë dallim..." A.N.

Comments

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Dy verejtje, zoti Kulla. Jo per hir te Enverit por, per hir te se vertetes: 1. Parlamentet e sotme nuk kane asnje kompetence t'i heqin dekoratat, jo vetem Enverit, por asnje njeriu, qe i jane dhene ne regjimet e Zogut apo te Hoxhes. Thjeshte, nuk ka baze ligjore per t'ia hequr. Dekoratat do ia hiqte gjykata po te hapej ndonje ceshtje penale dhe te denohej.  Dekoratat do i hiqeshin si denime plotesuese. Mirepo, kur personi figuron i vdekur, nuk mund te filloje asnje ceshtje penale ndaj tij. 2.  Berisha mund t'i kete ngjare Hoxhes ne cdo gje tjeter,por jo ne fjalor. Hoxha ka qene i ashper, por shume me qytetar ne te shprehur. Fjala me e piste qe dihet se ai ka thene, ka qene ajo per Beqir Ballukun, si " nje mut - muti". Nuk iu permendte ai te tjereve grate, motrat, nenat, kushurinjt e ku di une. Ai i denonte, por jo te merrej me ato gjera. Fjalori i Berishes eshte thjeshte fjalori i nje banditi, por te shkolluar. Njerez politike me nje fjalor te tille, mund te votohen vetem ne Shqiperi dhe askund tjeter ne bote. Prandaj edhe Shqiperia eshte ajo qe eshte.

Submitted by Kujtim Kotobelli (not verified) on

"Me thonj e me dhëmbë mban pjesën më të pandriçuar të tyre dhe ata pak që ka strehuar nëpër zyra".

Je i madh Pellumb.

Submitted by Dardan (not verified) on

Enver Hoxha as dje as sot nuk ka pasur nevoje per enveriste, apo "vullnetare". Historia e Shqiperise ne periudhen prej L2B deri ne shperthimin e reaksionit fashist pas vdekjes se E. Hoxhes ka vulen e njeriu Gjeni nder shume te paktit qe ka nxjerre kombi shqiptar. Une, ti Pellumb dhe shume te tjere mund te mos jemi dakort me pronen socialiste (te perbshket a shteterore) por ne kohen e Enverit jo une por ti dhe shume "Intelektuale" shkruat shume per nevojen e forcimit te prones se perbashket dhe kur neve "te pa shkolleve" na shpetonte pa dashje ndonje fjale apo mbillnim ndonje rrenje hardhie te dera e shtepise. atehere Ti dhe shume te tjere qe e hanit pronen socialiste naten dhe na "canit" b.. diten, vraponit dhe na analizonit duke na hequr nga puna sepse "prona private pjell cdo ore dhe cdo dite kapitalizmin". Na benit edhe skece per tu gajasur.   Shkurtj, ca njerez qe propagandonin socializmin, me mire te pushojne ose te pakten kur shajne te keqiat e kohes se sotme te mos na i krahesoni me te keqiat e kohes se Enverit, mbasi per rrjedhim llogjik edhe te tjereve u takon qe tu krahesojne ju "Intelektualeve" me dylberet, matronat, kurtizanet per te mos shkuar tek Ishtari e lashte.

Submitted by Kukumjacka (not verified) on

ODardan! Shiko ata "shume te tjeret" qe ke ne koke, se nuk ma ha mendja qe te sjellesh dot deshmi qe ky PK-ja  ka shkruar kunder hardhise tende! Dhe per "gajasjen" as gajasjen nuk e deshe, or skllav i Enver Hoxhes?! vetem brohoritjen dhe duartrokitjen?! mjer ti dhe mjer ne qe jeni nje race me ty!

Submitted by Hithri (not verified) on

Fatekeqesisht o kukumjacka( i jap te drejte Dardanit se e kuptoj se cfare thote), vitet "demokratike' qe kishin mundesine te benin edhe me te flaktin enverist te thoshte "ku paskemi qene", nuk e arriten dot kete gje, perkundrazi, kane bere qe edhe njerez qe e kane urryer ate sistem, te thone nganjehere, epo ishim si ishim, qeme me mire atehere, ai( Enveri) na e thoshte me ligj mos hap gojen, po ne s'na rrihej dhe e hapnim. Tashti s'na e mban ta hapim( megjithese me ligj e kemi te drejten), se jo vetem pushohemi ne nga puna, por dhe i gjithe fisi qe na pason. Vuajtem dje, po vuajme dhe sot( pervec sahalepiresve qe henren dje, hane dhe sot).  Dhe me gjithe krimet qe beri(Enveri), se katandisi Shqiperine nje cope recke si e ka katandisur ky i bitisuri i sotem( SRB), dhe keto jane fakte qe vertetojne ate qe u tha kur ju rrezua statuja, ......" ne fillim do me qani, pataj do me urreni, me vone do me kerkoni, por fatkeqesisht s'do me gjeni".....The kjo thenie u be e vertete nga degradimi qe i solli e ashtuquajtura parti demokratike Shqiperise ne te gjitha nivelet e jetes shqipetare qofte ekonomike, sociale, dhe politike......

Submitted by Iluministi (not verified) on

E çfarë mund te thuash me shume, pas atyre qe thonë Niko Maloku dhe Dardani???????????

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.