Me qëndrime të tilla bëhesh bashkëpunëtor në vjedhje - thotë Stefani për ambasadorin e OSBE-së në Tiranë

Postuar në 25 Janar, 2013 11:18

Zgjedhjet janë një proces që nis shumë kohë përpara ditës së votimeve. Ne jemi në një fazë të tillë dhe shohim se qeveria po bën gjithçka duke përdorur institucione te kapura ose ku ka shumicën si dhe keqinterpretime të Kodit Zgjedhor për të avantazhuar veten dhe kompensuar rrjedhjet në elektoratin që mbështet atë. Rasti më i fundit është ky i ndarjes së mandateve sipas zonave zgjedhore - thote ne nje interviste ne te perditshmen DITA, Andrea Stefani.

Duke komentuar problemin e ndarjes se mandateve, Stefani kritikon ashper qendrimin e zyres se OSBE-se ne Tirane. Citohet Stefani: "Në pamundësi për t’i imponuar pakicës opozitare në KQZ vullnetin e vet, shumica duke shkelur hapur ligjin, e kaloi çështjen në Kuvend ku dihet se përsëri vendos shumica në pushtet. Pra në vend se të gjejnë një zgjidhje konsensuale dhe të drejtë brenda KQZ, shumica e këtij institucioni gjen shpëtim te shumica në parlament. Kjo është ajo që unë quaj tirani e shumicës. Mendoj që çështja është objekt i punës së misionit të OSBE dhe me ka shqetësuar fakti që nga ky mision nuk po dëgjojmë asgjë për të. Me e pakta që normalisht duhej të ndodhte, ishte që OSBE të shprehte shqetësim për dhunimin e Kodit Zgjedhor. Por ne shohim vetëm ambasadorin Wolfart që deklaron se duhen zgjedhje të lira e të ndershme! Këto deklarata, thuajse tautologjike, duket sikur nuk i vlejnë askujt nga që në fakt, i vlejnë pushtetit që po përgatit manipulimin e zgjedhjeve. Sepse është njësoj si të shohësh dikë duke vjedhur një dyqan dhe ndërkohë të vazhdosh me moralizime se nuk është mirë të vjedhësh! Me qëndrime të tilla bëhesh bashkëpunëtor në vjedhje". A.N.

 

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Shume mire e ka zoti Stefani po te mos lodhet te merret me keta &nbsp;nderkombetare se kur nuk reaguan per vdekjen e 4 njerezve, nuk duhet te presim asgje te mire prej tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.