Mandat pas mandati...

Postuar në 25 Janar, 2013 14:15

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike thonë kanë konstatuar "papajtueshmëri me Kushtetutën të mandatit të deputetit socialist Fidel Ylli".  Sot ata kanë nënshkruar një nismë, ku i kërkojnë Kuvendit që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen, që ata e konsiderojnë si shkelje flagrante të nenit 70 të Kushtetutës nga deputeti i PS, Fidel Ylli. Në kërkesën e tyre thuhet se "deputeti socialist ka rezultuar të jetë ortaku i vetëm i një radioje, në dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që ai ishte shpallur deputet, me vendim të KQZ-së, që në gusht të këtij viti. Siç dihet, dhe siç përcakton ligji, frekuencat e radiove dhe televizioneve janë pasuri publike. Kushtetuta thotë se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre. Pas katër muajve në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, zoti Ylli rezulton të ketë bërë një shitje fiktive të radios, duke e kaluar atë në pronësi të së motrës, në fund të dhjetorit 2009".Reagimi i Yllit: “Kjo është një shashkë e radhës që PD hedh për të sulmuar opozitën dhe deputetët e saj. Gjithçka është brenda normave ligjore. Unë kam qenë pronar i një radioje lokale që quhet “House of Arts” që në vitin 2002 kam marrë licencën. Brenda të gjithë rregullave, duke parë dhe ligjin, kur kam bërë deklarimin e pasurive kam deklaruar që jam aksioner i vetëm i një radioje lokale dhe kërkova pranë KKRT-së për të rinovuar licencën. Ajo i bën një letër ILDKP-së dhe i thotë se mendojmë që ka konflikt interesi sepse Ylli është deputet. Kam shkresa nga institucionet shtetërore që gjithçka është brenda ligjit. Këta duan të bëjnë zhurmë, por kjo mua nuk më shqetëson, sepse është një qeveri që do të heqë vëmendjen nga kriza ekonomike.”Rasti i deputetit Fidel Ylli është shumë i ngjashëm me atë të ish-kolegut të tij Ilir Beqja. Zoti Beqja e humbi mandatin e deputetit, rreth dy vjet më parë, pasi Kuvendi çoi në Gjykatën Kushtetuese se ai kishte përfituar fonde nga pushteti vendor, gjatë ushtrimit të mandatit të deputetit. Gjykata Kushtetuese e çmoi të drejtë kërkesën e Kuvendit, i cili u vu në lëvizje sërish nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. A.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Te plasi TRAPI Ylli!

Ata legenet neneshkrues ne Korrik, me se shumti do tu harrohet emri...

Submitted by Kafshist Moralist (not verified) on

Z. Fidel Ylli të thotë ça t'i dojë qejfi. Po ka shkel ligjin (që në këtë rast, shpresoj të shprehet edhe mbi mos-kandidimin përjetë të personit) t'i hiqet, pa një pa dy.

Po nuk është problemi tek radioja jo, Fideli ka të tjera gjëra për të fshehur!

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

(DELETED)

Submitted by Formula (not verified) on

Titulli me duket pak tendencioz...Nese zoteria deputet ka shkel ligjin, atehere te mbaje pergjegjsi per kete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.