LGBT shpall 12 kandidatura për "personin më aleat apo aleate për lëvizjen", në listë edhe Nano e Lubonja

Postuar në 25 Janar, 2013 15:27

Lëvizja LGBT ka shpërndarë për mediat një njoftim ku rendit 12 emra të propozuar si "Aleati i Vitit" dhe "Aleatja e Vitit" për kauzën e tyre. Lexohet ndër të tjera në këtë njoftim:

"Viti 2012 ishte nje vit i rendesishem per levizjen LGBT ne Shqiperi. Gjate ketij viti pervec angazhimit te jashtezakonshem te komunitetit individe te ndryshem munden te tregonin hapur, me kurajo dhe pa frike mbeshtetjen e tyre per ne. Aleanca Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT duan te propozojne nje cmim per personin qe ka qene aleat apo aleate per levizjen tone, si shenje e mirenjohjeje. Ne ju propozojme 12 emra konkrete dhe komuniteti LGBT mund te votoje per ta. Jane 12 personazhe qe kane qene jo vetem mbeshtetes dhe mirekuptues ndaj LGBT por kane mundur te shfrytezojne ndikimin e tyre dhe aksesin ne media si dhe respektin qe gezojne ne publik per te promovuar dhe avancuar kauzen LGBT. Ne daten 17 maj 2013 do japim cmimin e pare "Aleati i Vitit" dhe "Aleatja e Vitit". Votimi mund te behet online ne faqen gay.al , permes emailit ne adresat prolgbtalbania@gmail.com apo aleanca.al@gmail.com si edhe /apo ne grupet tona ne Facebook..."

Më pas njoftimi i LGBT rendit 12 kandidatura, si më poshtë:

Propozojme per çmimin Aleatja e Vitit:
Margarita Kristidhi
Elsa Ballauri
Delina Fico
Desada Metaj
Iris Luarasi
Inida Gjata (Zhaku)
Propozojme per çmimin Aleati i Vitit:
Fatos Lubonja
Mustafa Nano
Gezim Tushi
Arian Cani
Igli Totozani
Foto Strakosha

Comments

Submitted by grandi (not verified) on

<p>ne fakt une do votoja Lubonjen si nje aktivist te pa lodhur te t&#39;drejtave te njeriut ne Shqiperi</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>Pse nuk i kane bere listat ne baze te rendit alfabetik (tregon asnjanesi) por ne baze te preferencave ?!</p><p>Une votoj &#39;&#39;abstenim&quot; pasi nuk &#39;eshte reklama e njejte&#39;, por ka ndikime si ato &#39;partiaket&#39; ne votimin e &#39;aleateve&#39; apo &#39;anetareve&#39; te kesaj nisme !</p><p>Jepni cmime sa te doni por &#39;gomari i plak nuk ecen dot si gomari i ri&#39;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.