Koalicioni i opozitës, Dule i vë kusht Ramës në lidhje me Kreshnik Spahiun?

Panorama i kushton sot hapësirë takimit të mbrëmshëm mes Kryetarit të PS, Edi Rama, dhe partive që kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Në këtë tryezë janë mbledhur 25 parti, nga 26 që kanë rënë dakord në parim për të bashkëpunuar dhe për të qenë në një koalicion, ndërsa dera vazhdon të jetë e hapur edhe për parti të tjera.Në tryezën e djeshme ka rënë në sy mungesa e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, mungesë që u justifikua si “për arsye teknike”.Por, nga burime të brendshme të PBDNJ, Panorama ka mësuar se mungesa e Dules ka të bëjë me Aleancën Kuqezi, dhe se vetë Dule ai i ka kërkuar kreut socialist Rama të sqarojë pozicionin e tij ndaj Aleancës Kuqezi. Kjo parti me sa duket nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni së bashku me Aleancën Kuqezi, për shkak të qëndrimeve të saj nacionaliste. Dule, gjatë një prononcimi për “AS”, Dule u pat shprehur se “PBDNJ nuk do të bashkëpunojë me forcat politike të cilat kanë probleme me vizionin europian dhe me demokracinë dhe shtetin e së drejtës.”
Kauza "kundër Berishës" ka mbledhur në koalicion ndërkohë dhe komunistët e të përndjekurit.
k.c.
Comments
E po kur u bë dhe Dule të
<p>E po kur u bë dhe Dule të vërë kushte kësaj i thonë ngordhi një dhi në Velabisht na ngeli Berati pa qumësht</p>
Add new comment