“Grupi” i Shkodrës do e trajtojë Bashën si fëmijë jashtëmartesor të së djathtës - thotë Majko

Postuar në 26 Janar, 2013 11:55

Pandeli Majko ka dhënë një intervistë për të përditshmen DITA ku ndër të tjera i bëhet edhe pyetja:  “Në gjykimin tuaj ç’mund të ndodhë me PD-në pas 23 qershorit nëse del në opozitë?” Përgjigjet Majko: “Në se PD humbet aty do të vazhdojë drama aktuale, por ... Politika e PD do të duhet fillimisht t’i përgjigjet pyetjes se “Çfarë do të bëjë me Berishën?”. Pas daljes në opozitë do të fillojë përplasja midis “tradicionalistëve” të Jozefina Topallit dhe “pragmatistëve” të pushtetit ekonomik 8 vjeçarin e fundit të Lulëzim Bashës. PD do t’i nevojitet moral për t’u mbajtur “mbi ujë”. Në analizën time duket se “grupi” i Shkodrës do e trajtojë Bashën si fëmijë jashtëmartesor të së djathtës. Se kush do të fitojë, nuk e di. Mbase debati midis tyre do të kalkulojë një “palë të tretë”. Ku i dihet! Në politikë e vërteta është kontroverse dhe gënjeshtra ka kuptim. Ky është një rregull që meriton respekt!” - A.N.

 

Majko i plotë:

http://gazetadita.al/majko-basha-femije-jashte-martese-per-g...

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Majko po mbase humbesi duhet te ndjeke &nbsp;shembullin tend dhe ndoshta e trajtojne sic te trajtojne ty ....... lere se ai pershesh po ha !</p>

Submitted by Aleks (not verified) on

<p>Ndalohen komente injorantesh ne kete faqe. Ik gjej ndonje faqe tjeter.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.